Roja bregdetare e Vlorës shpëton dy turistët

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i vijnë në ndihmë dy shtetasve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte pësuar defekt në motor dhe kishin mbetur në det të hapur.

Gjatë ditës së sotme, DVKM Vlorë ka marrë njoftim se dy shtetas të huaj, në bordin e një mjeti lundrues që ndodhej rreth 5 milje në det të hapur, përballë Gjirit të Gramës, kishin nevojë për ndihmë.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, ku mjeti lundrues i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi është nisur drejt koordinatave të dhëna, për të bërë të mundur lokalizimin dhe ndihmën ndaj dy shtetasve, të cilët rrezikoheshin edhe për shkak të dallgëve. Njëkohësisht, patrulla kufitare tokësore ka mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm velieren.

Pavarësisht kushteve të vështira, pas disa orësh ndërhyrjeje dhe në koordinim e bashkëpunim me ekuipazhin e Rojës Bregdetare, u bë e mundur shoqërimi i velieres dhe drejtimi i saj i sigurt në gjirin e Portopalermos. Dy shtetasit e huaj ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare vijon të jetë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve, duke garantuar sigurinë në hapësirat detare dhe ndihmën e menjëhershme në çdo situatë emergjente.

3 shqiptarë humbin jeten në aksident Gjermani! Po ktheheshin nga një festë familjare

Mediat gjermane kanë zbuluar detaje të reja rreth aksidentit tragjik rrugor që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme pranë qytetit Koblenz, në Gjermani, që i mori jetën 3 shqiptarëve dhe mbetën të plagosur disa të tjerë.

Sipas Bild, viktimat janë një burrë 53-vjeçar dhe dy gra, të moshës 47 dhe 65 vjeç. Raportimet tregojnë se ata së bashku me 6 persona të tjerë mes moshës 20 dhe 66 vjeç po ktheheshin nga një festë familjare në Hesse.

Aksidenti ndodhi rreth orës 3:05 të mëngjesit, sipas policisë. Gjetjet fillestare tregojnë se një minibus me nëntë vende doli nga rruga dhe u përmbys. Në aksident nuk u përfshinë automjete të tjera, sipas policisë gjermane. Megjithatë, një makinë tjetër kaloi mbi “rrënoja” pas aksidentit.

Shkaku i aksidentit mbetet i paqartë. Identitetet e disa prej personave në minibus ende nuk janë gjetur. Policia tha se përveç shqiptarëve në automjet kishte edhe shtetas të huaj.

Personeli i emergjencës në vendin e aksidentit në Rheinland-Pfalz u trondit gjithashtu nga numri i viktimave.

“Është një aksident vërtet i tmerrshëm”, i tha një zëdhënës i policisë Agjencisë Gjermane të Shtypit.

Autostrada fillimisht u mbyll plotësisht midis Koblenzit dhe Ochtendungut herët këtë mëngjes pasi operacionet e shpëtimit zgjatën me orë të tëra.

Greqi/ U mblodh me shokët për festën e beqarisë, 30-vjeçari mby*et në det një javë para dasmës

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Greqi. Mësohet se një 30-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mesditën e sotme në plazhin Kathisma të Lefkadës në Greqi, pasi u mbyt nga dallgët e forta për shkak të motit të keq, teksa notonte.Sipas miqve të tij, të cilët ishin të pranishëm në momentin tragjik, ata të tmerruar e panë 30-vjeçarin të nxirrej në breg nga dallgët, pa ndjenja.

Gjithashtu i riu me origjinë nga Trikalla kishte shkuar në Lefkadë me miqtë për të festuar së bashku festën e beqarisë, të cilën e kishin planifikuar prej kohësh, pasi javën e ardhshme pritej të martohej.

Roja bregdetare dhe ekipi i urgjencës mjekësore (EKAV) arritën ta nxjerrin nga uji dhe ta transportojnë me ambulancë në spitalin e Lefkadës, por i riu kishte ndërrur jetë.

