Ari dhe argjendi arrijnë nivele rekord mes tensioneve gjeopolitike

Tensionet ndërkombëtare dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit në SHBA kanë nxitur një valë të re rritjeje të metaleve të çmuara në tregjet globale.Rritje historike e arit dhe argjendit

Çmimet e arit dhe argjendit shënuan nivele rekord të hënën, teksa pasiguria gjeopolitike u kombinua me pritshmëritë për politika më lehtësuese monetare nga Rezerva Federale amerikane. Ari u rrit deri në 1.9 për qind në tregtimin e hershëm, duke prekur nivelin 4,420 dollarë për ons, ndërsa argjendi u ngjit me 3.4 për qind, në 69.44 dollarë për ons, niveli më i lartë historik për të dy metalet.

Bllokada ndaj Venezuelës dhe kërkesa për aktive të sigurta

Analistët vlerësojnë se intensifikimi i presionit amerikan ndaj Venezuelës, përfshirë bllokadën ndaj naftës së këtij vendi, ka shtuar kërkesën për aktive të sigurta. Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se po shqyrton masa më të ashpra, përfshirë edhe skenarë ushtarakë, ndaj regjimit të Nicolás Maduro, duke rritur ndjeshëm pasiguritë gjeopolitike në tregje.

Ari si mbrojtje ndaj zhvlerësimit

Sipas strategëve të tregut, shqetësimet gjeopolitike dhe frika nga zhvlerësimi i monedhave tradicionale po rikthejnë arin në rolin e tij klasik si mbrojtje ndaj rrezikut. Pas rritjes së fortë të këtij viti, ari dhe argjendi pritet të shënojnë rritjen më të madhe vjetore që nga viti 1979. Deri tani, ari është rritur me rreth 68 për qind, ndërsa argjendi me 139 për qind.

Fed dhe pritshmëritë për ulje të normave

Një faktor shtesë mbështetës për metalet e çmuara janë pritshmëritë në rritje për ulje të normave të interesit nga Rezerva Federale vitin e ardhshëm. Normat më të ulëta e bëjnë më pak tërheqës investimin në obligacione, duke i shtyrë investitorët drejt arit dhe argjendit si alternativa ruajtëse të vlerës.

Rekorde edhe për bakrin dhe naftën

Rritje të fortë shënoi edhe bakri, i cili arriti pothuajse 12,000 dollarë për ton, një tjetër rekord historik. Çmimi i tij po mbështetet nga ndërprerjet e furnizimit, frika për mungesa dhe fluksi i lartë i eksporteve drejt SHBA-së, mes shqetësimeve për tarifa të reja në vitin 2026. Paralelisht, edhe çmimet e naftës u rritën, me Brent që u ngjit deri në 61.31 dollarë për fuçi, i ndikuar nga tensionet në rritje mes SHBA-së dhe Venezuelës.

 Monitor

Rama: Nga janari nis zbatimi i Paqes Fiskale, do përfitojnë 99 për qind e bizneseve

Paqja Fiskale hyn në zbatim nga janari 2026, duke u ofruar bizneseve mundësi vetë-korrigjimi, lehtësim gjobash dhe rritje formalizimi.Paqja Fiskale nis zbatimin nga janari

Në një takim me komunitetin e biznesit për paketën fiskale 2026, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Paqja Fiskale, një nga zotimet kryesore të fushatës elektorale, është tashmë ligj dhe do të nisë zbatimin nga janari i vitit të ardhshëm. Sipas tij, pavarësisht debateve publike, nisma adreson nevojën për të ndërtuar një marrëdhënie të re besimi mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes.

Rama theksoi se ligji nuk do të zbatohet për biznese me probleme serioze ligjore apo në konflikt me ligjin, ndërsa përfitues do të jenë rreth 99 për qind e bizneseve aktive në vend.

Vetë-korrigjim dhe tatim i reduktuar

Sipas Kryeministrit, Paqja Fiskale u jep bizneseve mundësinë të rishikojnë pasqyrat fiskale të viteve të kaluara pa penalitete, duke korrigjuar deklarimet dhe duke paguar një tatim të reduktuar prej 5 për qind për çdo pasqyrë të korrigjuar. Kjo, sipas tij, ndihmon në rritjen e formalizimit, ul barrën administrative dhe u lejon sipërmarrjeve të fokusohen te zhvillimi i aktivitetit, pa peshën e borxheve të së shkuarës.

Ligji shoqërohet edhe me një adresim të përgjithshëm të gjobave, që varion nga fshirja e plotë deri te pagesa me lehtësira, me synimin për të ulur presionin burokratik dhe inspektimet e panevojshme.

