T*rmet 4.7 ballë ne Napoli, p*nik mes banorëve dhe ndërprerje të energjisë

Një tërmet me magnitudë paraprake 4.7 ka goditur mbrëmjen e së premtes Napolin dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të përkohshme në transportin hekurudhor dhe furnizimin me energji elektrike.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, lëkundja sizmike u regjistrua rreth orës 19:46. Tërmeti u ndje në disa lagje të qytetit, duke bërë që shumë qytetarë të dilnin menjëherë në rrugë.

Deri tani nuk raportohen viktima apo dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet kanë nisur kontrolle në ndërtesa dhe infrastrukturë për të verifikuar çdo pasojë të mundshme.

Lëkundjet shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Napolit, përfshirë qendrën e qytetit, lagjen Chiaia dhe pjesën perëndimore. Për arsye sigurie, qarkullimi në linjat hekurudhore Cumana dhe Circumflegrea u pezullua përkohësisht, ndërsa ekipet teknike kryen inspektime në rrjet.

Tërmeti ndodhi në një mbrëmje kur Napoli ishte i mbushur me mijëra tifozë që festonin në mënyrë jozyrtare 100-vjetorin e klubit të futbollit, me pjesëmarrjen e mbi 10 mijë personave.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa deri në këto momente nuk ka raportime për pasoja serioze.