Barazim në Kushtetuese, pezullimi i Ballukut mbetet në fuqi

Pas një seance maratonë që zgjati mbi 10 orë, Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim mbi ankimimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut. Tetë gjyqtarët e pranishëm votuan në mënyrë të barabartë, duke mbyllur procesin me rezultatin 4 me 4.

Për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme, kërkesa e qeverisë për të shpallur pezullimin e Ballukut si antikushtetues u rrëzua, pasi barazia e votave pengoi arritjen e kuorumit të domosdoshëm për vendimmarrje.

Si pasojë, pezullimi i Ballukut mbetet në fuqi, ndërsa ankimimi i kryeministrit Rama konsiderohet i papranuar. Ky rezultat konfirmon se drejtësia funksionon sipas rregullave ligjore, edhe kur procesi përballet me debate dhe presione politike.

Miratohet ndërtimi i parkut fotovoltaik 128 MW në FIER

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Qeveria shqiptare ka miratuar zyrtarisht ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 128 megavat, në zonën Sheq-Marinas, Bashkia Fier. Projekti do të realizohet nga shoqëria “SOLEN ENERGY” sh.p.k. dhe nuk do të jetë objekt koncesioni apo skemash mbështetëse financiare.

Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon që ndërtimi, pajisja me leje dhe vënia në operim e impiantit të përfundojnë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit, ndërsa leja e operimit do të jetë për 49 vjet.

Sipas dokumentit zyrtar, parku fotovoltaik do të ndërtohet në tokë private në territorin e Qarkut Fier dhe do të shoqërohet me vepra ndihmëse për funksionimin e tij.

Një element i rëndësishëm i marrëveshjes është përfitimi i drejtpërdrejtë për shtetin shqiptar:

“SOLEN ENERGY” do t’i japë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë 2% të prodhimit vjetor të energjisë, në formë royalty, ose vlerën monetare të konvertuar të kësaj sasie, e cila do të derdhet në buxhetin e shtetit.

Shoqëria ka gjithashtu detyrimin:

  • të raportojë çdo 3 muaj mbi ecurinë e projektit;
  • të respektojë lejet dhe kushtet mjedisore;
  • të dorëzojë sigurim kontrate në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit;
  • dhe, sipas nevojës, të shesë një pjesë të prodhimit për furnizuesin publik.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të ushtrojnë mbikëqyrje periodike çdo tre muaj, për të garantuar që projekti zbatohet sipas standardeve teknike dhe ligjore.

Ky projekt konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rritjes së prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme dhe forcimit të pavarësisë energjetike të vendit, veçanërisht për zonën e Fierit dhe gjithë jugun e Shqipërisë.

Vendimi është firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Dh*në në familje në Fier, Cakran dhe Ferras – 3 persona në Prokurori

Policia e Fierit ka referuar në Prokurori disa raste të dhunës në familje që tronditën komunitetet e Fierit, Cakranit dhe Ferrasit.

Mes të referuarve janë:

  • A. S., 51 vjeç, banues në Cakran, i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.
  • L. O., 39 vjeç, O. O., 19 vjeç dhe një 17-vjeçar (babai dhe dy djemtë), të cilët sulmuan L. M., 43 vjeçe, motrën e L. O., dhe vajzën e saj të mitur, duke krijuar një situatë të rrezikshme për familjen në Fier.
  • M. T., 28 vjeç, banues në Ferras, për dhunë ndaj vëllait të tij.

Policia bën thirrje për të denoncuar çdo rast dhune në familje, ndërsa materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

Fier – Arrestime dhe ndjekje penale per dr*g* , shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor dhe dh*nës në familje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier vunë në pranga shtetasin A. D., 63 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur që ky shtetas të kryejë në Shqipëri, pjesë e mbetur nga dënimi 8 vjet e 8 muaj burgim, që i ka caktuar Gjykata e Milanos, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 34 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier, pasi shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin A. H., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat e rrugës. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 39-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. S., 42 vjeç, banues në Fier, pasi në servisin e tij u gjetën automjete pa dokumentacionin përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. S., 51 vjeç, banues në Cakran, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij;
-L. O., 39 vjeç, O. O., 19 vjeç dhe për një 17-vjeçar (babai dhe dy djemtë), pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetases L. M., 43 vjeçe (motra e shtetasit L. O.) dhe vajzës së saj të mitur;
-M. T., 28 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Gj., 37 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Miratohet nga Qeveria ,amnistia penale: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu! Ulje dënimi për 853 të dënuar

Qeveria miratoi sot Amnistinë Penale. Lajmin e konfirmon Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një deklarate pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ai thotë se 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgu dhe 853 të tjerë ulje dënimi. Mes tyre ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj. Numri real i përfituesve nga pushimi i ndjekjes penale është shumë më i lartë. 

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam Amnistinë Penale, nismën që prezantuam rreth një muaj më parë dhe nga sot ky vendim depozitohet në Kuvend. Nga të dhënat më të fundit të rakorduara me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Shërbimin e Provës si dhe Prokurorinë e Përgjithshme, rezulton se plot 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe 853 të tjerë ulje dënimi, ndërkohë nga Shërbimi i Provës amnistohen 5077 të dënuar me masa alternative. Për më tepër, duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta. Përveçse një akt i qartë human dhe një mundësi e dytë për rehabilitim dhe ri-integrim, ky është një hap konkret që ul presionin e popullimit të burgjeve dhe për të fokusuar drejtësinë aty ku rreziku shoqëror është real. Nuk bëhet fjalë për tolerancë ndaj krimit, por për një qasje të matur që synon riintegimin dhe përdorimin më efikas të drejtësisë penale teksa ne po punojmë për të ulur përdorimin e panevojshëm të paraburgimit, në përputhje me shqetësimet e drejta të ngritura nga Këshilli i Evropës si dhe standardet evropiane”, shprehet ministri Lamallari. 

