Prindërit protestë kundër infektimeve me salmonelë: Shteti inekzistent!

Mbahet sot protesta e prindërve përpara Bashkisë Gramsh në lidhje me infektimin me salmonelë për 14 fëmijë të kopshtit numër 1. 

Ajo që vihet re është një pjesëmarrje e ulët në protestë, kur një nga prindërit shprehet se ndodh për shkak të frikës së pushimeve nga puna. 

Ai shprehet se askush nuk është interesuar për fëmijët dhe reagimi nga shteti sipas tij ka qenë inekzistent.
Sipas tij nuk ka pasur asnjë orientim se si duhet të veprohet, duke pasur parasysh që salmonela është ngjitëse dhe prej saj mund të infektohen edhe persona të tjerë në familje e jo vetëm. 

“Përgjigjen e kam marrë dje pas disa sherreve në kopsht, nuk na jepnin përgjigje që kishim për ta marrë që të shtunën.
Thonin që nuk jepet kështu përgjigja. Nuk kemi parë asgjë nga ana e tyre. Përderisa është një sëmundje ngjitëse, mbase duhej një person mbase nga infektivi të na orientonte se si duhej të veprojmë. Askush as nuk na ka pyetur se si është fëmija.
I kam marr fëmijës vetëm një mjekim që i kam marrë me lekët e mia.
Nga shteti nuk kemi parë asnjë lëvizje, nuk është gjëkundi.
Pjesëmarrja në protestë është e ulët sepse ne i njohim dhe kanë frikë se mos ikin nga vendete punës. Por mua përpara fëmijës tim nuk më intereson asgjë. Dum të zbardhet e drejta.
Me sa shohim është një tender që i është dhënë një biznesi jashtë qytetit tonë”, tha ajo.

Shqipëria mes 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë

Shqipëria renditet e 10-ta në rreth 40 vende të Europës për rritjen e lartë të çmimeve të ushqimeve ndërmjet 2015-mars 2023.Të dhënat që burojnë nga Indeksi i Harmonizuar që BE përdor për të krahasuar ndryshimin e çmimeve në Europë tregon se që nga 2015-ta, Turqia kryesoi për rritjen e lartë të inflacionit të ushqimeve për shkak të valëve të inflacionit të viteve të fundit dhe në anën tjetër Zvicra kishte rritjen më të ulët.

Indeksi shqiptar i çmimeve të ushqimeve dhe pijeve jo alkoolikë shënoi në mars të këtij viti 167 % (2015=100), çka do thotë se nga viti 2015 deri në mars 2025 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 67 për qind një nga nivelet më të larta në Europë.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rriten 14% më shumë se mesatarja e BE-së në këtë periudhë. Eurostat e rendit Shqipërinë në vendin e 10 në 40 ekonomi, teksa para nesh renditet vende me zhvillime jo të zakonta, me inflacion shumë të lartë (p.sh. Turqia 1,470, Hungaria 210).

Shqipëria gjithashtu kishte rritjen më të fortë të çmimeve edhe në Rajonin e Ballkanit, duke përjashtuar Serbinë.

Rritja më ritme të lartë të çmimeve të ushqimeve në krahasim me vendet e tjera në Europë dëmton e konvergjencën afatgjatë ( arritjen e standardeve të jetesës së BE).

Në njërën anë presioni në konsum nga vizitorët e huaj dhe në tjetrën plakja e popullsisë po krijojnë një mjedis me çmime më të larta edhe në vijimësi. Zhvillimet pozitive në turizëm nuk po nxisin prodhimin bujqësor dhe vendi ka rritur varësinë e furnizimeve me ushqime nga importi vitet e fundit. Teksa kjo varësi po rritet mungojnë politikat që adresojnë kostot strukturore të zinxhirit të furnizimit ushqimor.

Për të zbutur pasojat e inflacionit të lartë pas luftës në Ukraine të gjitha vendet europiane, përfshirë edhe ato të rajonit aplikuan politika agresive në rritjen e pagave dhe pensioneve. Shqipëria ka bërë disa ndërhyrje sidomos në sektorin publik, por ende mbetet pas.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro.

Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

Makina perfundon ne kanal, humb jeten 28 vjecari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”.

Mësohet se shtetasi 28vjeç ka humbur kontrollin e automjetit. Më pas ka përfunduar në një kanal me ujë. I riu ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:50, në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”, shtetasi S. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka rënë në një kanal me ujë dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Roja bregdetare e Vlorës shpëton dy turistët

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i vijnë në ndihmë dy shtetasve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte pësuar defekt në motor dhe kishin mbetur në det të hapur.

