Trajleri merr përpara dy makina ne Fiershegan

Një aksident ka ndodhur rreth mesditës së kësaj të premteje, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Fiershegan.Sipas dëshmive në vend ngjarje, një trajlier me targa shqiptare që vinte nga drejtimi i Beratit për në Lushnjë, ka aksidentuar fillimisht një makinë që ishte në lëvizje dhe një tjetër makinë të parkuar pranë një banese buzë rrugës.

Pas përplasjes së dy mjeteve shoferi i trajlerit nuk ka ndaluar, por ka vazhduar rrugën e tij.