Vijon prej 5 ditësh zjarri në Pishporo, era ka aktivizuar të gjitha...

Vijon prej 5 ditësh zjarri në Pishporo, era ka aktivizuar të gjitha vatrat

75
SHPËRNDAJE

Ne ditën e 5-të të betejës me flakët në masivin pyjor të Pishporos situata sa vjen e përkeqësohet.

Era e fortë ka aktivizuar të gjitha vatrat e zjarrit ndërkohë që efektivët e forcave të armatosura janë tërhequr në pamundësi operimi.

Prefekti i qarkut Lefter Shehaj ka pohuar për mediat se deri tani është djegur një sipërfaqe prej 500 ha pyll me pisha ne zonën e mbrojtur ndërkohë që forcat operacionale janë afruar pranë zonës së banuar për të vënë nën kontroll arat e mbjella dhe banesat.

Ne terren për të monitoruar situaten ka zbritur dhe kreu i emergjencave civile Haki Cako, i cili tha se situata po vleresohet ne cdo hap ne pamundesi te nderhyrjes nga ajri.

S'KA KOMENTE