Rama: Aeroporti i Vlorës nuk u hap këtë vit, shpresoj të respektohet kontrata në pranverë

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së fundvitit, deklaroi se premtimi i aksionerëve për hapjen e Aeroportit të Vlorës brenda këtij viti nuk u mbajt. Ai sqaroi se vonesa erdhi si pasojë e një konflikti mes aksionerëve, por theksoi se puna ka vijuar.

Rama u shpreh se qeveria pret që të respektohet kontrata, e cila parashikon hapjen e aeroportit në pranverën e vitit të ardhshëm. “Fjala për hapjen këtë vit nuk u respektua. Tani presim të respektohet letra, që është pranvera e vitit të ardhshëm”, tha kryeministri.

Aksident në Lushnjë- Fier, përplasen 3 automjete

Aksident me përfshirjen e tre mjeteve në aksin rrugor Lushnje Fier. Aksidenti ka përfshirë dy mjete Audi dhe një Benz Mercedez.

Policia e qarkullimit në vendngjarje po disiplinon trafikun e rënduar në autostradë dhe po dokumenton ngjarjen. Dy ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes por asnjë nga personat e përfshirë në aksidentin me tre mjete nuk ka lëndime serioze dhe ambulancat janë kthyer bosh.
Mjeti tip Benz pasi është përplasur ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës.
Fatmirësisht vetëm dëme materiale nga aksidenti ku trafiku është rënduar së tepërmi edhe pasi në vendngjarje kanë mbërritur 6 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikësit e Lushnjes për të pastruar aksin rrugor nga plastikat dhe vaji i makinave që është derdhur në rrugë në mënyrë që të mos ketë probleme të mëtejshme

Rama/“Pensionet do të rriten nga janari”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar konferencën e fundvitit me gazetarët ku ka bërë një përmbledhje të punëve të vitit që sapo mbyllet, si dhe projektet për 2026-ën. Sipas tij, ky vit parashikohet që të mbyllet me një rritje ekonomike 3.9%. Kreu i Ekzekutivit u shpreh se në janar do të nisë rritja e pensioneve.

Duke filluar nga janari, pensionet do të rriten siç e kam thënë dhe më parë dhe siç është shpjeguar gjerë e gjatë dhe nga ministrat përkatës, përtej indeksimit, pra indeksimi nuk është rritje e pensionit në kuptimin për të cilin flasim, por është një mekanizëm që lidhet me çmimet, ndërkohë që rritja që ne do bëjmë, do të jetë domethënëse vit pas viti. Dhe kështu pensioni urban me vite të plota pune, duke filluar nga janari do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj, gjë që do të dyfishohet në janarin e 2027, trefishohet në janarin e 2028 dhe katërfishohet në janarin e 2029 dhe kështu me radhë dhe kjo vlen për të gjitha shifrat që do të jap;

Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 000 lekë në muaj, pensioni rural do të rritet me 1 000 lekë në muaj, pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj, pensioni i invaliditetit do të rritet me 600 lekë në muaj dhe kështu me radhë”.

I pyetur nga SCAN TV lidhur me projektet energjetike, kryeministri theksoi se sot kemi 700 megavat që prodhohen nga energjia diellore dhe 400 megavat të instaluara nga vetëprodhuesit, që në total janë 1200 megavat plus në portofolin e Shqipërisë.

Sa i përket infrastrukturës, Rama e konsideroi Tunelin e Llogarasë një supersukses dhe renditi edhe investimet e tjera në këtë sektor.

Më në fund këtë vit u hap edhe Tuneli i Murrizit, “tuneli i syrit të keq”, dhe ndërkohë ajo që vlen shumë të theksohet është puna e bërë për hekurudhat. Këtë vit u sigurua financimi për linjën Vorë-Hani i Hotit, janë 350 milionë euro që i janë dhënë Shqipërisë. Ka vazhduar konsolidimi i korridorit të 8-të hekurudhor, një projekt me rëndësi të madhe rajonale. Segmenti Durrës-Rrogozhinë është mbështetur me 120 milionë euro, ndërsa për segmentin Rrogozhinë-Pogradec është në përfundim faza e projektimit të detajuar.

Në të njëjtën kohë janë hedhur edhe themelet për projektet e tjera strategjike: linjat hekurudhore Porto Romano-Sukth-Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhja me aeroportin e Vlorës, si dhe linja Durrës-Prishtinë, me të cilën po punohet me Qeverinë e Kosovës.

Si rezultat i rritjes së të ardhurave nga tatimet dhe doganat në buxhetin e shtetit janë 628 miliard lekë të ardhura të shtetit.

Ndërkohë që siç e dini janë miratuar disa politika të reja qoftë sa i përket paketës fiskale me marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe me projektligjin e faljes së detyrimeve të prapambetura tatimore dhe doganore, qoftë përsa i përket skemës së re të kompensimit të TVSH-së me 10 % për fermerët bazuar në praktikat më të mira të Bashkimit Europian”.

Sipas kryeministrit Edi Rama, edhe gjatë vitit 2026 do të vijojë financimi në rritje për sektorin e mbrojtjes, ku sipas tij, Shqipëria do të prodhojë dronët luftarakë, sistemet anti-dronë dhe porositë e para janë kryer. Ndërkohë, në 6-mujorin e pare, sipas kryeministrit pritet të shihen edhe produktet e para.

“Shqipëria 1-sh për Prokurimet Publike”, Rama : Po, kam takuar përfaqësues të kompanisë turke që ndërtuan tunelin e Llogarasë!

