Ballina Bota Trafikonin 54 kg drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, 2 shqiptare ne pranga

Trafikonin 54 kg drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, 2 shqiptare ne pranga

Një mënyrë të veçantë kanë zgjedhur kësaj radhe trafikantët për të transportuar një sasi të madhe droge nga Shqipëria drejt Greqisë.

Operacioni është zhvilluar nga policia e Selanikut në zonën e Diavaton, në një parking furgonësh. Policia greke ka ushtruar kontroll në një automjet, ku brenda tij ka gjetur 4 bidona plastikë që përmbanin 20 pako me 20 kg 497 gram marijuanë, ndërsa në një furgon ka gjetur dhe sekuestruar 7 bidona plastikë që përmbanin 32 pako me 33 kg 690 gram marijuanë.

Në pranga ra drejtuesi i automjetit 49 vjeç dhe drejtuesi i furgonit 58 vjeç, të dy shqiptarë. Policia greke ushtroi kontroll në banesën e 49-vjeçarit në zonën e Sikeon, ku u gjetën dhe sekuestruan rreth 259 gram kokainë, 2350 euro, 8 celularë, 1 motocikletë, 143 gram lëndë e papërcaktuar ende, 3 peshore elektronike dhe 15 paketime faramceutike etj.

Një pjesë e drogës është sekuestruar në kamionin tip “Scania” me targa shqiptare AB 734 JT. Drejtuesi i mjetit i arrestuar është Fatmir Alizoti, 59-vjeç nga Elbasani. Drogën e priste Oltion Ranxha, 49 vjeç banues në Selanik.

Nga hetimet rezulton se 58-vjeçari kishte rolin e trafikimit të drogës nga Shqipëria më Greqi ndërsa 49-vjeçari kishte rolin e marrësit, magazinimit dhe shpërndarjes së drogës në Greqi.

Nga verifikimi rezulton se 58-vjeçari shqiptar rezulton person në kërkim në Greqi, i dënuar me 5 vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë për çështje droge. Prej fillimi te vitit policia greke ka sekuestruar rreth 1.4 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.