Vlorë, aksident në Transballkanike – përplasen automjeti me motomjetin, një i lënduar lehtë

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në rrugën “Transballkanike” në Vlorë, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti është përplasur me motorin, ndërsa si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i motomjetit.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore dhe kanë transportuar të dëmtuarin.

Fatmirësisht, drejtuesi i motorit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.