Vrau te riun , arrestohet autori

Vrau te riun , arrestohet autori

199
SHPËRNDAJE

Një vrasje ka ndodhur në Dibër në orët e para të kësaj të marte ku viktimë ka mbetur një 26-vjeçar. Viktima është identifikuar si Dritan Manjani, i cili sipas informacioneve paraprake është vrarë me kaçavidë.

Sakaq në pranga ka rënë edhe autori, Dorjan Dema. Ky i fundit e ka qëlluar disa herë me kaçavidë të riun duke i shkaktuar plagë të rënda që do i merrnin jetën.

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet një konflikt i vjetër midis autorit dhe viktimës. Policia ndërkaq ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

S'KA KOMENTE