Zjarr i madh në Porto Palermo, zjarrfikësit në terren për shuarjen e flakëve

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë.

Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat përreth.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe priten informacione të tjera në vijim.