Rama per pezullimin e Ballukut: Skandaloze dhe e pajustifikueshme, stopohet puna e një ministrie!

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në mbledhjen e grupit parlamentar te Partisë Socialiste ku po prezantohet nisma ligjore për ndryshime në ligj sa i përket pezullimit të zyrtarëve të lartë. 

“Boshllëku ndodhet në trutë e atyre që nuk i dhanë drejtim bazuar në frymën e Kushtetutës dhe modelin e ndarjes së pushteteve në të gjithë planetin. Natyrisht kur them boshllëku kam parasysh jo persona të veçantë por kulturën e dobët demokratike dhe të shtetit ligjor që ka Shqipëria për shkak të traditës. Ai që e bën të pa pranueshëm pezullimin nga një prokurori dhe gjykatës në një seancë paraprake pa nisur ende gjyqi për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti që pezullimi nuk cënon personin. Pezullimi cënon funksionin. Funksioni që solli në vëmendjen tuaj kreu i Komisionit të Ligjeve si pjesë e këtij grupi nismëtar për ndryshim. Janë funksione që nuk zbatohen dot pa personin. Nuk pezullohet vetëm vajtja në punë e një individi, por puna e institucionit. Ajo ministri nuk ka më kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave. Kaq duhet të mjaftonte për të mbyllur një debat absurd dhe të mos hidheshin 100 vetë pas një budallai që hodhi një gurë në lumë”, tha ai.

PS mbledh grupin, prezantohen ndryshimet në ligj për pezullimin e ministrave

Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku po prezantohet ndryshimi ligjor sa i përket nismës së kryeministrit Edi Rama mbi imunitetin e ministrave. 

Ulsi Manja ka deklaruar se pezullimi nga detyra është ndërhyrje e tërthortë e gjyqësorit në pushtetet e tjera dhe është baraz me shkarkimin. Bëhet fjalë për ndryshimin e nenit 242 të procedurës penale.

“Të shtohet rrethi i subjekteve që nuk mund të pezullohen. Propozojmë që gjykatat të mos mund të pezullojnë. Ndryshimi nuk heq përgjegjësinë penale apo pengon hetimin. Të mos pezullohen ministrat, Avokati i Popullit, Presidenti, kryeministri, zv kryeministri. Projektligji përfaqëson një ndërhyrje të balancuar, nuk zgjeron imunitetit, nuk cënon pavarësinë e drejtësisë dhe nuk cënon pavarësinë e prokurorisë”, tha ai.

Publikohen dosjet Epstein: Lista me 300 emra të fuqishëm tr*ndit SHBA-në dhe botën

Nga Bill Gates te Beyoncé – Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, i dërgon Kongresit listën përfundimtare të personazheve të famshëm të përmendur në dokumentet e deklasifikuara për Jeffrey Epstein.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka njoftuar se janë publikuar të gjitha dosjet që lidhen me çështjen ndaj financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, në përputhje me Seksionin 3 të Aktit të Transparencës së Dosjeve Epstein.

Në letrën drejtuar Kongresi i Shteteve të Bashkuara, të publikuar më 14 shkurt, Bondi përfshiu një listë përfundimtare me rreth 300 individë të profilit të lartë, të cilët janë përmendur të paktën një herë në dokumentet e deklasifikuara. Në këtë listë përfshihen emra si Bill Gates, Kim Kardashian dhe figura të tjera publike.

Sic njofton Dailymail,  administrata e presidentit Donald Trump ka bërë publike miliona email-e, fotografi dhe dokumente që lidhen me hetimet dhe procedurat ndaj Epstein. Publikimi është realizuar në disa faza gjatë muajve dhjetor dhe janar, pas një procesi të gjatë shqyrtimi nga punonjës federalë.

Sipas dokumentit, lista përfshin persona që “janë ose kanë qenë zyrtarë qeveritarë ose persona të ekspozuar politikisht” dhe që rezultojnë të përmendur në materialet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA. Zëvendësi i saj, Todd Blanche, theksoi se emrat shfaqen në një “larmi të gjerë kontekstesh”.

Në dosje përmenden gjithashtu figura politike dhe artistike, përfshirë familjen e ish-presidentit Barack Obama dhe këngëtarin Bruce Springsteen. Ndërkohë, rasti Epstein ka pasur pasoja të gjera ndërkombëtare, përfshirë ndikimin në reputacionin e figurave si Prince Andrew, i cili u tërhoq nga detyrat mbretërore pas polemikave të lidhura me çështjen.

