Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të qumështit formulë për foshnja, “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced” pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore, RASFF.Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani është konstatuar prania e substancës “cereulide”, një toksinë e cila mund të shkaktojë helmim ushqimor, me simptoma si të vjella dhe dhimbje barku, veçanërisht e rrezikshme për foshnjat. Ky produkt përdoret për foshnjat nga 0 deri në 2 vjeç

Produkti i kontaminuar APTAMIL  1 PRONUTRA 800 gram që mban datën e skadencës 10 nëntor 2026 nuk duhet të përdoret nga foshnjat sepse sjell probleme serioze për shëndetin e tyre. Alarmi i qumështit formulë me baktere si fillim është dhënë në vendet e Europës e më pas mbërriti edhe në vendin tonë.  Operatori i Binzesit Ushqimor  që importuar këtë qumësht është sërish Rossman Lala, gjithsej në Shqipëri janë futur 648 njësi të këtij produkti. Ku 276 kuti janë shpërndarë në Shqipëri, për të cilat po kryhet tërheqja nga tregu, ndërsa 372  janë eksportuar në Kosovë.

Jemi njoftuar nga sistemi Europian për një produkt qumësht formulë Aptamil Advance Pronura 800gr me datë skadencë 10-12-2026. Produkti në fjalë është importuar nga nga Rossman Lala dhe është shpërndarë në rrjetin e zinxhirit: Durrës, Tiranës, Fier, Shkodër  dhe inspektorët tanë kanë qenë të angazhuar në terren për tërheqjen e tij nga tregu me qëllim asgjësimin e tij.”-AKU

APTAMIL është qumësht formulë që ka dhe shitjen më të madhe në treg, Bakteri ballicesu -cerus, nuk shfaqet për herë të parë në qumështin formulë, më parë ky bakter u gjend edhe tek produktet e kompanisë Nestle, të cilat tregtoheshin në dyqanet  Rossman Lala.

AKU u bën thirrje prindërve dhe konsumatorëve që, nëse e kanë blerë këtë produkt, të mos e përdorin dhe ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes.

Balluku dhe Rama takim me fermerët e Divjakës dhe Lushnjës për Skemën Kombëtare 2026

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, zhvilluan një takim me fermerët e Divjakës dhe Lushnjës, ku u prezantua Skema Kombëtare 2026 dhe masat e reja mbështetëse për sektorin bujqësor.

Takimi u fokusua në dëgjimin e problematikave të fermerëve dhe në prezantimin e politikave që synojnë forcimin e bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit në vend.

Gjatë fjalës së saj, Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se Skema Kombëtare 2026 ka buxhetin më të madh historik të dedikuar për këta sektorë, duke garantuar mbështetje konkrete për prodhuesit vendas.

Autoritetet vlerësuan rolin kyç të fermerëve në zhvillimin ekonomik të vendit dhe ritheksuan angazhimin për të qenë gjithmonë pranë tyre.

Fier | Operacioni “Destinacioni”: 1 e arrestuar, 3 të proceduar për veprimtari pr*st*tucioni

DVP Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Destinacioni”.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetase që ushtronte prostitucion.

Procedohen penalisht 3 shtetas që kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetase që ushtronte prostitucion, kanë organizuar operacionin e koduar “Destinacioni”, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasja:

-A. Xh., 41 vjeçe, banuese në Patos.
Kjo shtetase dyshohet se ushtronte prostitucion në ambiente të ndryshme në qytetin e Fierit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: E. Sh., 41 vjeç, T. Ç., 39 vjeç dhe M. B., 34 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”, pasi kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Vodhi paratë në një farmaci në Fier, arrestohet 25-vjeçari 

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit për ka grabitur një shumë parash në një farmaci në lagjen “Liri”.

Gjatë operacionit është sekuestruar shuma e vjedhur e parave, si edhe veshjet që ka përdorur gjatë grabitjes.

Shetasi Imanuel Gjino dyshohet se ka vjedhur me forcë, 126 000 lekë në farmacinë në lagjen “Liri”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Vjedhja”.

Kadastra e Vlorës transferohet në Tiranë, nis transporti i materialeve

Baza materiale dhe dosjet të Kadastrës së Vlorës këtë të enjte janë duke u transportuar drejt Tiranës. Mësohet se reth ores 14:00 ka nisur ngarikimi i një kamioni me materiale të Kadastrës.

Të pranishëm janë edhe forcat e policisë. Pas ngarkimit në kamion, dosjet përkatëse do të dërgohen në Tiranë për veprime të mëtejshme. 

Siç shihet edhe nga pamjet, kuti të mëdha kartoni me dosje janë në korridoret e këtij institucioni ndërsa një pjesë e tyhre janë ngarkuar në kamion. 

Ky veprim vjen pas vendimit të marrë për të transferuar Kadastrën e Vlorës në Tiranë. Vendimi shkaktoi protesta mes punonjësve të cilët shprehën kundërshtimin e tyre.

Balluku bën rekurs në Gjykatën e Lartë për bllokimin e pasaportës

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka dorëzuar një recurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit.

Lidhur me masën e pezullimit nga ushtrimi i detyrës, Balluku nuk ka ngritur pretendime duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Masat ndaj Ballukut janë kërkuar nga Prokuroria e Posaçme për shkak të akuzave të ngritura ndaj saj për dyshime mbi abuzime me vlerë miliona euro me tenderat publikë.

Aksident në Fier, kamioni përfundon në kanalin anësor

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Kallm, pranë mbikalimit të autostradës, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e kamionit për shkaqe ende të paqarta, duke shkaktuar daljen e tij nga karrexhata. Fatmirësisht, shoferi dhe një pasagjer që udhëtonte me të kanë arritur të dalin nga mjeti pa pasoja të rënda për jetën, duke pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, autoambulanca, policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer ndërhyrjen e nevojshme dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Fier, disa persona në pranga dhe procedime pas kontrolleve policore

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij, shtetasit H. M., dhe djalit të tij, shtetasit A. M., si dhe i ka dëmtuar automjetin. Gjithashtu, për këtë rast, u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, pasi ka ndërhyrë në konflikt duke ushtruar dhunë ndaj kunatit të saj, shtetasit të arrestuar A. M., dhe babait të tij, shtetasit F. M., si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 22 vjeç (i afërm i tyre), pasi gjatë konfliktit, ka qëlluar në ajër, me armë gjahu të cilën e posedonte pa leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. K., 39 vjeçe, banuese në Fier dhe L. G., 24 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi janë konfliktuar me njëra-tjetrën;
-K. Dh., 40 vjeç, banues në Fier, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për ndalimin e automjetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. K., 32 vjeç, banues në Fier, pasi ushtronte aktivitet ekonomik (vendparkim për automjete), pa kasë fiskale dhe pa e regjistruar në organet tatimore.

Në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja O. G., punonjëse në një farmaci në lagjen “Liri”, kallëzon se një shtetas i paidentifikuar i ka vjedhur një shumë parash në farmaci. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.