Rama mbledh kryetarët e bashkive , zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë, më 17 janar do të zhvillojë një mbledhje në Golem. Mësohet se në këtë takim, Rama mbledh kryetarët e bashkive. 

Takimi nis në orën 12:00 me fjalën e Ramës. Sipas axhendës takimi përfundon në orën 18:00 ku do të zhvillohen diskutime lidhur me zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Turizmit 2025-2030. 

Gjithashtu bëhet me dije se në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë miradministrimi i territorit.

Axhenda e plotë e mbledhjes:

12:00-12:30: Fjala hapëse e Kryeministrit

12:30 – 12:40: Fjalët përshëndetëse

Ervin Demo, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor

Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit

12:40-14:30: Fjala e z. Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit

1. Zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Turizmit 2025-2030 (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

2. Rregullorja e Plazheve për sezonin 2026 (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

3. Turizmi në bashkitë jobregdetare (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

4. Promovimi digjital (10 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

14:30 – 15:30: Dreka

15:30 – 17:00 Fjala e Ervin Demo, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor

1. Paketa e Maleve (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

2. Akademia e Pushtetit Vendor (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

3. Granti i Performancës (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

17:00 – 18:00: Diskutime dhe konkluzione nga Kryeministri

18:00: Përfundimi i takimit me kryetarët e bashkive

Fier: Arrestime dhe procedime penale për drejtim mjeti në gjendje të dehur, shkelje të masës “Arrest në shtëpi” dhe vepra të tjera penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin P. P., 39 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe nga kontrolli iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin T. M., 72 vjeç, banues në fshatin Grykë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjithashtu referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. H., 27 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Madh, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtimit i ka marrë një shumë parash një shtetaseje;
-Sh. Gj., 62 vjeç, L. Gj., 35 vjeç, dhe G. L., 50 vjeç, pasi u konstatuan duke kryer punime pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin M. L., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Prokurori i SPAK-ut, Belinda Balluku dhe “gjyqi” në panele gazetarësh

Në një shtet të së drejtës, funksionimi i drejtësisë nuk mund dhe nuk duhet të kushtëzohet nga perceptimet mediatike, aq më pak nga debatet emocionale të paneleve televizive që shpesh e zëvendësojnë analizën juridike me retorikë politike. Rasti i znj. Belinda Balluku ka nxjerrë në pah një fenomen shqetësues: zhvendosjen e “gjykimit” nga sallat e gjykatave në studio televizive, ku disa gazetarë kanë marrë rolin e prokurorit, gjyqtarit dhe ekzekutuesit, pa asnjë përgjegjësi ligjore.

Është paradoksale dhe në të njëjtën kohë absurde mënyra se si një proces hetimor, ende i papërfunduar dhe pa një vendimmarrje gjyqësore përfundimtare, trajtohet si faj i provuar në opinionin publik. Media, e cila në parim duhet të informojë dhe jo të dënojë, në disa raste ka kaluar çdo kufi profesional, duke u bërë më e konsumuar dhe më pak e besueshme sesa vetë politika që pretendon të kritikojë.

Rregulli themelor i shtetit të së drejtës është i qartë: prokurori heton, mbledh prova dhe, nëse çmon se ka elementë të veprës penale, e dërgon çështjen në gjykatë. Vetëm gjykata ka kompetencën kushtetuese për të vlerësuar fajësinë ose pafajësinë e një individi. Deri në atë moment, çdo person gëzon prezumimin e pafajësisë, një parim ky themelor që nuk mund të cenohet nga titujt mediatikë apo nga opinionet personale të komentatorëve televizivë.

Në këtë kontekst, lind natyrshëm pyetja: si është e mundur që kërkohen masa izoluese ndaj znj. Balluku, ndërkohë që hetimi, sipas vetë deklarimeve, vijon ende në terren për mbledhjen e provave? Kjo qasje kontradiktore jo vetëm që krijon konfuzion në opinionin publik, por rrezikon të minojë besimin tek procesi i rregullt ligjor, duke i dhënë përparësi spektaklit mbi substancën juridike.

