Ballina Shqiperia ime U gjend i plagosur pranë hotelit të tij, policia jep detaje nga...

U gjend i plagosur pranë hotelit të tij, policia jep detaje nga ngjarja në Himarë

Zbardhet ngjarja në Himarë ku biznesmeni Nikollaq Bollano u gjet i plagosur me plagë në kokë. Mësohet nga policia se 52-vjeçari ka dyshime se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve. 

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.