Financat: Nismë e kërkuar nga biznesi

Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se ligji i Paqes Fiskale dhe ai për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore janë kërkesa të drejtpërdrejta të komunitetit të biznesit, të artikuluara përmes Ministrisë së Sipërmarrjes. Sipas tij, këto masa nuk cenojnë stabilitetin fiskal dhe nuk dekurajojnë tatimpaguesit e rregullt.

Malaj nënvizoi se paketa fiskale nuk rrit barrën e taksave për biznesin dhe se rritja e të ardhurave buxhetore është arritur pa shtuar presion fiskal. Nga tetë ligjet që përbëjnë paketën fiskale, katër janë themelore: Paqja Fiskale, fshirja e detyrimeve, TVSH-ja në bujqësi dhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme.

Dialog dhe siguri juridike për sipërmarrjen

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vlerësoi se dialogu i vazhdueshëm mes qeverisë dhe biznesit është elementi kyç për zhvillimin ekonomik. Ajo theksoi se Paqja Fiskale synon t’u ofrojë bizneseve siguri juridike më të lartë përmes një kontrate që ndihmon planifikimin e të ardhurave dhe detyrimeve tatimore.

Sipas Ibrahimajt, politikat fiskale të ndjekura prej vitesh kanë qenë të qëndrueshme, pa rritje taksash, me qëllim krijimin e një mjedisi të parashikueshëm për biznesin. Përmes Paqes Fiskale, sipërmarrjet kanë mundësinë të rregullojnë marrëdhëniet me të kaluarën dhe të operojnë me tatime më të ulëta dhe më të favorshme në të ardhmen.

MONITOR

Fier / Kundërshtim i policisë, aksident rrugor dhe procedime penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë ndaluan shtetasin J. D., 22 vjeç, banues në Roskovec, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. G.(D.), 44 vjeç, dhe dy 16-vjeçarë.

Këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar portën e Stacionit të Policisë Roskovec, ku po kryheshin veprimet procedurale për një konflikt ndërmjet një 24-vjeçari dhe njërit prej 16 vjeçarëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin pa targa, me drejtues shtetasin K. D., 63 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 43 vjeç, banues në fshatin Kraps, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Fier/Pasditen e djeshme, në fshatin Poçem, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi F. G., 68 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Protesta kombëtare e opozitës, policia përcakton afat tre orë

Partia Demokratike ka njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare këtë të hënë, në orën 18:00. Ndërkohë, nga organizatorët nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e tubimit.

Sipas burimeve, Policia e Shtetit ka përcaktuar një afat kohor për zhvillimin e protestës, nga ora 18:00 deri në 21:00.

Më herët, Policia e Shtetit, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se do të ketë devijime të trafikut duke nisur nga ora 14:00, si pjesë e masave për mbarëvajtjen e tubimit dhe garantimin e rendit publik.

Protesta e opozitës, masa sigurie te Kryeministria: hiqet pema e Vitit të Ri

Në prag të protestës së paralajmëruar nga opozita, institucionet shtetërore kanë nisur masa shtesë sigurie në zonën përreth Kryeministrisë. Burime zyrtare bëjnë me dije se është vendosur heqja e pemës së Vitit të Ri dhe e disa elementëve dekorativë, si pjesë e planit për menaxhimin e situatës dhe garantimin e rendit publik.

Sipas burimeve, vendimi lidhet me parandalimin e çdo skenari të mundshëm dhune, duke shmangur objekte që mund të përdoren ose dëmtohen gjatë grumbullimeve masive. Masat konsiderohen standarde sigurie, të aplikuara edhe në raste të mëparshme protestash pranë institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Policia e Shtetit pritet të ketë një prani të shtuar në terren, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje protestuesve që tubimi të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin.

 I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

VLORË

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i dënuar pëpenale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisëkriminale’

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u konfiskuan mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z. i akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. 

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1922, të vitit 2019, u pranua kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, dukevendosur: 

– Deklarimin fajtor të të pandehurit R. Z për kryerjen e veprëspenale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, të parashikuar nga neni 287 pikat (a), (b), (c) i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësajdispozite me 7 vite burgim; 

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale ulë 1/3 (një të tretën) e masës së dënimit,  duke e dënuar përfundimisht  të pandehurin  R.Z  me 4 vjet e 8 muaj;

Konfiskimin e pasurive si  poshtë

– Pasuri e paluajtshme, e llojit “Njësi”, me nr.54/9-19, me siperfaqe totale prej 70m2, vol.31, fq.87, zona kadastrale8605, ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit R.Z.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit “Njësi”, me nr.54/9-18, me sipërfaqe totale prej 50m2, VOL.31, fq.86, zona kadastrale me nr.8605, ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit R.Z; 

