Lindi fëmija i parë i vitit 2026 në Maternitetin e Fierit.

Fëmija i parë i këtij viti është një djalë, i cili ka ardhur në jetë me peshë 3 kilogramë e 400 gramë. Ai ka lindur nga nëna Matilda Dautaj, me origjinë nga Ballshi. Gjendja shëndetësore e nënës dhe foshnjës paraqitet e mirë.

Pas defektit të pajisjeve të ujit, telashe të tjera për Vlorën, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

Një ngjarje tjetër ka ndodhur në Vlorë, pas problemeve me pajisjet e ujit që lanë qytetarët 5 ditë pa ujë.Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar se gjatë mesnatës së kaluar është grabitur saracineska e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, zona pranë Stacionit të Trenit të Mallrave.

Si pasojë, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat që furnizohen nga ky stacion:Lagja 24 Maji (zona e Stacionit të Trenit të Mallrave)
Petrolifera
TECI
Porti i Peshkimit
Zvërnec

Për këtë ngjarje është bërë denoncim pranë Policisë së Qarkut Vlorë.

Pezullohet efektivi i policisë kundër Trafiqeve në Vlorë per shperdorim detyre

AMP ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë Xhuljano Xhaferri.Sipas njoftimit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Xhuljano Xhaferri, me detyrë Specialist Hetimi në Seksionin kundër Trafiqeve pranë DVP Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Cakti i masës së sigurisë u bë i mundur pasi punonjësi i policisë nuk ka përmbushur detyrat funksionale gjatë kryerjes së veprimeve në lidhje me një procedim penal të vitit 2024.

Viti i Ri 2026 nis në Kiribati, vendi i parë në botë që hyn në vitin e ri

Teksa pjesa më e madhe e botës vijon përgatitjet për ndërrimin e viteve, Viti i Ri 2026 ka trokitur më herët në disa vende të globit. Të parët që hynë zyrtarisht në vitin e ri janë Ishujt Line në Kiribati, të cilët ndodhen në zonën kohore më lindore të botës (UTC +14).

Pas Kiribatit, festimet e Vitit të Ri nisën në Samoa, Tokelau, Tonga, Fiji dhe Zelandën e Re, duke vijuar gradualisht drejt vendeve të tjera sipas zonave kohore. Ndërkohë, Europa dhe Shqipëria do ta mirëpresin Vitin e Ri disa orë më vonë, ndërsa vendet e fundit që hyjnë në 2026 janë ato në Paqësorin Qendror, përfshirë Hawaii-n.

Ndërrimi i viteve shënohet me festa, fishekzjarre dhe evente kulturore në mbarë botën, duke reflektuar diversitetin e traditave dhe mënyrave të festimit në kontinente të ndryshme

Kukësi zbardhet nga dëbora, temperaturat shkojnë nën minus 16 gradë

Në ditën e fundit të vitit 2025, bora ka zbardhur fshatrat e zonave të thella të Kukësit. Reshjet e dëborës kanë përfshirë disa fshatra në njësitë administrative si Gryk-Çajë, Kalis, Bicaj, Topojan, Zapod dhe Shishtavec.Fatmirësisht, bora nuk ka sjellë probleme me bllokimin e rrugëve në këto zona, pasi trashësia e saj ka qenë e vogël dhe e papërfillshme. Megjithatë, temperaturat e ulëta kanë ndikuar ndjeshëm në të gjithë qarkun.

Qarku i Kukësit është zgjuar këtë mëngjes i ngrirë, me temperatura që kanë zbritur deri në minus 3 gradë Celsius, ndërsa në zonat e thella malore termometri ka shënuar vlera ekstreme, duke arritur deri në minus 16 gradë Celsius. Këto temperatura kanë shkaktuar akull dhe ngrica në rrugë.Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët rurale, pasi shtresa e hollë e borës ka mbuluar akullin e formuar mbi asfalt, duke e bërë qarkullimin të rrezikshëm.

Ndërkohë, në disa fshatra të njësive administrative të përmendura, banorët shprehen se dimrat në këto zona janë tradicionalisht shumë të ftohtë, por vitet e fundit moti dimëror nuk ka qenë aq i ashpër dhe reshjet e dëborës kanë qenë më të pakta.

Sa i përket akseve nacionale, në rrugët Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Qafë Mali, Kukës–Krumë–Kamn–Tropojë, Tropojë–Qafë Morinë dhe Tropojë–Fierzë–Qafë Mali, është konstatuar prezencë e akullit dhe borës. Mjetet që lëvizin në këto segmente duhet të jenë të pajisura me goma dimërore ose zinxhirë.

Ndërkohë, firmat kontraktore janë në terren gjatë gjithë kohës, duke punuar për hedhjen e kripës dhe mbajtjen e rrugëve të hapura dhe të sigurta për qarkullim

“Zegjinë Caushi, një nga emrat trending në 2025”

Capture

Tomi Kallanxhi në një lidhje live në “Studio 24” ka zbuluar se një nga personazhet emri i të cilës është trending dhe është kërkuar më shumë nga shqiptarët është deputetja rishtaz në Kuvend, Zegjine Caushaj.

Ndërkohë emri SPAK sipas tij ka qenë në vendin e nëntë sa i përket klikimeve të shqiptarëve.

Kallanxhi shtoi se dy qytetet ku kryetarët e dy partive më të mëdha në vend, Sali Berisha dhe Edi Rama, 

Rama: Aeroporti i Vlorës nuk u hap këtë vit, shpresoj të respektohet kontrata në pranverë

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së fundvitit, deklaroi se premtimi i aksionerëve për hapjen e Aeroportit të Vlorës brenda këtij viti nuk u mbajt. Ai sqaroi se vonesa erdhi si pasojë e një konflikti mes aksionerëve, por theksoi se puna ka vijuar.

Rama u shpreh se qeveria pret që të respektohet kontrata, e cila parashikon hapjen e aeroportit në pranverën e vitit të ardhshëm. “Fjala për hapjen këtë vit nuk u respektua. Tani presim të respektohet letra, që është pranvera e vitit të ardhshëm”, tha kryeministri.

Aksident në Lushnjë- Fier, përplasen 3 automjete

Aksident me përfshirjen e tre mjeteve në aksin rrugor Lushnje Fier. Aksidenti ka përfshirë dy mjete Audi dhe një Benz Mercedez.

Policia e qarkullimit në vendngjarje po disiplinon trafikun e rënduar në autostradë dhe po dokumenton ngjarjen. Dy ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes por asnjë nga personat e përfshirë në aksidentin me tre mjete nuk ka lëndime serioze dhe ambulancat janë kthyer bosh.
Mjeti tip Benz pasi është përplasur ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës.
Fatmirësisht vetëm dëme materiale nga aksidenti ku trafiku është rënduar së tepërmi edhe pasi në vendngjarje kanë mbërritur 6 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikësit e Lushnjes për të pastruar aksin rrugor nga plastikat dhe vaji i makinave që është derdhur në rrugë në mënyrë që të mos ketë probleme të mëtejshme