Zjarr në Çorrush të Mallakastrës, digjet 1 ha sipërfaqe dhe dëmtohen ullinj shekullorë

Një zjarr ka përfshirë rreth 1 hektar sipërfaqe në fshatin Çorrush të Bashkisë Mallakastër.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike pranë një kabine elektrike. Flakët kanë dëmtuar më shumë se 15 pemë ulliri shekullore.

Ndërhyrja në kohë e ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të tjera.