Zjarr i fuqishëm përfshin 2 magazina në Divjak, rrezikohen edhe dy banesa

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë dy magazina ku ruheshin ushqime për bagëtitë në fshatin Tre Ura, njësia administrative Grabjan, Lushnje.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur në njërën prej magazinave dhe, të ndihmuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi edhe në magazinën tjetër.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Divjakës, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e vatrave për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Situata mbetet e vështirë, pasi zjarri rrezikon edhe dy banesa që ndodhen në afërsi të magazinave. Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa operacioni i zjarrfikësve vijon.