U vra sot me arme brenda qelisë së tij, Arben Lleshi në...

U vra sot me arme brenda qelisë së tij, Arben Lleshi në 2018 u plagos me thikë në burgun e Peqinit  

1180
SHPËRNDAJE

Arben Lleshi është vrarë sot me tre plumba brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, nga një tjetër i dënuar me burg përjetë, Sokol Mjacaj.

Ende nuk dihen arsyet se përse Mjacaj qëlloi për vdekje të burgosurin përjetë, i cili ishte dënuar për vrasjen e një shqiptari në Angli, trupin e të cilit më pas e dogji.

Mesohet se Arben Lleshi në vitin 2018 ishte plagosur me thikë në burg, por aso kohe autoritetet e hetuan si një sherr mes të burgosurve, dhe jo si tentativë për ta eliminuar

Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për krime të renda dhe i cilësuar si një personazh me rrezikshmëri të lartë, ka qëlluar me armë në ambientet e ajrimit dy të burgosur të tjerë përjetë, Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja.

Dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me pagesë. Sokol Mjacaj ka dalë nga dhoma, ka shkuar tek dritarja e qelisë së Arben Lleshit dhe Indrit Shaqjat dhe ka qëlluar ndaj të dyve.
Për pasojë Arben Lleshi ka mbetur i vdekur dhe Indrit Shaqja mbeti i plagosur. Të dy këta të fundit kanë qenë shokë qelie. Ndërkohë që autori Sokol Mjacaj po merret në pyetje nga prokuroria, Indrit Shaqja ende nuk është marrë në pyetje pasi është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Indrit Shaqja, i cili u plagos sot në burgun e Peqinit pas të shtënave me armë zjarri nga Sokol Mjacaj është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës me masa të rrepta sigurie.
Fillimisht Shaqja u transportua në spitalin e Peqinit por për shkak të nevojës për një trajtim më të specializuar për shkak të plagëve që ka marrë, është transportuar drejt Tiranës ku do të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës.

S'KA KOMENTE