Autoritetet kanë theksuar se përmendja e një personi në dosjet e publikuara nuk nënkupton fajësi apo përfshirje në veprimtari të paligjshme. Publikimi i plotë i dokumenteve konsiderohet si mbyllja zyrtare e procesit të deklasifikimit të dosjes Epstein, një çështje që prej vitesh ka pasur ndikim të madh në politikë, biznes dhe opinionin publik.

Sipas letrës së publikuar nga Bondi, në listën përfundimtare janë përfshirë edhe Diana Ross, Melinda Gates, Tucker Carlson, Beyoncé dhe Meghan Markle, duke përbërë një katalog gjithëpërfshirës të personazheve të famshëm të përmendur në dosje.

Letra shton se “Asnjë e dhënë nuk u mbajt ose u redaktua ‘në bazë të turpit, dëmtimit të reputacionit ose ndjeshmërisë politike, duke përfshirë edhe atë ndaj ndonjë zyrtari qeveritar, figure publike ose dinjitari të huaj’.”

Ligji dhe Publikimi i Dosjeve

Akti i Transparencës së Dosjeve Epstein, i cili po zbatohet nga administrata pas nënshkrimit të tij nga Donald Trump më 19 nëntor 2025, kërkon publikimin e të gjitha të dhënave të paklasifikuara që lidhen me Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtoren e tij të dënuar, Ghislaine Maxwell.

Sipas ligjit, vetëm elementët që mbrojnë identitetin e viktimave, detajet e hetimeve aktive dhe materialet e abuzimit seksual me fëmijë mund të redaktohen. FBI ka vlerësuar se numri total i viktimave të Epstein mund të kalojë 1,000.

Organizimi i Dosjeve

  1. Jeffrey Epstein
  2. Ghislaine Maxwell
  3. Regjistrat e fluturimeve dhe udhëtimet
  4. Individët e përfshirë në aktivitetet kriminale të Epstein
  5. Detaje mbi entitetet korporative, jofitimprurëse, akademike ose qeveritare të lidhura me Epstein
  6. Marrëveshjet e imunitetit që përfshijnë Epstein dhe bashkëpunëtorët e tij
  7. Komunikimet e brendshme të Departamentit të Drejtësisë
  8. Komunikimet lidhur me shkatërrimin e provave të Epstein
  9. Dokumentacioni i ndalimit dhe vdekjes së Epstein

Bondi gjithashtu sqaroi se çfarë informacioni ishte mbajtur e fshehur gjatë publikimit të dosjeve, duke respektuar ligjin dhe sigurinë e viktimave..

Skema Kombëtare- 52 milionë euro u ndanë mbi 65 mijë fermerë

Skema Kombëtare e Subvencioneve 2025 mbështeti 65,435 fermerë në të gjithë vendin, me një fond total prej 5.1 miliardë lekësh apo 52 milionë eurosh. 
Përmes tetë masave mbështetëse, fermerët u subvencionuan për blegtorinë, bletarinë, prodhimin në serra, kultivimin e bimëve mjekësore – aromatike, fermat organike, certifikimin GlobalG.A.P., si edhe për naftën në punimet e mekanizuara në bujqësi.
Numri më i lartë i përfituesve ka qenë për naftën që përdoret për punime të mekanizuara në bujqësi, ku në total pagesat kanë shkuar për 50.062 përfitues dhe janë hedhur në llogaritë e tyre personale bankare sipas sipërfaqes së tokës që kanë deklaruar. 
Ndërkohë një numër të lartë përfituesish ka pasur edhe blegtoria, ku janë financiuar 3791 blegtorë për tufën bazë të matrikuluar gjedhë dhe 5275 për tufën bazë të matrikuluar të imta. 
4135 përfitues, me nga 1 mijë lekë për koshere janë bletarë në të gjithë vendin. 
1307 fermerë kanë përfituar pagesa për fara, fidanë dhe inpute të tjera. 
751 përfitues janë në sektorin e bimëve aromatiko-mjekësore, 110 përfitues të fermave organike dhe 4 përfitues për certifikimin Global Gap. 
Nëse do të bënim një mesatarizim të fondit total të shpërndarë nga Skema Kombëtare dhe numrit të fermerëve përfitues, rezulton se mesatarisht një fermer ka përfituar rreth 795 euro mbështetje. 
Kjo mbështetje kontribuon drejtpërdrejt në uljen e kostove, rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në të gjithë vendin.
Ndërkaq, vendimi për skemën kombëtare 2026 pritet të miratohet së shpejti dhe këtë vit parashikohet të ketë ndryshime të kritereve, duke synuar targetim më të mirë të fermerëve.

