Në Vlorë, 2 turiste italiane vjedhin një sasi parash në një lokal 

Në Vlorë, 2 turiste italiane vjedhin një sasi parash në një lokal 

242
SHPËRNDAJE

Sot rreth orës 11:00 në “Le Caffe Bar”, pranë kryqëzimit Aleksandria në Vlorë, janë vjedhur nga 2 turiste italiane (sipas kamarierit të lokalit) një sasi e konsiderueshme kartmonedhash euro. “Lutemi që t’i kthejnë, pranë lokalit ose në Rajonin e Policisë”, denoncojnë pronarët e lokalit.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë, pas lajmit që bëri bujë me katër turistë të cilët u larguan nga një restorant pa paguar faturën e porosisë së tyre duke u larguar me vrap.

Ishte vetë kryeministra e Italisë, Xhorxhia Meloni e cila pasi u informua për këtë rast nëpërmjet kryeministrit Rama, pagoi faturën e turistëve të cilët u konsideruan si italianë.

S'KA KOMENTE