Zjarr në Lazarat/ Rrezikohen disa banesa

Një zjarrë ka përfshirë pasditen e sotme lagjen Kordhocë të njësisë administrative Lazarat. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me barëra të thata.Gjithashtu flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesat pranë zonës së djegur, duke krijuar panik te banorët.

Po ashtu era e fortë ka favorizuar edhe më shumë përhapjen e zjarrit. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të MNZ Gjirokastër, të cilët konstatuan se zjarri ishte në përmasa të mëdha.

Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Gjenden të v*ekur 5 skiatorë ne Alpet Zviceriane

Pesë skiatorë janë gjetur të pajetë pranë majës Rimpfischhorn në Alpet Zvicerane, pas një operacioni intensiv kërkimi nga shërbimet e emergjencës. Alarmi u ngrit të shtunën, kur ski të braktisura u zbuluan në një lartësi rreth 4,000 metrash mbi nivelin e detit.

Ekipet e shpëtimit, përmes kërkimeve ajrore dhe tokësore, zbuluan trupat pranë akullnajës Adlergletscher, në rajonin jugperëndimor të Zvicrës, afër kufirit me Italinë veriore.

Autoritetet njoftuan se identiteti i viktimave nuk është konfirmuar ende, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në zhvillim.

Bolieri shkëputet dhe i b*e në ko*ë/ Humb jetën 52-vjeçari 

Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht këtë mesditë në kryeqytet.

Mësohet se i ndjeri me iniciale B.H ishte duke punuar në banesën e një tjetër personi për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit.

Por gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. 

Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit.

Shqipëria nis identifikimin elektronik të kafshëve

Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në sistemin europian të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve të shoqërimit, pas një marrëveshjeje mes Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë (UPMVSH).

Marrëveshja, e firmosur më 30 prill 2025 nga drejtori i AKVMB-së, z. Sulejman Kulolli, dhe presidenti i UPMVSH-së, Dr. Ervin Resuli, parashikon që vetëm veterinerët e licencuar do të kenë të drejtën ligjore për mikroçipimin dhe pasaportimin e qenve dhe maceve.

Ky sistem i ri garanton gjurmueshmëri, mbrojtje të mirëqenies së kafshëve dhe përforcim të sigurisë shëndetësore, duke ndihmuar në kontrollin e sëmundjeve zoonotike si tërbimi, lehismaniaza, echinokokoza dhe toksoplasmoza.

Unioni Europian i Veterinerëve të Praktikës (UEVP), një nga organizatat më të rëndësishme europiane në këtë fushë, ka përshëndetur publikisht marrëveshjen më 23 maj 2025. Sipas UEVP-së, ky është një hap strategjik që vendos Shqipërinë në përputhje me standardet europiane dhe e bën atë pjesë aktive të sistemit veterinar të BE-së.

“Shqipëria nuk është më jashtë sistemit, por pjesë aktive e tij. Marrëveshja AKVMB–UPMVSH është një model për të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratën zyrtare të UEVP-së.

Ky zhvillim vjen pak muaj pas pranimit të UPMVSH-së si anëtare me të drejta të plota në UEVP, duke rritur dukshëm rolin e Shqipërisë në vendimmarrjen europiane për sigurinë veterinare dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

-SCAN-

FIER-Tentuan të vr*snin me s*pate një shtetas, vihet në pranga një nga autorët e dyshuar.

Fier

Tentuan të vrisnin me mjet prerës një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga një nga autorët e dyshuar. Punohet për kapjen e autorit tjetër.

Paraditen e djeshme, njoftohemi se në fshatin Shtyllas, është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë kapën dhe shoqëruan një nga autorët e dyshuar.

Shtetasi P. P. dhe djali i tij, shtetasi N. P., dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (sopatë), shtetasin Ll. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. P., 63 vjeç, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit N. P., 40 vjeç, banues në fshatin Shtyllas.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (sopatë), me të cilën autorët goditën 58-vjeçarin.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.