Tensionet para Kuvendit, policia hedh ujë dhe gaz lotësjellës, protestuesit i kundërpërgjigjen me vezë

Tensionet janë përshkallëzuar para godinës së Kuvendit, ku forcat e Policisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit që tentuan të afrohen pranë perimetrit të sigurisë.

Si kundërpërgjigje, një pjesë e protestuesve kanë hedhur vezë në drejtim të efektivëve të Policisë. Në zonë vijon të ketë prani të shtuar të forcave të rendit, ndërsa situata mbetet e tensionuar.