Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku një 20-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Viktima është identifikuar paraprakisht si Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu është qëlluar me armë zjarri, ndërsa autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes, zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Informacionet janë paraprake dhe pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit për të dhëna të mëtejshme lidhur me ngjarjen.










