Fier – Plag*sje me th*kë pas konfl*ktit mes fqinjëve, një i arrestuar dhe disa nën hetim

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 36 vjeç, banues në Verbas, Patos, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për fqinjin e tij, shtetasin Sh. Q., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 36-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin Sh. Q., ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte dhe me sende të forta, babanë e 36-vjeçarit, shtetasin A. G.. 41-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve.

Ish-presidenti Bamir Topi shkon në SPAK per çështjen e ’21 Janarit’

Ish-presidenti Bamir Topi shkon në SPAK, ku thuhet se do të pyetet për çështjen e 21 Janarit. Ai do te pyetet si person ne dijeni.

Protestat e dh*nshme , 20 fermerë grekë nën akuza të rënda

Autoritet greke kanë nisur një çështje penale me akuza të rënda ndaj të paktën 20 fermerëve që morën pjesë në incidentet e dhunshme të regjistruara të hënën me policinë në Heraklion dhe Hania.

Ndaj fermerëve janë ngritur akuza si tentativë vrasjeje në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, përdorim arme, lëndim i rëndë trupor, prishje e qetësisë dhe pengim i transportit.

Fermerët që dyshohet se luajtën një rol kryesor në episodet e shkatërruan makina patrullimi, sulmuan oficerët e policisë me gurë, duke plagosur nëntë persona. 4 persona janë arrestuar pas incidenteve në aeroporteve të Heraklionit dhe Hanias.

Në Patra, fermerët u përpoqën të futeshin në portin e qytetit dje, ndërsa po shqyrtojnë bllokimin e urës Rio-Antirio. Gjithashtu, të hënën pasdite, fermerët nga Karditsa bllokuan zyrën e Ministrit të Zhvillimit Rural, Kostas Tsiaras duke hedhur kashtë.

Gjendet trupi i pa jetë i nipit të Nehat Kullës, policia jep detajet

Klos / Informacion paraprak

Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Tregetimi i mishit nën hetim, kontrolle ne Fier e disa qytete per fshehje fitimesh dhe mungesë fiskalizimi

Tre biznese blegtorale që merren me blerjen dhe shitjen e gjësë së gjallë, e më pas me tregtimin e mishit të freskët, kanë fshehur 10 mln euro fitimeKëto biznese, në bilancet e tyre tregtare, kishin sasi të mëdha mishi të blerë, por nga ana tjetër këto shifra nuk përputheshin me shitjet, sepse tregtimi i këtij produkti te konsumatorët bëhej pa faturë. Ky aksion erdhi pas denoncimit të një qytetari. Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Task Forcën e Terrenit, ndërhynë në vendushtrimin e tre subjekteve Hallaçi në Kukës, Kazazi dhe Tafaj në Kavajë, ndërkohë është në hetim edhe një tjetër subjekt në qytetin e Fierit, ku u konstatua shkelje të legjislacionit tatimor si mos instalimi i sistemit të fiskalizimit dhe mos afishimi i listës së çmimeve.

Por ky aksion, sipas ekspertit të bujqësisë Ndoc Fasllia, nuk ka për qëllim vetëm luftën kundër informalitetit, por edhe shtimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit.Synimi kryesor i këtyre kontrolleve në radhë të parë është evidentimi i evazionit fiskal si dhe garantimi i të ardhurave për buxhetin e shtetit. Pra, e thënë thjeshtë, të shtojë të ardhurat në arkën e shtetit.”, shprehet Fasllia.

Këto aksione do të ishin më të dobishme nëse do të realizoheshin edhe me institucionet që garantojnë sigurinë ushqimore, pasi kështu jo vetëm që zhduket informaliteti, por garantohet edhe cilësia e produkteve.

Kontrollet e ushtruara nga Administrata Tatimore duhet të jenë të koordinuara me AKU-në, AKVMB-në dhe ISUV-in, por nga ana tjetër këto kontrolle duhet të mbështeten me fonde për krijimin e laboratorëve.”, shton eksperti i bujqësisë.

Vetëm deri më tani, gjatë vitit 2025, Administrata Tatimore ka zbuluar mbi 4 subjekte të mëdha blegtorale në shkelje, që fshehin të ardhurat nga biznesi i tyre.

BSH blen 15.1 mln valutë Europiane. Rënia nuk ndalet

Monedha europiane ka zbritur në një tjetër minimum historik ndaj lekut, teksa Banka e Shqipërisë ndërhyri duke blerë 15.1 milionë Euro në treg.

Prania e lartë euros nga turizmi dhe remitancat vazhdon ta mbajë presionin mbi kursin, duke forcuar më tej monedhën kombëtare.