310 mln € për aksin Kakavijë-Janinë

Kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë-Kakavijë, një projekt I rëndësishëm ndërkufitar, i cili synon rritjen e sigurisë rrugore, uljen e kohës së udhëtimit dhe forcimin e lidhjeve mes Greqisë, Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në terren, kanë filluar punimet përgatitore, të cilat përfshijnë pastrimin e zonës nga bimësia, ndërhyrje dhe nivelim i terrenit me mjete të rënda, duke shënuar nisjen konkrete të ndërtimit të rrugës së re.

Kontrata për realizimin e projektit, me vlerë 310 milionë euro, është firmosur në dhjetor 2024. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Infrastrukturës në Greqi, Dimitris Anagnopulos, aksi pritet të përfundojë brenda katër viteve. Aksi Janinë – Kakavijë, do të ketë gjatësi totale prej 70 kilometrash dhe do të jetë vazhdim i Autostradës Joniane, duke lidhur Janinën me pikën kufitare të Kakavijës. Ai konsiderohet boshti më perëndimor vertikal i Autostradës Egnatia, dhe është pjesë e rrjetit kryesor evropian të transportit (TEN-T).

Projekti ndahet në dy segmente: Janinë-Kalpak, 46.4 km me trase të re dhe 6 nyje pa kryqëzim në nivel dhe Kalpak – Kakavijë, 23.1 km, që përfshin modernizimin e rrugës ekzistuese deri në kufi.

Rruga është projektuar për shpejtësi 100 km/orë, me dy korsi për çdo drejtim dhe korsi emergjence. Gjerësia totale e autostradës do të jetë 22.25 metra, e pajisur me barriera sigurie dhe ndarje qendrore. Me përfundimin e këtij aksi, udhëtimi nga Athina deri në kufirin me Shqipërinë do të zgjasë rreth 4 orë e 30 minuta, nga 6 orë aktualisht, ndërsa në periudha me trafik të shtuar, koha mund të arrijë deri në 8-9 orë.

Rruga do të lidhë drejtpërdrejt Autostradën Joniane me Egnatian, do të lehtësojë trafikun rreth Janinës, si dhe do të përmirësojë aksesin drejt aeroportit të Janinës dhe zonës industriale të qytetit, si dhe do të krijojë lidhje më të shpejtë me portet e Igumenicës dhe Patrës.

Projekti, pritet të forcojë lidhjet ekonomike dhe lëvizjen ndërkufitare, duke përmirësuar ndjeshëm aksesin për rajone si Konica, Florina dhe Kastoria, si bashkëpunim mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Procedime penale në Fier e Lushnjë për kanosje online, dh*në në familje dhe vj*dhje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit E. M., 32 vjeç, banues në Kanada, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale një shtetase.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit H. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, për ushtrim dhune ndaj bashkëjetueses së tij.

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi M. M., 69 vjeç, banues në fshatin Murriz, i cili ka kallëzuar se gjatë natës i është vjedhur një transformator i energjisë elektrike i vendosur në pronën e tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Po ashtu, është paraqitur shtetasi V. M., 57 vjeç, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të nënës së tij, shtetases Dh. M., 86 vjeçe. Policia po punon për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokuroria e Fierit për veprime të mëtejshme.

Fier: Dy shtetase nga Venezuela u merren celularët pas një konflikti

Ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në lagjen Konferenca e PezësFier, dy shtetase me origjinë nga Venezuela, përkatësisht 19 dhe 21 vjeçe, janë konfliktuar për motive të dobëta me një shtetas ende të paidentifikuar.

Gjatë konfliktit, ky shtetas dyshohet se u ka marrë dy celularë, me qëllim që të mos njoftonin Policinë. Strukturat e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Rama:Gjyqësori s’mund të marrë kompetencat, nesër depozitoj nismën për të adresuar “boshllëkun”

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në nisje të podcastit të tij Flasim rastin e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke paralajmëruar ndërmarrjen e një nisme ligjore pas asaj që e cilësoi si “mosmarrje e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë/;.

Rama deklaroi se çështja nuk lidhet me individin, por me parimin e ndarjes së pushteteve kushtetuese. Sipas tij, vendimi gjyqësor për pezullimin e një ministri si masë sigurie penale ka nxjerrë në pah një boshllëk ligjor dhe institucional, duke shtuar se në një sistem pa kulturë të konsoliduar demokratike, përveç frymës së Kushtetutës, nevojitet edhe përcaktim i qartë ligjor.

Kryeministri theksoi se gjykatat kanë të drejtë të vendosin masa sigurimi për çdo person nën hetim, por shtoi se disa funksione shtetërore, si ai i ministrit, paralizohen nëse titullari pezullohet nga detyra. Sipas tij, pezullimi i ministrit prodhon në praktikë të njëjtin efekt me shkarkimin, ndërsa emërimi dhe shkarkimi i ministrave, sipas tij, janë kompetenca ekskluzive të ekzekutivit.

