Ballina Shqiperia ime Trajleri përplas makinën, në gjendje të rëndë efektivi i policisë

Trajleri përplas makinën, në gjendje të rëndë efektivi i policisë

Një aksident i rëndë rrugor u shënua mesditen e sotme në rrugën nacionale Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Gajush.

Një trajler ka perplasur makinën “Ford” që drejtohej nga efektivi i Policisë Rrugore, Gjergj Vasia.
Efektivi sapo kishtë lënë shërbimin dhe po udhëtonte me makinën private drejt banesës kur është goditur nga mjeti i tonazhit të rëndë.
Vasia është transportuar në urgjencen e spitalit të Lezhës, ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Blute ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe po punojne per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

Sipas të dhenave paraprake, efektivi ne drejtimin e mjetit, po tentonte te hynte me rrugë kryesore kur është goditur nga trajleri.