Një zjarr është regjistruar pranë godinës së Drejtorisë Arsimore në Fier, duke shkaktuar shqetësim për disa minuta.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimit zjarrfikës, flakët u vunë shpejt nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tyre dhe çdo rrezik për godinën.
Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore, zjarri ka rënë në pjesën e jashtme të objektit dhe nuk ka prekur ambientet e institucionit.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur neutralizimin e flakëve në një kohë të shkurtër, pa lejuar depërtimin e tyre në godinë.
Si pasojë e ngjarjes nuk raportohen dëme materiale në Drejtorinë Arsimore dhe as persona të lënduar. Situata është normalizuar, ndërsa shkaqet e zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet përkatëse.










