Zjarri në Darëzezë/ Forcat zjarrfikëse nuk mundën ta vinin nën kontroll, pritet...

Zjarri në Darëzezë/ Forcat zjarrfikëse nuk mundën ta vinin nën kontroll, pritet ndërhyrja nga ajri ditën e nesërme

196
SHPËRNDAJE

Situata në pyllin me pisha në Darëzezë, edhe në këtë orë vazhdon të jetë po e njëjtë, me zjarrin që përparon, duke u avantazhuar nga erërat e forta.

Edhe pse në terren prej ditës së djeshme kanë zbarkuar dhjetëra forca zjarrfikëse, nuk kanë mundur ta vënë në kontroll zjarrin.

Aksione i tyre për ditën e sotme është mbyllur dhe tanimë pritet ndërhyrja nga ajri ditën e nesërme.

Aktualisht nuk kemi rrezik në banesa apo njësi ekonomike. Gjatë natës, për të siguruar banesat që ndodhen më pranë vatrave të zjarrit do të stacionohen mjete zjarrfikse dhe efektivët përkatës .

Gjatë ditës së sotme në operacionin për shuarjen e vatrace të zjarrit në Darzezë – Pishporo u angazhuan :
– 3 mjete Mzsh Fier
– 2 mjete Mzsh Tirane
– 2 mjete nga M.M
– Nga një mjet: Durrës, Dimal, Lushnje,Divjakë, Patos, Roskove, Albpetrol, Vlorë, Tepelenë, Himarë, Berat, Kucovë, Rrogozhinë.
– 2 autobote uji
– 75 Efektiv zjarrfikës
– 40 trupa të FA
– 1 mjet i rëndë buldozer i M.M
– 2 autoambulanca

S'KA KOMENTE