Biden merr vendimin: SHBA nuk do të jetë pjesë e sulmeve ndaj Iranit

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe zyrtarët e lartë të ekipit të tij të sigurisë kombëtare, duke kërkuar të frenojnë rrezikun e një lufte më të gjerë rajonale pas sulmeve të mbrëmshme të Iranit ndaj Izraelit, u kanë bërë me dije se aleatëve se SHBA nuk do të marrë pjesë në asnjë veprim sulmues kundër Iranit.

Në një bisedë me kryeministrin Benjamin Netanyahu të shtunën në mbrëmje, Biden u përpoq ta cilësonte ndalimin e pasojave të sulmit iranian nga Izraeli si një fitore të madhe, ndërsa shtoi se një kundërpërgjigje nga ana e Izraelit ishte e panevojshme. 

“Biden i tha kryeministrit izraelit në bisedën e tij telefonike se ai duhet ta konsideronte të shtunën një fitore, sepse sulmet e Iranit kishin qenë kryesisht të pasuksesshme dhe demonstruan aftësitë superiore ushtarake të Izraelit”, tha një zyrtar i lartë i administratës.

John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha të dielën se aftësia për të parandaluar dëmtimin e gjerë ishte një demonstrim i “epërsisë ushtarake” të Izraelit dhe provë se Irani nuk ishte “fuqia ushtarake që pretendon se është.

Fier-Procedohen 6 shtetas per vepra te ndryshme penale

Fier/Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-F. M., 19 vjeç, banues në fshatin Cakran, E. L., 40 vjeç, banues në fshatin Varibop, dhe I. B., 54 vjeç, banues në fshatin Çerven, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjete pa targa.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në Mallakastër, pasi për motive të dobëta, ka thyer xhamin e dyqanit të një shtetaseje. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasja S. B., (pronare e dyqanit), pasi si rrjedhojë e konfliktit ka goditur vëllain e shtetasit E. D..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse SHBA vazhdon bashkëpunimin me Izraelin, bazat amerikane do sulmohen

Sardar Bagheri, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit tha se Irani i dërgoi një mesazh Shteteve të Bashkuara përmes ambasadës zvicerane duke paralajmëruar Uashingtonin se nëse bashkëpunon me Izraelin në veprimet e tyre të ardhshme të mundshme, bazat amerikane “nuk do të kenë asnjë siguri dhe do të sulmohen.

Bagheri tha se nga këndvështrimi i Iranit, operacioni ushtarak kundër Izraelit “ka përfunduar”.

Megjithatë, ai theksoi se forcat e armatosura iraniane mbeten në gatishmëri të lartë dhe janë të përgatitura të “veprojnë nëse është e nevojshme”, sipas një interviste në TV shtetëror IRINN të dielën.

Nëse regjimi sionist përgjigjet, operacioni ynë i ardhshëm do të jetë shumë më i madh”,tha Bagheri.

Regjimi sionist është një referencë iraniane për Izraelin.

“Veprimet e Izraelit në konsullatë u dënuan kështu që duhej të jepej një përgjigje”, shtoi Bagheri.

Autoritetet iraniane i kanë bërë të qarta sulmet erdhën si hakmarrje për një sulm të 1 prillit nga Izraeli, i cili shkatërroi një ndërtesë të konsullatës iraniane në kryeqytetin Damask.

Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin për të cilin Irani tha se vrau shumë zyrtarë, përfshirë Mohammed Reza Zahedi, një komandant i lartë i Gardës Revolucionare.

Megjithatë, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha për CNN se inteligjenca e tyre tregoi se ndërtesa nuk ishte një konsullatë dhe në vend të kësaj ishte “një ndërtesë ushtarake e forcave të Kudsit e maskuar si një ndërtesë civile”.

