Ballina Shqiperia ime Muaji maj -5 persona humbin jetën në punë, 4 prej tyre janë...

Muaji maj -5 persona humbin jetën në punë, 4 prej tyre janë 20 vjeçarë

Mund të quhet Maji i zi, ky i 2024 . 5 persona, mes tyre 4 të rinj 20 vjeçarë humbën jetën në aksidente në punë, tregues se punojnë në kushte minimale sigurie në punë por dhe pa u respektuar kushtet e sigurisë teknike në punë.

1 – Emiliano Frroku 28 vjec  punëtor ndërtimi, humbi jetën më 9 maj në Shëngjin të Lezhës. I riu gjeti vdekjen pasi ra nga kati i nëntë i pallatit teksa po montonte vinçin dhe u shkëput. Nga verikimet rezultoi se i riu Emiliano Frroku punonte ne te zeze dhe dy katet e fundit të pallatit po bëheshin pa dokumentacionin përkates

2-Preng Gjoni 50 vjec punetor humbi jetën më 11 maj në Kune (Shëngjin të Lezhës).Preng Gjoni u godit  ne koke nga nje derras që u shkëput nga lartësia, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Kune. Për këtë rast Gjykata ka caktuar masën arrest shtëpie për administratorin e kompanisë Martin Kovaçi dhe punëtorin Eduard Frroku.

3- Armond Peshku 29 vjec minator  humbi jetën më 21 maj në minierë në Thekën të Martaneshit. I riu punonte si vagonist me kolegun e tij kur u zu poshtë nga masivi shkëmbor. Kolegu i tij Hajdar Bala, 40 vjeç mbeti i plagosur.

4- Jurgen Veshi 24 vjec punetor gurore humbi jetën më 22 maj, teksa punonte në një gurore në Brataj të Selenicës. Një masiv guri u shkeput nga mali dhe e zuri poshtë. 

5- Adrian Fejzullahi punetore ndertimi ne llac ,humbi jetën më 27 maj teksa punonte në një pallat në ndërtim. Ra nga kati i 7-të i pallatit në ndërtim teksa ka qenë duke ngjitur disa kova me llaç.