Ministri i Drejtësisë thotë më tej në deklaratën e tij se pret që Parlamenti ta shqyrtojë projektligjin pa vonesa në mënyrë që amnistia të fillojë efektet e saj. 

“Objektivi ynë ambicioz është të kemi një sistem që di të ndëshkojë fort kur duhet, por edhe të japë një shans për t’u rikthyer në shoqëri. Drejtësia nuk është vetëm ndëshkim, por edhe një mundësi e dytë e drejtuar nga humanizmi dhe rehabilitimi. Falënderoj të gjitha institucionet që kontribuuan në këtë proces dhe pres që Parlamenti ta shqyrtojë projektligjin sa më parë, në mënyrë që efektet pozitive të amnistisë të ndihen nga mijëra familje shqiptare”, deklaron Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari. Nga kjo amnisi nuk përfitojnë subjektet e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posacme për Korrupsionit dhe Krimit e Organizuar. 

Projektligji i amnistisë do të depozitohet në Kuvend, ku do të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare dhe më pas kalon për miratim në seancë plenare.

Aks*dent në tunelin e Murrizit/ Dy automjete përplasen, njëra ndahet më dysh

Pamje tronditëse nga tuneli i Murrizit tregojnë pasojat e një aksidenti të rëndë rrugor, ku janë përfshirë dy automjete.

Siç shihet në foto, një prej makinave është dëmtuar aq rëndë sa është ndarë pothuajse më dysh, duke treguar fuqinë e përplasjes.

Ngjarja ka ndodhur ne afersi te tunelit duke shkaktuar frikë dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë aks rrugor.

Deri në këto momente, nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka viktima apo të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia për të bërë verifikimet e nevojshme.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për normalizimin e trafikut.

Mishi i importit pushton tregun shqiptar, vendasit nuk konkurrojnë dot me çmimet

Mishi i huaj po zë gjithnjë e më shumë hapësirë në tregun shqiptar, duke dominuar furnizimin dhe duke ushtruar presion të fortë mbi prodhimin vendas. Të dhënat zyrtare të importeve për vitin 2025 tregojnë se Shqipëria është kthyer në një treg të varur nga mishi i ardhur nga jashtë, me diferenca ekstreme çmimesh për kilogram.

Nga përpunimi i shifrave rezulton se mishi është importuar nga dhjetëra vende, me çmime që variojnë nga vetëm 46 lekë/kg deri në 6,460 lekë/kg, një hendek që tregon jo vetëm pabarazi në origjinë, por edhe një strukturë tregu të mbështetur fort te importi.

Në krye të listës për mishin më të shtrenjtë renditet Kili, me rreth 6,460 lekë/kg, ndonëse sasia e futur është simbolike – vetëm 173 kg. Pas tij vjen Japonia me 3,577 lekë/kg për vetëm 2.8 ton, ndërsa Australia dhe Uruguai shfaqen me çmime shumë të larta, përkatësisht mbi 2,650 lekë/kg dhe rreth 1,440 lekë/kg.

Edhe vende si Botswana, Irlanda, Austria, Maqedonia e Veriut dhe Argjentina regjistrojnë çmime nga 500 deri mbi 1,500 lekë/kg, sërish për sasi të vogla, por që rrisin mesataren e përgjithshme.

Në anën tjetër të tabelës janë vendet që furnizojnë Shqipërinë me mish shumë të lirë. Sllovakia kryeson me vetëm 46 lekë/kg, e ndjekur nga Belgjika, Sllovenia, Lituania dhe Greqia, me çmime nën ose rreth 100 lekë/kg.

Brazili, nga i cili vjen edhe volumi më i madh i importit, ka një çmim mesatar prej 189 lekë/kg, ndërsa Italia rreth 198 lekë/kg. Pikërisht këto tregje me çmime të ulëta përbëjnë bazën e furnizimit masiv të tregut shqiptar.

Këto shifra tregojnë se tregu nuk dominohet nga importet “premium”, por nga mishi i lirë i huaj, i cili po konkurron drejtpërdrejt prodhimin vendas. Për fermerët shqiptarë, të cilët përballen me kosto të larta prodhimi, energjie dhe ushqimi për bagëtitë, konkurrenca me mishin e importuar me çmime nën 200 lekë/kg është praktikisht e pamundur.

Importet me çmime shumë të larta nga Japonia, Kili apo Australia mbeten simbolike dhe të destinuara për konsum të specializuar, por nuk ndikojnë në tregun masiv. Ndikimin real e ka mishi i lirë nga Europa Lindore dhe Amerika Latine, i cili sot përbën boshtin e furnizimit të Shqipërisë.

Në këtë panoramë, mishi i importit jo vetëm që ka “pushtuar” tregun, por po e zhvendos gjithnjë e më shumë mishin vendas në periferi të konsumit

Ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i përgjithshëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Vendimi për emërimin e tij u mor sot gjatë mbledhjes së qeverisë. 

Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend. Emërimi i tij vjen në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturat e qeverisë.