Gjatë ditës së sotme, DVKM Vlorë ka marrë njoftim se dy shtetas të huaj, në bordin e një mjeti lundrues që ndodhej rreth 5 milje në det të hapur, përballë Gjirit të Gramës, kishin nevojë për ndihmë.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, ku mjeti lundrues i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi është nisur drejt koordinatave të dhëna, për të bërë të mundur lokalizimin dhe ndihmën ndaj dy shtetasve, të cilët rrezikoheshin edhe për shkak të dallgëve. Njëkohësisht, patrulla kufitare tokësore ka mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm velieren.

Pavarësisht kushteve të vështira, pas disa orësh ndërhyrjeje dhe në koordinim e bashkëpunim me ekuipazhin e Rojës Bregdetare, u bë e mundur shoqërimi i velieres dhe drejtimi i saj i sigurt në gjirin e Portopalermos. Dy shtetasit e huaj ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare vijon të jetë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve, duke garantuar sigurinë në hapësirat detare dhe ndihmën e menjëhershme në çdo situatë emergjente.

3 shqiptarë humbin jeten në aksident Gjermani! Po ktheheshin nga një festë familjare

Mediat gjermane kanë zbuluar detaje të reja rreth aksidentit tragjik rrugor që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme pranë qytetit Koblenz, në Gjermani, që i mori jetën 3 shqiptarëve dhe mbetën të plagosur disa të tjerë.

Sipas Bild, viktimat janë një burrë 53-vjeçar dhe dy gra, të moshës 47 dhe 65 vjeç. Raportimet tregojnë se ata së bashku me 6 persona të tjerë mes moshës 20 dhe 66 vjeç po ktheheshin nga një festë familjare në Hesse.

Aksidenti ndodhi rreth orës 3:05 të mëngjesit, sipas policisë. Gjetjet fillestare tregojnë se një minibus me nëntë vende doli nga rruga dhe u përmbys. Në aksident nuk u përfshinë automjete të tjera, sipas policisë gjermane. Megjithatë, një makinë tjetër kaloi mbi “rrënoja” pas aksidentit.

Shkaku i aksidentit mbetet i paqartë. Identitetet e disa prej personave në minibus ende nuk janë gjetur. Policia tha se përveç shqiptarëve në automjet kishte edhe shtetas të huaj.

Personeli i emergjencës në vendin e aksidentit në Rheinland-Pfalz u trondit gjithashtu nga numri i viktimave.

“Është një aksident vërtet i tmerrshëm”, i tha një zëdhënës i policisë Agjencisë Gjermane të Shtypit.

Autostrada fillimisht u mbyll plotësisht midis Koblenzit dhe Ochtendungut herët këtë mëngjes pasi operacionet e shpëtimit zgjatën me orë të tëra.

Greqi/ U mblodh me shokët për festën e beqarisë, 30-vjeçari mby*et në det një javë para dasmës

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Greqi. Mësohet se një 30-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mesditën e sotme në plazhin Kathisma të Lefkadës në Greqi, pasi u mbyt nga dallgët e forta për shkak të motit të keq, teksa notonte.Sipas miqve të tij, të cilët ishin të pranishëm në momentin tragjik, ata të tmerruar e panë 30-vjeçarin të nxirrej në breg nga dallgët, pa ndjenja.

Gjithashtu i riu me origjinë nga Trikalla kishte shkuar në Lefkadë me miqtë për të festuar së bashku festën e beqarisë, të cilën e kishin planifikuar prej kohësh, pasi javën e ardhshme pritej të martohej.

Roja bregdetare dhe ekipi i urgjencës mjekësore (EKAV) arritën ta nxjerrin nga uji dhe ta transportojnë me ambulancë në spitalin e Lefkadës, por i riu kishte ndërrur jetë.

Zjarr në Lazarat/ Rrezikohen disa banesa

Një zjarrë ka përfshirë pasditen e sotme lagjen Kordhocë të njësisë administrative Lazarat. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me barëra të thata.Gjithashtu flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesat pranë zonës së djegur, duke krijuar panik te banorët.

Po ashtu era e fortë ka favorizuar edhe më shumë përhapjen e zjarrit. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të MNZ Gjirokastër, të cilët konstatuan se zjarri ishte në përmasa të mëdha.

Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Gjenden të v*ekur 5 skiatorë ne Alpet Zviceriane

Pesë skiatorë janë gjetur të pajetë pranë majës Rimpfischhorn në Alpet Zvicerane, pas një operacioni intensiv kërkimi nga shërbimet e emergjencës. Alarmi u ngrit të shtunën, kur ski të braktisura u zbuluan në një lartësi rreth 4,000 metrash mbi nivelin e detit.

Ekipet e shpëtimit, përmes kërkimeve ajrore dhe tokësore, zbuluan trupat pranë akullnajës Adlergletscher, në rajonin jugperëndimor të Zvicrës, afër kufirit me Italinë veriore.

Autoritetet njoftuan se identiteti i viktimave nuk është konfirmuar ende, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në zhvillim.