Screenshot

Kryeministri Edi Rama ka pranuar hapur se para bërjes së tenderit për tunelin e Llogarasë, është takuar me përfaqësues të kompanisë turke, ndërsa shtoi se kjo ishte pjesë e detyrës së tij. 

Ai tha në konferencën e përvitshme për mediat, se ai takon përfaqësues të kompanive të huaja, ndërsa i fton ata që të investojnë në Shqipëri. 

Pse i keni takuar përfaqësuesit e kompanisë turke në Ankara 2 muaj para se të fitonin tenderin e tunelit të Llogarasë?
Edi Rama: 
Kam takuar përfaqësues kompanish pafund. I kam takuar që çke me atë punë. I kam thënë ‘hajdeni në Shqipëri’, patjetër, kjo është detyra ime. Por nga kjo, tek pjesa që pas 3 muajsh fitoi tenderin dhe pastaj komenti e fitoi me çmim, e fitoi pa çmim janë si ato të Shvejkut, “unë jam kaq vjeç, mora rrugën për Durrës, sa vjeç ishte gjyshja ime”? Unë nuk hyj tek këto. Dhe përsëris nuk është faji juaj, por mënyra si argumentohet në këtë vend. Prokurimet publike këtu, Shqipëria është njëshi në rajon. Kryetari i KPP është personalitet ndërkombëtar në fushën e prokurimeve, e dini ju që iu ngrit akuzë 1 javë para se të hynte në garë për t’u rizgjedhur. Po të shohësh shifrat e punës së komisionit dhe agjencisë së PP që drejton negociatorja tjetër, janë të vlerësuara ndërkombëtarisht për të gjitha transformimet që kanë bërë. Ju ngrit akuzë dhe u pengua që të hynte në garë për t’u rizgjedhur. Një aset, ka mbaruar shkollën me medalje ari.

“16 mijë faqe të sjella nga SPAK nuk janë prova për Ballukun”, Rama: Po të isha në Këshillin e Mandateve do t’u thoja çohu e ikni dhe kthehuni me një dosje në Kuvend

Screenshot

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp ka komentuar çështjen ‘Balluku’. Ai ka vijuar me mbrojtjen e Ballukut, ndërsa theksoi se ato 16 mijë faqe nuk janë prova hetimi për Ballukun.

Edi Rama: keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie për rastin konkret nga ana jonë? As unë dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit, por kuy rast ndryshon sepse ka ardhur tek ne, nuk është një rast në rrugën e pushtetit gjyqësor të cilin si shumë raste të tjera në këtë rast prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë.

Kur rasti vjen në derën tonë, flas të pushtetit legjislativ, atëherë pushteti legjislativ duhet të shprehet, nuk është noter i prokurorisë.

Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie është gati gjykatë. Nuk do të doja ta kisha përmendur 16 mijë faqe dhe prova sepse ajo më provon, më ka provokuar që ditën e parë, po të isha unë në këhsillin e mandative, do tit hoja cojhuni ikni dhe kthehuyni me një dosje për parlamentin e deputetit. E dini ju ca janë ato 16 mijë faqe.

Nuk janë produkt I hetimit se ska si të jenë, janë 16 mijë faaqe ku janë future brenda kontrata, studime, arkivi I ministrisë futur brenda.

Mashtrimet në WhatsApp”/ Policia e Shtetit apel qytetarëve

Policia e Shtetit informon qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”, e cila synon marrjen e kontrollit të llogarive të përdoruesve.

Njoftimi:

Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”.

Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.

Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve:

• Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura;

• Të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale;

• Të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Two step verification) në aplikacionin “WhatsApp”;

• Të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit po monitoron situatën dhe fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve që ofrojnë votime, çmime apo përfitime të menjëhershme.

Fier /Arrestohet 44-vjeçari që g*diti me mjet prerës punonjësin e sigurisë në Spitalin Rajonal

Specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë ndërmarrë veprime procedurale gjatë 24 orëve të fundit, ku u arrestua shtetasi Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal Fier, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reagon Gjykata Kushtetuese per ceshtjen ,Balluku, ja procedurat që do ndiqen

Deklarata e GJK:

Në vijim të deklaratave mediatike publike, të bëra nga subjekte të ndryshme që ushtrojnë funksione publike ose private, në lidhje me procedurën e ndjekur dhe rezultatin e votimit për vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr.118, datë 19.11.2025, dhe nr.120, datë 22.11.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, Gjykata Kushtetuese i përgënjeshtron këto deklarata si tërësisht të pavërteta.

Gjykata Kushtetuese risjell në vëmendje se bëhet fjalë për një procedurë gjyqësore kushtetuese në vijim e sipër dhe se, në datën 22.01.2026, do të marrë në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe subjekte të interesuara Presidentin e Republikës, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për të garantuar procesin e rregullt, sipas standardeve kushtetuese, dhe për të shmangur çdo mundësi paragjykimi, qoftë edhe në dukje, ftohen të gjithë aktorët dhe personat e përfshirë në këtë diskutim publik që të tregohen të matur dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyre, duke mos përgojuar gjyqtarë individualë apo institucionin e Gjykatës Kushtetuese në tërësi.

Gjykata Kushtetuese rithekson përkushtimin e saj për ushtrimin e funksionit kushtetues me transparencë dhe respekt të plotë të procedurave kushtetuese e ligjore, duke i bërë përsëri thirrje të gjithë aktorëve për respektimin e integritetit dhe autoritetit të saj, me qëllim sigurimin e besimit të publikut dhe garantimin e pavarësisë së vendimmarrjeve gjyqësore, të cilat në asnjë rrethanë nuk duhet të ndikohen nga çdo keqinformim për publikun, nga cilido subjekt të vijë ai.