Vizita e Blinken në Tiranë, Rama shpërthen në të qeshura pas pyetjes...

Vizita e Blinken në Tiranë, Rama shpërthen në të qeshura pas pyetjes së gazetares për McGonigal

136
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë është ndalur para gazetarëve pas mbylljes së mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, e cila ka zgjatur plotë 5 orë, me dyer të mbyllura.Një nga pyetjet që iu drejtua kreut të ekzekutivit, Edi Rama, ishte lidhur me vizitën që pritet të zhvillojë në Tiranë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.Gazetarja e pyeti Ramës nëse ka ndonjë domethënie që vizita e tij do të jetë në të njëjtën ditë që pritet të jepet vendimi për çështjen ‘McGonigal’.

Gazetarja: A ka ndonjë domethënie që Antony Blinken vjen në të njëjtën ditë që jepet vendimi për çështjen McGonigal?

Rama: Mirupafshim!

Ndërsa për vetë vizitën e Blinken, Kreu i qeverisë theksoi se fakti që diplomati amerikan zgjodhi të vizitojë kryeqytetin shqiptar, tregon se çfarë rëndësie ka Shqipëria për aleatët ndërkombëtarë por gjithashtu edhe për rajonin.

Rama: Në radhë të parë besoj që ka një domethënie të veçantë ardhja e sekretarit të shtetit në Tiranë për kontekstin në të cilën sot ndodhet Evropa dhe bota, për kohën shumë të ngarkuar për një sekretar shteti që fakti se gjen të nevojshme dhe vendos në axhendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin flet në mënyrë të posaçme për ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe çfarë përfaqëson sot në sytë e aleatëve tanë lidhur me këtë rajon, ku me krenari e them se Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen, rrugën e bashkëpunimit, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe për t’u ndarë nga një e kaluar me tragjedi, prapambetje, me raste të pafundura të humbura për t’i lënë një vend më të mirë gjeneratave të tjera.

S'KA KOMENTE