Të shtëna me armë në Dukagjin, vritet babai, plagoset i biri

Të shtëna me armë në Dukagjin, vritet babai, plagoset i biri

131
SHPËRNDAJE

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një ngjarjeje të rëndë, e cila ka ndodhur në zonën e Dukagjinit.

Sipas të dhënave të para dyshohet se janë qëlluar babë dhe bir, ku babai ka vdekur ndërsa djali është në gjendje të rendë për jetën.

Nga të dhënat paraprakë mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash ndaj babë e bir, Zef Guri dhe të birit Gjin Guri

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë ndërsa policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Krimi ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarjeje.

E shkuara e Gjin Gurit

Më 15 nëntor të vitit 2021 Gjin Gurit i është vendosur një tritol në lokalin e tij në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit në Dukagjin.

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale, ndërsa autorët mbetën të pazbuluar.

Pronari i lokalit që ishte shënjestër e sulmit me lëndë plasëse, shtetasi Gjin Guri, është një person me precedent penal, sepse është dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Ndërkohë, në vitin 2015 Gjin Guri u arrestua sërish nga Policia e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në kuadër të operacionit “Bjeshkët”.

Asokohe Gjin Guri ishte një person në kërkim ndërkohë që dyshohej edhe si personi që qëlloi ndaj Policisë në një aksion të efektivëve 6 vite më parë për të mbrojtur parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin. “Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me grupet e FNSHsë Shkodër, mbi bazën e një plani operacional të mirorganizuar bënë të mundur kapjen në banese te personit të shumëkërkuar në fshatin Shosh, Dukagjin, shtetasin Gjin Guri, 38 vjeç”, njoftonte Policia më 27 shtator 2015.

S'KA KOMENTE