Rama u shpreh se drejtësia duhet të jetë e pavarur dhe se aktualisht është e tillë, por theksoi se pavarësia e saj nuk duhet të ndërhyjë në pavarësinë e pushteteve të tjera, si ekzekutivi dhe legjislativi.

Ai njoftoi se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të hënën do të depozitohet një nismë ligjore për të adresuar “boshllëkun e konstatuar”. Sipas Ramës, nisma do të dorëzohet në cilësinë e deputetit, në bashkëpunim me kreun e grupit parlamentar Taulant Balla dhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja.

Kryeministri shtoi se nisma do t’i paraqitet grupit parlamentar dhe procesi do të jetë transparent, me prezantimin që do të bëhet në prani të mediave.

“Dua të ndalem edhe për një sqarim të nevojshëm lidhur me konkluzionet e mbledhjes së grupit parlamentar këtë javë pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sepse përsëri, si zakonisht, fillon qarkullon në ajër një tymnajë interpretimesh nga më të ndryshmet. Edhe një herë tjetër, nuk është çështja tek personi, çështja është tek parimi dhe në këtë rast nuk është tek parimi abstract, por është tek parimi i ndarjes së panegociueshme të pushteteve kushtetuese, që të thotë: një vendim gjyqësor për pezullimin nga detyrat e një ministri, në kuadër të një mase sigurimi penal, ka nxjerrë në pah një boshllëk që është një boshllëk që ekziston sa në koka prokurorësh e gjykatësish dhe, edhe në legjislacionin tonë, përderisa në këtë vend pa kulturë të konsoliduar demokratike, dhe me një drejtësi të pavarur, në moshë shumë të mitur, nuk mjafton fryma e Kushtetutës që është shumë e qartë, po duhet edhe gërma e ligjit, madje gërmë për gërmë për gërmë, qoftë edhe për gjëra elementare si kjo.
Gjykata në ushtrimin e kompetencave të saj ka të drejtë të vendosë masa sigurimi për çdo person nën hetim, këtë nuk e diskuton askush dhe askush nuk është mbi ligjin e këtu biem dakord të gjithë, të paktën të gjithë me fjalë, por unë bie dakord edhe me vepra. Por në të njëjtën kohë ka disa funksione, ku hyn edhe ai i ministrit, të cilat paralizohen nëse ministri pezullohet.

Pra, faktikisht nëse ti thua që “unë pezulloj një minister”, “unë pezulloj Presidentin e Republikës”, “unë pezulloj Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” dhe ku di unë disa të tjerë që mbulojnë funksione të padelegueshme, faktikisht, ti prodhon një pasojë të menjëhershme të barabartë me shkarkimin, sepse nuk është pezulluar thjesht personi, siç mund të ndodhë me një drejtor, punën e të cilit e bën dikush tjetër, por është pezulluar funksioni.

Ndërkohë që, pikërisht për shkak të funksionit, emërimi apo shkarkimi i ministrit, nuk është gjëkundi kurrë në asnjë vend të botës mund ta them me plot gojën tani, sepse nuk e ka nxjerrë dot kush një rast, kur në një vend të botës, kjo kompetencë është e një prokurori dhe një gjykatësi në një seancë paraprake, drejtësia duhet të jetë e pavarur.

Sot ajo është e pavarur dhe duhet të mbetet përgjithmonë e pavarur, por pavarësia e pushtetit gjyqësor mbaron aty ku fillon pavarësia e dy pushteteve të tjera, legjislativit dhe ekzekutivit, të cilat ndër të tjera kanë edhe të drejtën dhe detyrën të emërojnë apo të shkarkojnë ministra dhe kjo e drejtë dhe detyrë, nuk ndahet me gjyqësorin, nuk i takon gjyqësorit dhe nuk mund të lejohet që ta marrë gjyqësori.

Gjithsesi, tanimë kur as Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për rastin konkret, ne do të kalojmë përtej rastit konkret dhe të hënën në cilësinë e deputetit, unë, së bashku me Kryetarin e grupit Taulant Balla dhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pra, me tre firmat tona do të depozitojmë nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë. Nisma do t’i paraqitet fillimisht, Grupit Parlamentar në mbledhjen e tij të fillim javës, ditën e hënë në mëngjes, dhe do të jetë transparente edhe për opinionin publik, pasi prezantimi i nismës do të bëhet me praninë e medias”, tha Rama.