Greqi-Vdes në burg 36-vjeçari nga Lushnja, akuzohej për abuzim seksual

Delin Beqiri, 36 vjeç nga Bubullima e Lushnjës, ka ndërruar jetë në burgun e Koridhalos në Greqi. 36-vjeçari shqiptar ka qenë jashtë në oborrin e palestrës kur është rrëzuar.

Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë me ekipet e shpëtimit për ta dërguar në spitalin e Pireut, por ai ndërroi jetë. Makroskopikisht, vdekja e 36-vjeçarit shqiptar mund të jetë për shkaqe patologjike ose për përdorim të tepruar të drogës.

Për shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes së 36-vjeçarit shqiptar, pritet raporti mjeko-ligjor. Beqiri u arrestua nga policia para rreth një muaji pas denoncimit të thjeshtrës së tij për abuzim seksual. Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregëtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpata, 50 vjece, nga Bubullima e Lushnjes.

Policia menjëherë ka kryer kontrolle në banesat e Beqirit e Shpatës, ku ka gjetur dhe sekuestruar 14 gram marijuanë, 4 thika, 1 pistoletë sportive, 3 peshore, 1 grirës, 3 celularë dhe 15.000 euro. Jashtë banesave janë gjetur të fshehura 1 kg 491 gram marijuanë. Gjithashtu Shpatës i janë sekuestruar edhe 3275 euro.

Policia ka sekuestruar si provë materiale edhe të brendshme të 25-vjeçares. Gjatë marrjes në pyetje, 25-vjeçarja tha se ajo kërcënohej nga Delin Beqiri përmes videove që ai kishte gjatë akteve, ndërsa disa herë si shpërblim i jepte para dhe dhurata. Akti i fundit sipas saj, ka ndodhur midis orës 00.00 – 00.30 të 5 marsit, në banesën ku jetonin.

Irani nis sulmin ndaj Izraelit, mbyllen hapësirat ajrore

Irani ka nisur mbrëmjen e sotme sulmin hakmarrës ndaj Izraelit duke lëshuar dhjetëra drone kamikazë, të cilët raportohet se do të duan disa orë që të godasin objektivat.

Teherani kishte paralajmëruar prej ditësh se do të përgjigjej ashpër ndaj izraelitëve, pasi këta të fundit bombarduan konsullatën iraniane në Siri, duke vrarë 7 persona që ndodheshin brenda.

Sakaq, të dy vendet ashtu si edhe Jordania kanë njoftuar se do të mbyllin hapësirat e tyre ajrore këtë mbrëmje duke bërë që avionët në hyrje, nisje dhe tranzit të ndalohen të kalojnë apo të zbarkojnë.

Në pragun e varfërisë/ Mbi 500 mijë shqiptarë në rrezik. Ekspertët: Të përfshihen në skema sociale

Nëse ke më pak se 620 lek në ditë vlerësohesh i varfër, sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave, ndryshe nga viti 2021, ku kufiri i rrezikut të varfërisë ishte gati 100 lek më pak.

Përllogaritjet e INSTAT bazuar te anketa e të ardhurave dhe nivelit të jetesës zbulojnë se treguesi i rrezikut të varfërisë është 20.6% në 2022, me një rënie prej 1.4% nga viti në vit. Por edhe pse vihet re një përmirësim në shifra, sërish Shqipëria nuk ua kalon të dhënave të vendeve të Ballkanit si dhe ka një diferencë të dukshme nga mesatarja e Bashkimit Europian, e cila është 16.5%.

 “Hendeku që ekziston mes kostove të jetesës dhe nivelit të pagave mesatare në Shqipëri na radhit si një nga vendet me risk për të qënë të varfër”, tha Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.

Më shumë se 576 mijë shqiptarë janë në rrezik për të qenë të varfër dhe në bazë të grupmoshave, më të prekurit nga varfëria janë pensionistët.

