Neser ndryshimi i ores, akrepat kthehen 1 ore pas

Oret do të kthehen pas më 26 tetor, të dielën në ora 03:00 të mëngjesit, atëherë akrepat kthehen një orë pas, në 02:00.

Çdo vit, në tetor, kur akrepat kthehen një orë prapa, miliona njerëz gëzohen duke menduar se do të flenë një orë më shumë. Por a ndikon vërtet ky ndryshim i vogël në trupin, gjumin dhe humorin tonë?

Sipas ekspertëve, ndryshimi i orës në vjeshtë është shumë më i lehtë për trupin sesa ai i pranverës, por nuk është plotësisht i padëmshëm. Në fakt, ai ndikon në ritmin tonë cirkadian, orën e brendshme 24-orëshe që rregullon gjumin, zgjimin, prodhimin e hormoneve dhe gjendjen emocionale.

“Ka një orë cirkadiane në çdo qelizë të trupit, por ekziston edhe një orë qendrore, një grup neuronesh në tru që ndjek automatikisht dritën, agimin, muzgun dhe errësirën përmes sinjaleve që vijnë nga sytë,” shpjegon një profesor i psikiatrisë në Universitetin e Helsinkit. “Funksionimi i kësaj ore ndikon në cilësinë e gjumit dhe në gjendjen tonë shpirtërore. Prandaj është kaq e rëndësishme,” shtoi ai.

Ndërrimi i orës është praktika e zhvendosjes së orës një orë përpara në pranverë dhe kthimit të saj pas në vjeshtë. Pjesa më e madhe e Evropës, Amerika e Veriut, disa rajone të Afrikës dhe Azisë e ndjekin këtë sistem. Këtë vit, ora do të kthehet pas të dielën, më 26 tetor. Edhe pse shumë njerëz e mirëpresin këtë orë shtesë gjumi, ndryshimi ndikon lehtë në sinkronizimin e orës sonë të brendshme, dhe disa persona janë më të ndjeshëm ndaj këtij ndryshimi se të tjerët.

“Përgjithësisht, pavarësisht ankesave se mbrëmjet bëhen më të errëta, ndryshimi i vjeshtës perceptohet si më i lehtë. Ata që ankohen se është papritur errësirë kur dalin nga puna, duhet të kenë parasysh se drita e mëngjesit është shumë më e rëndësishme për ne,” shpjegojnë ekspertët.

Ndërsa ndërrimi i orës në pranverë, që na “vjedh” një orë gjumë, është lidhur shpesh me rritje të menjëhershme të aksidenteve rrugore, humbjes së gjumit dhe madje edhe të sulmeve në zemër. Një studim i Fondacionit Amerikan të Zemrës tregoi një rritje prej 24 për qind të rasteve të atakut kardiak në ditën pas kalimit në orën verore. Por edhe ndryshimi i tetorit, ndonëse më i butë, mund të ketë efekte më të fshehta.

Një studim i vitit 2025 nga Universiteti Liverpool John Moores dhe Universiteti i Oksfordit zbuloi se gratë kishin më shumë gjasa se burrat të ndienin rritje të shqetësimit, konfuzionit dhe stresit në ditët pas kthimit të orës.

Duke modeluar ekspozimin ndaj dritës, sinkronizimin cirkadian dhe rezultatet shëndetësore në të gjithë Shtetet e Bashkuara, studiuesit vlerësuan se kalimi në një orar standard të përhershëm (pra, pa ndryshime sezonale) mund të parandalonte rreth 300,000 goditje në tru në vit dhe të ulte obezitetin në rreth 2.6 milionë njerëz.

Revista prestigjioze “Forbes” i ka kushtuar një artikull të gjatë Diellës

Sipas “Forbes”, Diella nuk është thjesht një projekt teknologjik, por një sistem real që tashmë funksionon në praktikë, duke shënuar një moment historik për administratën publike shqiptare.