Ne nje treg ku monedha euro dita dites po humbet terren, Banka e Shqipërisë ka blere 15.1 milionë euro në ankandin e planifikuar të blerjes së valutës, pjesë e kalendarit vjetor të blerjeve në funksion të objektivave të rezervës valutore.

Kjo nderhyrje vjen pasi të premten euro u këmbye me 96.57 lekë, niveli me i ulet i regjistruar me pare nga 96.59 lekeë qe u shenua javen e kaluar nga te dhenat zyrtare te Bankës së Shqipërisë

Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 5-10 milionë eurove, ndersa Institucioni qendror aktivizoi edhe raundin e dytë të blerjeve, duke shtuar 5.1 milionë euro të tjera një përpjekje e radhës për të zbutur rënien e euros

Këto ndërhyrje nuk janë të reja. Vitin e kaluar Banka e Shqipërisë bleu 933 milionë euro, ndërsa vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti janë blerë rreth 800 milionë euro.

Pavarësisht këtij volumi, kursi Euro-Lek është sërish në rënie, megjithëse me ritme më të ngadalta, aktualisht euro blihe me 96.2 dhe shitet me 97 lekë

Ekspertet nga ana tjeter theksojne se në kushtet kur ekonomia vijon të furnizohet me euro nga turizmi dhe remitancat presioni mbi kursin e këmbimit mbetet i lartë ndërsa ndërhyrjet e bankës qendrore po e zbusin, por jo neutralizojnë plotësisht forcimin e Lekut.

GREQI/ Fermerët nisin bllokimin e qyteteve, ndërsa autostradat thuajse të paralizuara

Bllokada e parë në qytetar nga protestuesit grekë do të bëhet në rajonin e Halkidikit që nga mesdita e nesërme në orën 12:00, dhe bllokimt do të ndodhin në të gjithë semaforët e Nikitit në zonën e Sithonisë.

Nisma është marrë nga bletërritësit dhe fermerët lokalë, të cilët në asamblenë e tyre të përgjithshme vendosën intensifikimin e mobilizimeve.

Në protestë pritet të marrin pjesë bletërritës me automjetet e tyre, si dhe fermerë me traktorë dhe kamionë bujqësorë nga Ormylia, Nikiti, Sykia dhe zona të tjera përreth.

Në vendngjarje do të zhvillohet një takim i ri i hapur, ku do të përcaktohet mënyra e vijimit të aksioneve.

Aristotelis Kassandrinos, anëtar i Shoqatës Profesionale të Bletërritësve të Halkidikit, një organizatë me rreth 400 anëtarë, tha për Agjencinë Athinë–Maqedonia (AMNA) se në shqyrtim janë disa skenarë proteste, përfshirë grumbullime para Prefekturës dhe, eventualisht, para zyrave të tatimeve.

‘Me mobilizimet tona synojmë të nxjerrim në pah problemet serioze që prekin sektorin primar dhe të kërkojmë zgjidhje të menjëhershme, duke shprehur solidaritet me kolegët tanë në të gjithë Greqinë,’ u shpreh ai.

Ndërkohë, autostrada kombëtare Athinë–Selanik vijon të jetë e mbyllur në drejtim të Athinës.

Autoritetet sinjalizojnë se gjatë pasdites pritet të mbyllet përkohësisht edhe drejtimi veri, në kahun e Selanikut, si pjesë e masave të sigurisë dhe kontrollit të trafikut.

Dash Sula: Kam marrë oferta për t’u bërë pjesë e institucioneve të shtetit

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula theksoi se në çdo post shtetëror që mund të marrë do të punojë vetëm për qytetarët shqiptarë dhe nuk do të mbajë as një anë partiake.

“Unë nuk kam frikë të përballem, sepse lirinë time integritetin nuk e deformojnë. Dhe hapësira ekziston nëse je korrekt dhe nëse ke integritet për të përmbushur detyrat. Dhe detyra nuk është ndaj PS dhe jo ndaj Ramës, por ndaj qytetarëve shqiptarë. Dhe unë në çdo pozicion që të jep do ta përmbush në respekt të qytetarëve shqiptarë.”, tha Sula.

Sula tha se ka marrë disa oferta nga kryeministri Edi Rama për të bërë pjesë e institucioneve të shtetit shqiptar.

Ai shton se ky veprim e bën Ramën më të përparuar se kundërshtari i tij politik.

“Kam marrë disa oferta për të kontribuuar në shtetin shqiptar. Unë kam vendosur që me ofertat që më bën kundërshtari im politik, Edi Rama, tregon që ka mentalitet më të përparuar dhe jo primitiv, ne kemi mbajtur gjallë PD dhe na përzuri nga shtëpia, ndërsa kundërshtari politik të fton për t’u bërë pjesë e institucioneve të shtetit shqiptar.”, tha Sula.

B/W