 ‘Siç e dimë niveli i pensioneve është tepër i ulët krahasuar me BE apo rajonin. Kemi kosto jetese të lartë krahasimisht me vendet e Ballkanit, ku radhitemi të dytët pas Serbisë gjë që tregon që pikërisht pensionistët mund të jetojnë në varfëri relative, por le të themi që shpëtimi i tyre kanë qënë ndër vite remitancat, pra dërgesat e emigrantëve”, Radonshiqi.

Por çfarë zgjidhje propozojnë ekspertët e ekonomisë për të rritur mirëqënien sociale?

 “Duke përfshirë më shumë individë në skemën e ndihmave sociale, ndoshta ky risk do të ulej”, Radonshiqi.

Top Channel

Kostot e jetesës janë rritur, por shqiptarët duan markat dhe “luksin”

Coco Chanel ishte avangardë kur tha: “Luksi duhet të jetë komod, përndryshe nuk është luks”. Dhe konsumatorët janë përgjigjur.

Në një raport të fundit, McKinsey vuri në dukje se markat më të mira janë ato “që fokusohen te produktet luksoze, por dhe veshje sportive dhe kompanitë që kanë investuar në nisma të guximshme strategjike dhe operacionale për të nxitur shitjet më të mira”.

Në Shqipëri, ku traditat dhe moderniteti përplasen në mënyra të ndryshme, konsumi është një aspekt i rëndësishëm i kulturës së përditshme.

Ndërsa për shumë njerëz, koha dhe kostot për të blerë qoftë veshje apo dhe produkte të tjera është “luks” në kushtet e një ekonomie të reduktuar, është një pjesë e cila ka mundësinë që të shijojë kënaqësinë e tregtisë me marka të njohura.

Në ditët e sotme, një realitet i zakonshëm është rritja e çmimeve në shumë sfera të jetës: nga ushqimi dhe qiraja deri te veshjet dhe makinat.

Për shumë shqiptarë, kjo rritje duket se nuk i pengon në zgjedhjet e blerjeve, përjashtim bëjnë vetëm rastet kur nevoja bëhet e pashmangshme. Në vend të kërkojnë zgjidhje alternative ose të kufizojnë shpenzimet, ata vazhdojnë të kërkojnë produkte me emra të njohur, ndonëse kjo ndryshon nga një kategori në tjetrën.

Pse ndodh kjo? Pse, për shembull, një person mund të zgjedhë të paguajë më shumë për një artikull veshjeje të një marke të njohur, ndërkohë që mund të gjendet një alternativë më ekonomike dhe të cilën çdo person tjetër mund ta bëjë të njëjtin përdorim?

Sipas sociologëve, një përgjigje mund të kërkojë një hulumtim më të thelluar të identitetit të një personi dhe rolin që markat dhe produktet e tyre luajnë në të.

Në një kohë ku prezantimi personal është shumë i rëndësishëm, produktet me marka të njohura mund të shërbejnë si një mënyrë për të shfaqur statusin social, apo për të përmbushur një nevojë për njohuri dhe pranim në shoqëri. Dhe kjo bie në kontradiktë me përllogaritjet e fundit të Eurostat, sipas të cilave, ushqimi u merr pjesën më të madhe të tortës së të ardhurave mujore shqiptarëve.

Por, sociologia Marsida Simo, thotë se kjo nuk është e gjithë historia. Sipas saj, ndikimi i mediave sociale dhe globalizmi në përgjithësi nuk mund të injorohet.

“Në një botë ku imazhi dhe prezantimi janë të rëndësishëm, markat e njohura janë të pranishme si simbole të statusit dhe suksesit.

Megjithatë, kjo përplasje midis rritjes së kostove dhe dëshirës për marka të njohura sjell me vete edhe sfida të tjera. Ka një aspekt financiar, pasi për një numër të madh njerëzish, blerja e produkteve të markave të njohura mund të jetë një shpenzim që zë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit, duke sjellë sfida të vërteta për mbijetesën”, – shton ajo.

