Në Drenie të Patosit vijon puna për izolimin dhe vënien nën kontroll të një vatre zjarri, e cila është aktive prej disa ditësh.
Në terren janë angazhuar 30 efektivë zjarrfikës, të cilët po punojnë për parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të tjera.
Për shkak të intensitetit të zjarrit, gjatë ditës së martë u bë e nevojshme edhe ndërhyrja nga ajri, me dy avionë të angazhuar në operacionin për shuarjen e flakëve.
Operacionet në terren vijojnë, ndërsa ekipet po punojnë për izolimin e plotë të vatrës.










