Ballina Bota Vritet me thikë 61 vjeçari shqiptar në Itali, vihet në pranga autori

Vritet me thikë 61 vjeçari shqiptar në Itali, vihet në pranga autori

Një 41 vjeçar në Itali është arrestuar për vrasjen e një 61 vjeçari me origjinë shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Bibbiano të Reggio Emilias.

Shqiptari dyshohet se ka shkuar në banesën e autorit të dyshuar për të gjetur mbesën e tij, por për arsye ende të paqarta, ai është goditur disa herë me thikë kuzhine.41-vjeçari u arrestua pasi u intervistua nga prokurori i çështjes. Policia sekuestroi edhe një thikë kuzhine, me të cilën autori dyshohet se ka kryer krimin.