Temperaturat e larta ne Greqi-Nxori tiganin dhe bëri një omëletë ne qender te...

Temperaturat e larta ne Greqi-Nxori tiganin dhe bëri një omëletë ne qender te Athines

97
SHPËRNDAJE

Në mënyrë të zgjuar, një përdorues i TikTok vendosi të përfitonte nga vapa, teksa qendra e Athinës po vlonte, nxori një tigan dhe bëri një omëletë.

Herë pas here shohim video të ndryshme, ku banorët e disa rajoneve të botës, për të vërtetuar se temperaturat janë mjaft të larta , nxjerrin një tigan në diell dhe skuqin një vezë.

Kështu bëri një përdorues i TikTok , i cili ngarkoi një video nga qendra e Athinës , duke bërë një omëletë me ndihmën e vapës. Siç shihet edhe në video, pasi e ka lyer tiganin me vaj, e ka lënë në diell për 10 minuta, që të nxehet. Më pas ai hodhi përbërësit dhe bëri një omëletë duke përdorur energjinë diellore.

Pavarësisht kësaj videoje argëtuese, është e mençur të theksohet fakti se sipas ekspertëve kjo valë e të nxehtit ishte gjysma e parë dhe nga e enjtja (20/7) një valë e re e të nxehtit do të arrijë në rajonin tonë, me një rritje të temperaturës deri në 40 gradë Celsius.

https://vm.tiktok.com/ZM2XKqHd8/

S'KA KOMENTE