Dominojnë veshjet dhe çantat

Ndonëse Shqipëria është një treg i vogël, në sektorin e veshjeve, ka përfaqësi të firmave botërore. Lidhur me këtë, me kalimin e viteve, qendrat tregtare, jo vetëm që konkurrojnë mes tyre për markat që sjellin në Shqipëri, por kanë rritur edhe formatet e dyqaneve, me standardin ndërkombëtar.

Ndonëse dyqanet me ecuri më të mirë në Shqipëri janë ato që shënjestrojnë shtresën e mesme, hasim jo pak marka ndërkombëtare luksi, të cilat kanë klientët e tyre.

Sipas përfaqësuesve të disa emrave që operojnë në Shqipëri, si “Roger Tirana” që ka marka si “Vero Moda”, “Kocca”, “Hilfiger”, “Jack and Jones”, etj., në vendin tonë mbizotëron ende mendësia për autenticitetin e firmave dhe kjo i bën shqiptarët më skeptikë në blerje, si dhe nxiten nga ideja e të bërit blerje jashtë Shqipërisë.

Përfaqësuesit e shitjes së markës “PrimaDonna” në “Ring Center” kanë tjetër qëndrim. Sipas tyre, shitjet në vendin tonë janë rritur. Për këtë ka ndikuar fakti se kur markat e rëndësishme vijnë me përfaqësi zyrtare në një shtet, çmimet janë të unifikuara. Konsumatori shqiptar e gjen në të njëjtin çmim një veshje të caktuar, si në Tiranë, si në Romë.

Kjo mendohet se do të rrisë shitjet edhe më shumë në vitet e ardhshme, duke qenë se kërkesa ka qenë gjithmonë, por shqiptarët ose udhëtonin për t’i gjetur ose i porosisnin në faqe që funksionojnë si “personal shopper”, kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale.

Përfaqësuesit e markës “Alviero Martini” në Shqipëri deklarojnë për “Monitor” se, ka pasur rritje të numrit të blerjeve të produkteve të tyre, si çanta, rripa dhe aksesorë të tjerë, duke krahasuar vitet pas pandemike.

Sipas tyre, në mesin e blerësve ka edhe nga ata të kategorisë së shtresës së mesme, e cila mund “t’ia lejonte vetes” një çantë 300 euro, sikur vetëm një herë në jetë. Rritja e shitjeve mbështetet më së shumti mbi klientët besnikë, që i rikthehen dyqanit.

Sipas tyre, kryesojnë klientët me buxhet mbi mesatare, pasi luksi është elementi i parë që hiqet nga lista kur gjendja ekonomike nuk duket mirë.

Përfaqësuesit e markës “Pierre Cardin” shtojnë se, është rritur interesi i grave shqiptare për të blerë elemente arreduese në shtëpitë e tyre, me vlera më të larta, por është ulur kërkesa për aksesorë luksi vetjakë. Sipas tyre, zgjedhja e një byzylyku të kësaj marke apo veshjeje, është zëvendësuar me një mbulesë krevati apo tapet, të kualitetit francez, të cilat parapëlqehen më së shumti.

Po të kalojmë në sektorin e bizhuterive, drejtuesja e Pirro Argjendari, Alba Ruço thotë se, kërkesat për produktet e luksit ka ardhur në rritje krahas atyre për metal të çmuar, kryesisht ar i verdhë, pasi është rritur klasa me të ardhura të larta. Sipas saj, kërkesa për diamante është në rritje të vazhdueshme.

Trendi
Një sondazh nga Banka e Amerikës, i publikuar në fund të vitit të kaluar, vuri në dukje se pothuajse 40% e shpenzimeve për mallra luksoze erdhi nga njerëz që fitonin 50,000 dollarë në vit, ose më pak. Një shpjegim i mundshëm për këtë paradoks është se konsumatorët e rinj po refuzojnë konsumin e vazhdueshëm (mendoni modën e shpejtë) në favor të mallrave të ndërtuara për të qëndruar.

