Ballina Shqiperia ime Të shtëna me armë zjarri , vritet një person

Të shtëna me armë zjarri , vritet një person

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Rrëshenit, përballë spitalit të qytetit.

Raportohet se i vrarë ka mbetur shtetasi Martin Bardhi, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se 62-vjeçari kishte dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë.

Sakaq, policia ka ngritur grupe kontrolli për kapjen e personave ende të paidentifikuar që qëlluan me armë zjarri ndaj viktimës.

Dyshimet paraprake janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të hasmërisë ku mund të jetë përfshirë viktima Martin Bardhi.