Ballina Shqiperia ime Gjykata denon me 18 vite burg ish policin qe perplasi per vdekje...

Gjykata denon me 18 vite burg ish policin qe perplasi per vdekje me skaf 7 vjecaren

Gjykata e Vlorës ka dhënë dënimin me 18 vite burg ish-policin Arjan Tase i cili perplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia dy vite më parë.
Masa e sigurise ndaj Arjan Tase u zhvillua ditën e sotme, në gjykatën e Vlorës. Seanca drejtohej nga gjyqtare Alba Ngresi dhe Laurant Fuçia ndërsa prokurore Eranda Laze.
Përmes seancës së mbajtur sot, Gjykata e Vlorës e shpalli fajtor për ngjarjen në Potam, në gusht të vitit 2022.Ndërkohë që prokuroria e Vlorës më datë 8 maj 2024 kishte kërkuar 15 vite burg për ish shefin e komisariatit të Himarës, por gjykata e ka çuar në 18 vite dënimin.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Plazhin e Potamit në Himarë. Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.Jonada me origjinë nga Tropoja kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetonin në Angli.
Ngjarja tronditi opinionin publik në të gjithë Shqipërinë të cilët u ngritën në protesta për javë me radhë. Për këtë ngjarje është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës.