Ballina Shqiperia ime Vrasja në Dhërmi, arrestohet në Greqi autori i dyshuar. Detajet

Vrasja në Dhërmi, arrestohet në Greqi autori i dyshuar. Detajet

Gerald Shehu, autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Dhërmi, ku viktimë ka mbetur Eraldo Nevruzi, është arrestuar në Greqi.

Mesohet se Shehu është kapur në një prej aeroporteve në shtetin grek, duke tentuar të largohej.

Më herët Policia e Shtetit njoftoi se ishte në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke për kapjen e Shehut, i cili kishte hyrë në territorin e Greqisë nga pika e kalimit kufitar e Qafë Botës.

Shehu me origjinë nga Tepelena ishte me banim në Greqi. Sipas raportimeve, Shehu është dhëndri i pronares së hotelit në Dhërmi, ku Eraldo Nevruzi ishte angazhuar si recepsionist.

Nga raportimet dyshohet se 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, kishte shkuar aty për të punuar gjatë sezonit veror.

Policia në njoftimet e saj ka deklaruar se nuk ka gjetur ende trupin e Nevruzit, por dyshon se ai është qëlluar me armë zjarri nga Shehu.

Ka dyshime se Shehu dhe Nevruzi kanë qenë në Angli, si dhe kanë pasur shoqëri.