Zjarr mbi tunelin e Vlorës, flakët rrezikojnë banesat në zonën e Ujit të Ftohtë

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të diele në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët.

I favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, zjarri u përhap me shpejtësi, duke krijuar rrezik për banesat pranë zonës së prekur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave.

Operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.