Ballina Shqiperia ime  U vra nga 42-vjeçari, gjendet trupi i Eraldo Nevruzit

 U vra nga 42-vjeçari, gjendet trupi i Eraldo Nevruzit

Gjendet trupi i Eraldo Nevruzit, i cili u vra nga 42-vjeçari, bashkëpronar i hotelit në Dhërmi, ku ai punonte si recepsionist.

Daniel Qose, 33 vjeç, dhe David Larti, 30 vjeç. Dy bashkpuntorët në krim në deklarime para policisë kanë pranuar se e kanë ndihmuar Gerald Shehun për të fshehur trupin. Ata kanë treguar se pasi janë konfliktuar tek shkallët e hotelit e ka qëlluar dy herë me pistoletë. Pasi ka fshehur trupin në bashkpunim me dy punojnësit duke e mbështjellë me qese të zezë dhe e kanë futur në bagazh është larguar rreth orës 4 të mëngjesit të 6 qeshorit.