Opinioni publik i informuar, ai që e kupton funksionimin minimal të ligjit dhe institucioneve, pret që të prevalojë logjika juridike dhe jo interpretimet selektive apo emocionet e servirura në panele mediatike. Drejtësia nuk mund të administrohet nga studio televizive, as të diktohet nga qëndrime personale të individëve që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për pasojat e fjalës së tyre.

Mbështetja ndaj znj. Belinda Balluku në këtë fazë nuk është mbështetje politike, por mbrojtje e parimeve themelore të shtetit të së drejtës. Është mbrojtje e prezumimit të pafajësisë, e ndarjes së pushteteve dhe e rolit ekskluziv të gjykatës për të dhënë drejtësi. Çdo devijim nga këto parime na afron më shumë me gjyqin popullor sesa me drejtësinë moderne që synojmë të ndërtojmë.

Si përfundim, drejtësia nuk ka nevojë për zhurmë, por për prova; nuk ka nevojë për panele, por për gjykata; nuk ka nevojë për opinione të nxituara, por për vendime të arsyetuara. Respektimi i këtyre parimeve është detyrim institucional dhe qytetar, sot për znj. Balluku dhe nesër për këdo tjetër. Vetëm kështu mund të pretendojmë se po ndërtojmë një shtet ku ligji sundon mbi emocionin dhe drejtësia mbi spektaklin.

Rama për RTSH-në: Asnjë lek për ta, nuk i meritojnë taksat e shqiptarëve

Në fjalën e tij përmbyllëse gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te Televizioni Publik Shqiptar.Ai u shpreh se RTSH duhet të shqyrtojë disa opozione siç janë mbyllje, riformatimi, privatizimi, ose dhe partneritetit, sepse sipas Ramës, nuk duhet të vijojë më siç është, ndryshe nuk do të ketë më taksë për televizionin.

“Jemi munduar të krijojmë kushtet që televizioni publik të reformohet dhe kemi dështuar. Nuk e di çfarë do të bëjë drejtuesja e re, por deri tani bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm. Që do të thotë nga borxhi në borxh dhe nga mospërfillja në mospërfillje.Kemi një kanal atje. Unë personalisht, hera e fundit që e kam parë televizionin publik ishte para vitit 1990, para përmbysjes, kur thonin ishin ca protesta. Që atëherë, unë nuk i kam parë. Kam shkuar, kam dhënë intervista, por as intervistat e mia nuk i kam parë.

Duhet ndarë mendja, drejtuesit e televizionit publik të gjithë e dinë, nga unë nuk kanë marrë kurrë asnjë mesazh sepse unë nuk e shoh. Dhe kur ndonjëri nga ju më dërgon mesazhi: ‘Shih ç’po bën televizioni publik’, unë habitem. Si e ndjek? Por ama të gjithë i kam takuar pasi janë zgjedhur.

I kam thënë vetëm një gjë, mbylleni. Nxirrni në ekran: ‘Televizioni Publik Shqiptar i kërkon ndjesë popullit shqiptar. I kërkon ndjesë të gjitha familjeve në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, i kërkon ndjesë dhe për të gjithë ata që nuk jetojnë më dhe që kanë qenë të detyruar të marrin shërbimin më mizerabël publik në glob. Ju premtojmë se do të kthehemi në ekran kur të jemi gati’. Të bëjnë reformë. Si ka mundësi që televizionet e tjera, me më shumë pak buxhet marrin më shumë sukses. Sepse buxhetin e tyre nuk e kanë të garantuar. Duhet ta krijojnë çdo ditë.

E duan të drejtën e FSHF-së për të transmetuar ndeshjet e Kombëtares sepse Kombëtarja duhet të transmetohet në televizionin publik, por lekët nuk i paguajnë. Pse? Doni lekët tona, shkoni te qeveria. Nuk kemi për t’i dhënë televizionit publik asnjë lek nga taksat e shqiptarëve, derisa televizioni publik t’i meritojë taksat e shqiptarëve.