Roli i saj është i qartë, theksohet në ketë artikull, të pastrojë tenderët nga ndikimi njerëzor dhe të garantojë transparencë të plotë në prokurimet publike, një fushë ku prej vitesh është kërkuar reformë e thellë.

Artikulli vlerëson se kjo nismë mund të kthehet në model për vendet që duan të forcojnë ekonominë dhe besimin e investitorëve, duke sjellë rezultate të dukshme në qeverisje.

“Forbes” thekson se Shqipëria ka hyrë në epokën e re të inteligjencës artificiale në një moment vendimtar, pikërisht kur hyn në fuqi Akti i Inteligjencës Artificiale i Bashkimit Europian, që vendos standarde të reja për përdorimin e AI-së në administratë.

Rama ne Berlin: Diella është shtatzënë, 83 fëmijë për çdo anëtar të Parlamentit

Kryeministri Edi Rama nga Berlin ka deklaruar se ministrja Diella është “shtatzënë” dhe pret 83 fëmijë. Rama më tej shtoi se 83 fëmijë do të shërbejnë si asistentë për deputetët socialistë.

“Në fakt, ju detyrohem sepse normalisht më ngacmoni, ju gjej në çdo vend të botës. Morëm goxha rrezik sot me Diellën këtu dhe ia dolëm shumë mirë. Ndaj për herë të parë Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë, secili për çdo anëtar të Parlamentit dhe do të shërbejë si asistent dhe do të mbajë shënim, për çdo gjë që do të ndodhë dhe do të japin sugjeriume. Këta fëmijë do të kenë dijen e nënës së vet.

Nëse shkon për kafe dhe harron të kthehesh, ky fëmijë do të thotë se çfarë është thënë në seancë kur ti s’ke qenë. Mos e provoko se ajo mund të sigurojë një Ali Asllan që do të jetë me mua kudo dhe s’do të kem nevojë për ty”, tha Rama.

Kontroll i befasishëm në Burgun e Durrësit, 5 iPhone të fshehur në dyert e dusheve

Njoftimi:

Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.

Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.

Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.
Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I.

Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion.

Nuk kryen kontrolle duke mundësuar 2 të burgosur të tentojnë arratisjen, në gjyq tre punonjës të burgut 313 për ‘Shpërdorim detyre’

Gavel And Scales Of Justice On Desk In Law Office

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit tëPërgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit R.M., B.M., dhe O.M., për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.5648, të vitit 2022, të nisur pas tentativës për t’u arratisur e dy të burgosurve A. Ç. dhe F.P, në IEVP ‘Jordan Misja’, rezultoi se këta shtetaspër kryrjen e tentativës për t’u arratisur kanë përfituar dhe nga shkelja e rregullave të shërbimit të rojes të kryera nga disa punonjës të IEVP “Jordan Misja” Tiranë, që kanë qenë me shërbim në momentin e arratisjes.

Sipas referimit të bërë, në datë 08.08.2021, policia gjyqësore në SHKB ka marrë njoftim zyra e informacionit të IEVP “Jordan Misja“ Tiranë se rreth orës 15:40 të asaj dite të paraburgosurit A.Ç. dhe F.P. kanë tentuar të arratisen duke zbritur me një litar të improvizuar me çarçaf, nga pjesa e ajrimit që ndodhen në tarracën e godinës “A” te shkallët e administratës dhe më pas janë neutralizuar nga forcat e policisë në pjesën e oborrit të IEVP. ​

Në ushtrim të detyrës së tyre si punonjës të rolit bazë, tëpandehurit R.M. B.M. dhe O.M., rezultuan se kanë shkelur skemën e sigurisë të IEVP “Jordan Misja”. 

