Të shtëna me a*më zjarri në Elbasan, pla*osen tre adoleshentë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Banesa” në qytetin e Elbasanit, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të shoqëruar me përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur mes disa të rinjve dhe më pas ka degraduar në përdorimin e armës, duke lënë të plagosur tre adoleshentë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forca të shumta të Policisë së Elbasanit kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri në këto momente nuk dihen motivet e konfliktit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë. Pritet një njoftim zyrtar që do të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen, identitetin e të plagosurve dhe gjendjen e tyre shëndetësore.