Mendoj se çdo opsion duhet të jetë në tavolinë. Edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti, përveç kësaj që është. Por unë nuk marr pjesë në këtë”, tha ndër të tjera Rama.

‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda ‘blindon’dyert e Kryeministrisë

Shërbimi i Gardës ka filluar blindimin e dyerve të Kryeministrisë, ndërsa ‘Shqipëria Bëhet’ ka njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e nesërme.Shqipëria Behët’ e Adriatik Lapaj njoftoj se protesta do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 18:00 para Kryeministrisë.






Negociatat me BE-në/ Shqipëria kërkon zgjatje afatesh për përmbushjen e kushteve

Shqipëria synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030, por duke kërkuar që disa prej kushteve të anëtarësimit, si për shembull plotësimi i kriterit të sigurisë ushqimore, të plotësohen pas anëtarësimit.

Vendi ka hyrë në fazën më intensive të zhvillimit të negociatave, ndërsa synon që brenda dy vitesh të përmbushë të gjitha kushtet për mbylljen e negociatave. 

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist për hapjen e vitit të ri kuvendor, Kryeministri Edi Rama ka listuar sfidat për t’u bërë pjesë e tregut evropian prej 450 milionë konsumatorësh. Rama u shpreh se qeveria po negocion me BE për zgjatjen e afateve kohore të realizimit të kushteve, pasi nevojitet më tepër kohë për arritjen e standardeve të Bashkimit Evropian.

“Në momentin që flasim po negociojmë periudhat e ndërmjetme pas momentit të anëtarësimit. Kroacia ka pasur një fazë të ndërmjetme për plotësimin e kritereve mjedisore. Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor. Mometalisht jemi të paintegrueshëm ne BE për sigurinë ushqimore dhe duam të sigurojmë një fazë të ndërmjetme prej 5 vitesh pas anëtarësimit për ta plotësuar këtë kriter. Në momentin e anëtarësimit dhe pas periudhës së ndërmjetme, asnjë ushqim nuk do të mund të shitet përveçse në Shqipëri dhe më pas edhe në Shqipëri do të importohet. Të mos shkojmë në ekstremin kur gjithçka që hahet, importohet. 10 vjet duke negociuar me BE shkojnë shpejt”, tha Rama.

Ndërkohë, Kryeministri rislloi edhe një herë në vëmendje nevojën për modernizimin e godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

“Kemi kohë që themi se administrata e Kuvendit duhet të modernizohet dhe të përjetojë një transformim teknologjik. Duhet të vendosim edhe piketat për një kalendar të qartë për godinën e re të Kuvendit të Shqipërisë. Duhet të fillojmë punën në territor. Ribraktisja e territorit si në të kaluarën nuk duhet të jetë një opsion për këtë grup parlamentar”, theksoi Kryeministri.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist u diskutuan sfidat që ka hasur grupi në sesionin e parë të legjislaturës dhe u vendosën piketat e përbashkëta për punën këtë vit.

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezi për heqjen e sekuestros së pasurive.

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezi për heqjen e sekuestros së pasurive. Në këtë mënyrë Apeli I GJKKO ka lënë në fuqi vendimin

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sekuestrimin e pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit.

Vendimi u dha këtë të premte nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili rrëzoi kërkesën e çiftit Malltezi për heqjen e masës së sekuestros mbi pasuritë e tyre.

Pasuritë janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

Makina bie nga mbikalimi, humb jetën pasagjerja 18-vjeçare, pl*goset shoferi dhe2 këmbësorë

Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e frikshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme më zonën e njohur si Ura e Daljanit.

Blutë bëjnë me dije se veç 18-vjeçares që ndërroi jetë në vend dhe shoferit që u plagos, si pasojë e përplasjes janë lënduar edhe dy këmbêsorë.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.