Këta tre shtetas kanë mbajtur detyrën si punonjës të rolit bazë në momentin e tentativës së arratisjes dhe nga hetimi i kryer,provohet plotësisht se nuk kanë kryer kontrollin edhe pse ishte detyra e tyre sipas ligjit dhe rregullores. Nëse këta punonjës do të kishin kryer detyrën e tyre, dy personat që tentuan të arratisen nuk do të mund të lëviznin në ambientet e brendshme të IEVP-së me sende të ndaluara ose të prodhuara prej tyre, për t’ipërdorur për arratisje apo për të ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë të burgjeve që tentuan t’i ndalojnë të dalin nga rrethimi i institucionit. Gjë e cila vërtetohet plotësisht nga pamjet filmike të ambienteve të brendshme të IEVP 313. 

Nga pamjet filmike konstatohet se shtetasit R.M., B.M. dhe O.M., nuk kanë kryer fare kontroll fizik të të paraburgosurit F.P., i cili dukej qartë se mbante një çantë në dorë brenda të cilës kishte sendet e ndaluara, aq më tepër të imtësishëm, duke bërë të mundur që dy personat që tentuan të arratisen të qarkullonin me sende të ndaluara brenda ambjenteve të IEVP, sende të cilat më pas u përdorën prej tyre.

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet ta japin për njerëzit në nevojë

Paris, – Franca ka miratuar një nga ligjet më të avancuara në botë në luftën kundër shpërdorimit të ushqimit.

Sipas ligjit të ri, të gjitha supermarketet dhe zinxhirët e mëdhenj tregtarë ndalohen të hedhin ushqim të papërdorur në mbeturina, dhe janë të detyruara ta dhurojnë për njerëzit në nevojë ose për organizatat bamirëse.Franca bëhet shteti i parë në botë që u kërkon ligjërisht supermarketeve të dhurojnë ushqimin e pashitur për bamirësi tek depot ushqimore, të  cilat më vonë ua shpërndajnë njerëzve në nevojë.

Sipas ‘’Zero Waste Europe’’, dyqanet më të mëdha se 400 metra katrorë duhet të nënshkruajnë marrëveshje me depot e ushqimit për të rishpërndarë artikujt e pashitur, por të sigurt për t’u ngrënë.

Këto ushqime përfshijnë prodhime të freskëta, mallra të paketuara që janë  pranë datës së skadencës dhe artikuj të tjerë të tepërt.

Ligji gjithashtu ndalon supermarketet të prishin qëllimisht ushqimet, siç është derdhja e solucioneve që përmbajnë kimikate mbi artikujt që duhet të konsumohen nga njerëzit në nevojë.

Ky ligj do të ndihmojë miliona vakte tek njerëzit në nevojë dhe ka frymëzuar politika të ngjashme në të gjithë Evropën.

Kjo e bën Francën një lider botëror në uljen e mbeturinave ushqimore.

Sipas Autoritetit Organik, ligji lejon që bamirësitë të shpërndajnë miliona vakte shtesë çdo vit, duke përmirësuar ndjeshëm aksesin në ushqim për popullatat vulnerabël.

Zjarr në një kabinë elektrike në Fier, panik te banorët

Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5-katësh në lagjen “ Liri Gero” në Fier.

Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

  • Falë ndërhyrjes së shpejtë flakët janë neutralizuar duke mos lejuar përhapjen e tyre.

Ndërkohë dyshimet e para janë për shkak të mbingarkesës në rrjet, por hetimet për ngjarjen vijojnë.

Balluku: “Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”

Investimet madhore në linjat hekurudhore të vendit tonë do ta përfshijnë në korridoret europiane. Në këtë drejtim, Shqipëria pritet të marrë asistencë edhe nga Zvicra. Deklarata është bërë nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Shumë mirë do ishte që të bënim rrugëtimin me tren nga Zvicra në Shqipëri dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet dhe me autostradat, por sot jemi në një udhëtim me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe atë të Hekurudhës Shqiptare për të bërë një takim bilateral me Ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin, këtu në Zvicër.

Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar kështu edhe efikasitetin, efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen përsa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor, duke nisur me projektin e parë, atë nga Tirana në Durrës,“- tha Balluku.

Hekurudha Tiranë-Durrës me zgjatimin për në aeroportin e Rinasit pritet të hapet për qarkullimin vitin e ardhshëm.