Sa po shiten veshjet e luksit

Në disa nga zonat tregtare më të njohura në Tiranë, si: “Arena”, “Coin” apo “Europian Trade Center” (ETC) apo edhe qendrat tregtare TEG dhe Ring, janë shtuar dyqanet që tregtojnë veshjet firmato.

Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”, që tregton veshjet e markës luksoze italiane “Boggi Milano”, pohon se kërkesa për këtë sektor ka qenë në rritje.

“Trendi i kërkesës ka qenë në rritje në vitin 2023 dhe presim që edhe në vitin 2024 të jetë i lartë. ‘Boggi Milano’ ka klientelën bazë besnike, por gjithashtu çdo muaj kemi klientë të rinj që shumë shpejt kthehen në klientë besnikë.

Mendoj se jetojmë në një epokë luksoze dhe kemi informacion të shpejtë për trendet e reja, ku kryesisht prezantohen nga marka luksoze”, – thotë znj. Xhabafti.

Ajo shton se këtë vit, ka pasur më shumë ndryshim çmimi te markat luksoze, ndërsa te markat mesatare, ndryshimi ka qenë minimal, ku kompanitë kryesisht kanë sakrifikuar marzhet e veta për të mos reflektuar rritje çmimi te klientët.

Sa duan shqiptarët “të duken”

Sipas Marsida Simo, në vendin tonë, vitet e fundit është vënë re një tendencë sikur “është turp të jesh i varfër”.

“Faktet dhe të dhënat tregojnë se nuk jemi një vend me mirëqenie ekonomike. Madje Eurostat, në fund të vitit 2023, konstatoi se 55% e shqiptarëve e perceptojnë veten të varfër, por kur vjen puna në publik, tendenca është të fshihet ky aspekt.

Kryesisht edhe te fëmijët apo të rinjtë ndihet dukshëm investimi te pamja e jashtme. Ndoshta prindërit, duke qenë se kanë kaluar vetë një fëmijëri me shumë mungesa, priren t’ua plotësojnë kërkesat fëmijëve, duke hequr nga vetja apo duke lënë gjëra të tjera edhe më të nevojshme”.

Sipas saj, edhe ndikimi nga rrjetet sociale nxit të rinjtë të duan jetën e luksit dhe dukjes.

“Të rinjtë marrin mesazhin se nëse je dukshëm i pasur, të tjerët të respektojnë më shumë dhe rritet prestigji. Megjithatë kjo në shumicën e rasteve realizohet me marka false apo ekzagjerime në veshje, të cilat tërheqin vëmendjen, por që nuk lidhen dukshëm me atë që ka brenda vetes personi.

Sado që të vishen këta persona, imitojnë apo ndriçojnë me bizhuteritë e tyre në publik, do vijë momenti kur do të përplasen me realitetin.

Dhe, më e keqja në të gjithë këtë, është fakti se për t’u dukur ‘bukur’ mund të bëjnë edhe veprimtari jo të ligjshme për të fituar të ardhura”, – përfundon sociologia.

Emerohet drejtori i ri i ‘Patentave’ne FIER

Eshte emeruar ne diten e sotme drejtori i ri rajonal i shërbimeve të transportit rrugor në Fier. Themion Mile eshte prezantuar ne diten e sotme ne krye te ketij institucioni, i drejtuar per 7 vjet me radhe nga paraardhesi i tij Bardhyl Kapaj .

Emerimi i Themion Mile ne krye te ketij institucioni vjen pas ndryshimeve te njoftuara me heret nga drejtuesi politik i qarkut Fier ne PS Taulant Balla .

Drejtuesi i ri i ketij institucioni Themion Mile vjen ne kete post pas nje periudhe te gjate kariere ne pozicione drejtuese ne institucione shteterore, si ne sektorin e naftes dhe ne administraten e Bashkise Fier .