“Zhduket” 29-vjeçari në Korçë, gruaja ngre alarmin në polici

“Zhduket” 29-vjeçari në Korçë, gruaja ngre alarmin në polici

132
SHPËRNDAJE

Një 29-vjeçar është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ka qenë bashkëshorja e tij, shtetasja A.H, e cila ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e burrit të saj.

Ndërkohë policia ka nisur punën për kapjen e tij.

“Më datë 29.09.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja A. H., 22 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallëzuar se më datë 28.09.2023, është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi K. H., 29 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”– njofton policia.

S'KA KOMENTE