Vrasja qe tronditi Fierin, Gjykata jep denimin per autorin ,cakton...

Vrasja qe tronditi Fierin, Gjykata jep denimin per autorin ,cakton 80 detyra për rolin e 3 të tjerëve

17693
SHPËRNDAJE

Albert Zaja, është dënuar me 21 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunimtë ndaj biznesmenit Shkëlzen Kastrati, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Fierit në Janar 2021.Vendimi është marrë nga gjykata e Fierit, e cila konstatoi se Albert Zaja, është njëri nga protagonistët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit. Zaja kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, duke mos ju nënshtruar procesit gjyqësor me procedurën e zakonshme.

Mesohet se para se gjykata të deklaronte fajtor dhe dënuar me 21 vite burgim, prokurori i çështjes Dorian Tafili, i kishte kërkuar gjykatës në pretencën e tij, dënimin me 25 vite heqje lire për të arrestuarin Zaja.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Zaja ka përfituar uljen e dënimit me vetëm 4 vite burgim. Në këtë proces, Zaja mbrohej nga avokati Elton Hyseni, i cili i kërkoi gjykatës një dënim të butë për të pandehurin.

Gjatë gjithë fazës së hetimit Zaja, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, dhe njëherësh ka pretenduar se nuk ka marë pjesë në vrasje.

Ndërkohë për 3 bashkëpuntorët e tij të shpallur në kërkim nga prokuroria e Fierit si pjesëmarës në këtë krim, Elson Xheçuka, Elmir Tufa dhe Silvia alias Roland Cara, gjykata ka vendosur të kthejë dosjen e akuzës për plotësim të veprimeve hetimore.

Për tre personat e mësipërm gjykata ka caktuar për prokurorinë rreth 80 detyra proceduriale hetimore, me qëllim saktësimin e rolit të secilit prej tyre.

S'KA KOMENTE