– Pasuri e paluajtshme e llojit “Apartament”, me nr.pasurie49/41 + 1-1, vol.31, faqe 180, me sipërfaqe prej 159m2, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në pronësi të shtetasitV.Z.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit “Tokë arë”, me nr.pasurie105/13, vol.2, fq.19, me sipërfaqe prej 5000m2, zona kadastrale me nr.2838, në bashkëpronësi të shtetasve S.Z, L.Z, E.Z, R.Z, V.Z etj; 

– Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, me nr.pasurie 49/41-T, me sipërfaqe prej 105m2, vol.34, fq. 117, zona kadastrale me nr.8605, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, nëbashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.; 

– Pasuri e paluajtshme e llojit “Apartament”, me nr.pasurie49+41+1-2, me sipërfaqe prej 171m2, vol.31, fq. 191, zona kadastrale nr.8605, lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, nëbashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.; 

– Pasuri e paluajtshme e llojit “Bodrum”, me nr.pasurie 49-41-B, sipërfaqe prej 181m2, vol.31, faqe 179, zona kadastrale me nr.8605, lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi tështetasve V.Z dhe A.M.; 

– Pasuri e paluajtshme “shtesë 4-kate”, ndërtuar mbi bazën e lejes së ndërtimit me nr.2/446 datë 28/09/2011, nëbashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.; dhe 

– Automjet i markës BMW, GM730D, në pronësi të shtetasit R.Z.

Fier | Arrestime, procedime penale dhe persona në kërkim për vepra të ndryshme penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin R. T., 44 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka dëmtuar 3 automjete, me send të fortë, dhe më pas, gjatë shoqërimit, ka kanosur punonjësit e Policisë, me thikë. Shtetasi R. T. dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 24 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. K., 54 vjeç, dhe M. K., 52 vjeçe, të dy banues në fshatin Qarr, Fier, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një shtetas 24 vjeç.

Gjithashtu shpallën në kërkim shtetasin N. L., 37 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se ka prerë pemë në Patos, në kundërshtim me ligjin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. T., 50 vjeç dhe D. K., 61 vjeç, banues në fshatin Gjazë, pasi dyshohet se kanë zaptuar një sipërfaqe toke që nuk është në pronësi të tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lidhja e re Shqipëri–Mal i Zi drejt përfundimit, përshpejtohen punimet në aksin Shirokë–Zogaj

Rruga panoramike 6.5 kilometra përgjatë liqenit të Shkodrës pritet të forcojë lidhjet ndërkufitare dhe të rrisë potencialin turistik të zonës.Një investim strategjik në bregun e liqenit

Po shkojnë drejt përmbylljes punimet për ndërtimin e rrugës panoramike të Shirokës, një investim strategjik që krijon një lidhje të re rrugore mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ky aks është pjesë e mozaikut të investimeve infrastrukturore përgjatë bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës dhe e forcon rolin e qytetit si një qendër e rëndësishme rajonale.

6.5 kilometra aks rrugor i rehabilituar

Rruga Shirokë–Zogaj ka një gjatësi totale prej 6.5 kilometrash dhe përfshin zgjerimin e rreth 4.5 kilometrave të rrugës ekzistuese buzë liqenit. Projekti synon përmirësimin e standardeve të qarkullimit, rritjen e sigurisë rrugore dhe krijimin e një aksesi më të lehtë për banorët dhe vizitorët.

Bypass-i i Zogajt dhe nyjet e reja të qarkullimit

Përveç segmentit kryesor, projekti përfshin edhe ndërtimin e bypass-it në qendër të fshatit Zogaj, duke krijuar dy nyje të rëndësishme që lehtësojnë ndjeshëm qarkullimin. Këto ndërhyrje e kthejnë zonën në një korridor me rëndësi turistike dhe ekonomike, me ndikim që shtrihet përtej kufijve lokalë.

Nxitje për turizmin dhe ekonominë lokale

Përmirësimi i këtij aksi pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e turizmit, duke e bërë më të aksesueshme zonën e Shirokës dhe Zogajt, të njohura për peizazhin natyror dhe atraksionet përgjatë liqenit të Shkodrës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet, duke konfirmuar se rruga ndodhet në fazën përfundimtare.

Domosdoshmëri pas rritjes së trafikut

Aksi Shirokë–Zogaj ka regjistruar vitet e fundit rritje të ndjeshme të fluksit të mjeteve, veçanërisht gjatë sezonit veror, si pasojë e shtimit të turistëve vendas dhe të huaj. Kjo situatë e kishte bërë rehabilitimin e rrugës një nevojë të domosdoshme për garantimin e qarkullimit normal dhe zhvillimit të qëndrueshëm të zonës.

SCAN