Humbi a*men e shërbimit! U dogj në makinën në Llogara

humbi arma e shërbimit! U dogj në makinën në Llogara

Ish/efektivi i DVP Berat, që u gjet i djegur sot në “Qafën e Llogarasë” brenda automjetit të tij, ishte efektiv i Forcave Operacionale “Shqiponjat”.

Më pas, për shkak të problemeve psikologjike u transferua në Postën e Policisë Poliçan, ku për shkak se humbi armën e shërbimit ju vendos “masë disiplinore”.

Xhelo nuk dha dorëheqjen nga policia, por u përjashtua nga radhët e policisë.

Ky në foto është Artjon Xhelo, ish/punonjësi i policisë që u vetëdogj pasditen e sotme brenda automjetit të tij.

Artjol Xhelo,32-vjeç, banues në fshatin Banaj në bashkinë Dimal, ka punuar disa vite në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat si pjesë e Forcave Operacionale “Shqiponjat”.

Në vitin 2023, Xhelo kishte shfaqur probleme të shumta të depresionit dhe për këtë arsye DVP Berat e largoi nga Forcat Shqiponja dhe e transferoi në Postën e Policisë në Poliçan.

Aty u fol që efektivit të policisë Artjol Xhelo i humbi arma e shërbimit dhe DVP Berat i dha një masë disiplinore dhe e përjashtoi nga radhët e Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve të brendshme në DVP Berat, ish/efektivi i policisë Artjol Xhelo kishte probleme të theksuara të depresionit dhe psikologjike.

Xhelo u gjet i djegur brenda makinës së tij, tip BMW,rreth orës 14:35 të ditës së sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendit e quajtur “Qafa e Llogarasë” dhe trupi i pajetë u gjet i djegur në sediljen e shoferit.

Edhe pse grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, dyshohet se 32-vjeçari Xhelo dogji veten ditën e sotme brenda makinës së tij në Llogara.

Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij dënohen me kërkesë të Prokurorisë Berat për 3 vepra penale ’ 

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat u shpallën fajtor dhe dënuan shtetasit P.Sh. ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror për veprën penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin’ parashikuar nga neni 197/1 i Kodit Penal dhe shtetasi A.Sh., djali i tij, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal dhe “Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar” parashikuar nga neni 294/1 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane u shfaqën lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.

Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo software të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online.

Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.

Ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.

Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.

Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, vijmë në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit P.Sh dhe A.Sh. kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Rezulton përfundimisht e provuar se i pandehuri A. Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.

Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy Usb brenda në banesën e të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Për sa më sipër, në përfundim të hetimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Berat kërkoi dhe u pranua nga gjykata:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit P. Sh., për kryerjen e veprës penale të “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” parashikuar nga neni 197/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;

2. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim;

3. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, të urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin për një afat prej 2 (dy) vite e 8 (tetë) muaj me kusht që brenda kësaj periudhe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me zyrën e Shërbimit të Provës së vendbanimit të tij;

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit A. Sh. për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim;

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit A. Sh. për kryerjen e veprës penale të “Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar” parashikuar nga neni 294/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vite burgim;

6. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim;

7. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, të urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin A.Sh. për një afat 2 vite e 8 muaj me kusht që brenda kësaj periudhe të mos kryejë vepër tjetër pnale; dhe 

8. Në zbatim të ne nit 35 të Kodit Penal të pandehurin A.Sh., i hiqet e drejta të ushtrojë funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Digjet makina ne Llogara, dyshohet per nje person te djegur brenda automjetit

Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë, konkretisht në zonën që të çon drejt antenave. Brenda makinës është gjetur trupi i një personi të djegur.

Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht. Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme.

Pak minuta më vonë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Këto janë informacionet paraprak

Fier | Procedime penale dhe aksident rrugor, njoftim i Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. N., banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasi B. N. dhe bashkëshortja e tij, pasagjere në automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasja V. K., 65 vjeçe, banuese në Fier, është rrëzuar aksidentalisht në banesë dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Emërohet drejtuesi i ri i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Qarkun Fier

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier është prezantuar sot drejtuesi i ri i Sektorit të Qarkullimit Rrugor për Qarkun Fier. Detyrën e shefit të këtij sektori e ka marrë Ermir Shehaj.

Emërimi i tij vjen pas largimit nga kjo detyrë të ish-drejtuesit Altin Dervishi, i cili është caktuar në një funksion tjetër brenda strukturave të Policisë së Shtetit.

Gjatë prezantimit, u theksua rëndësia e forcimit të masave për rritjen e sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e disiplinës së drejtuesve të mjeteve në rrugët e qarkut Fier. Drejtuesit e policisë i uruan suksese Ermir Shehajt në detyrën e re, duke kërkuar angazhim maksimal në përmbushjen e objektivave institucionale.

Berisha :“Betejë, deri në qeveri teknike!”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është treguar i prerë në qëndrimin e tij, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës, pas ngjarjeve që rrodhën pas zgjedhjes Avokatit të Popullit. 

Në një dalje për mediat, Berisha pohoi se opozita do të nisë betejën me protesta, deri në qeveri teknike. 

“Nuk ka më bashkëpunim me mazhorancën e krimit dhe drogës. Ne nisim betejën tonë si rrugën e vetme për qeveri teknike.
Adriatik Lapaj ka nisur një aksion që e mbështet. Ai zotëri ka vendosur që të bëjë maksimumin e tij. Kaq mund të them për të.”, tha ai.

Zbulohen porositë e Ramës për deputetët e PS-së

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zhvilluar me Grupin Parlamentar të PS ka bërë të qartë se deputetët e PS duhet të jenë aktiv, sidomos në zonat ku janë zgjedhur. Rama ka theksuar se duhet të jenë në takime me elektoratin.

Gjithashtu mësohet se Rama u ka kërkuar deputetëve të përqendrohen te ligjet e rëndësishme që lidhen me integrimin e BE.

Mblidhet sot grupi parlamentar i PS, i pranishëm Rama, pritet edhe Balluku

Sot mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste

Këtë të hënë në orën 10:00, mblidhet Grupi Parlamentar i PS.

Mësohet se të pranishëm në këtë mbledhje do të jenë kryeministri Edi Rama, por edhe zëvendëskryeminisytrja Belinda Balluku.

Kujtojmë se pak minuta para mbledhjes së grupit socialist, Sekretariati i Etikës në Kuvend rrëzoi mëngjesin e sotëm kërkesën e Partisë Demokratike, për përjashtimin e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla nga punimet parlamentare.