Kryebashkiaku Erion Veliaj reagon perseri nga qelia

Shteti me Uacap”
Mirëdita e veç mbarësi për secilin prej jush, sidomos ata që agjërojnë. Zoti ua pranoftë!
Por, meqë shejtani nuk merr pushim, detyrohem edhe unë të luftoj përditë me mexhelisin social, nga burgu ku jam kyçur pa gjyq, prej një letre anonime, një vetingu ilegal të 20 vjetëve jetë, pa asnjë akuzë formale dhe falë një prokurori lunatik e një gjykatësi politik.
Ju tregova 3 shtyllat patetike për burgosjen time: As kam ikur nga Shqipëria. As kam prishur prova. As përbëj rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Argumenti i fundit, por edhe më i dëshpëruari i Ols Dados është tekstualisht ky, shkruar nga dështaku violinist dora vetë (fq 277): “Sjellja e shtetasit Erion Veliaj, kur bëhet fjalë për komunikimin e përdorur me hetuesit e BKH-së dhe “kurajon” e shfaqur për t’i lënë të shkruara mesazhet e tij intimiduese në adresë të organit procedues, dëshmon qartë personalitetin e këtij të fundit”.
Në fq 361 “copy&paste” këtë e rithotë edhe Erjoni tjetër, kasapi Bani, për të arsyetuar lënien time në burg pa akuzë zyrtare. Se që ta dini ju, copy&paste është e gjithë dosja: ça shkruan prokurori, e noterizon gjykatësi, pa marrë as mundimin ta perifrazojë dhe këta të dy i lidh edhe literalisht Partia Demokratike.
Po sa turp ama, për jurisprudencën!
Lejomëni ta zbërthej pak këtë arsyetim sigurimsash: Në datën 28 dhjetor udhëtoj për takim me Bankën Botërore në Uashington. Në nisje të avionit, më merr bashkëshortja, e shqetësuar se njëfarë Samet Gurguri, emër i panjohur me numër të panjohur, e kishte ftuar të kthehej edhe një herë në SPAK, ku kishte qenë më parë për 9h e 30 min deri në kufijtë e ezaurimit fizik e mendor, përballë fustanxhiut Ols Dado.
Në gjendje të rënduar psikologjike, nën mjekim dhe mes lotësh, e vetme me djalin, më thotë se është totalisht e panikosur, që ditë të shtunë, një ditë pushimi në vigjilje të Vitit të Ri, e gjendur edhe në mes të një sulmi histerik hienash të gjirizave politikë e mediatikë, i thuhet me një sms nga një i panjohur hajde sërish në SPAK!
Po unë? Besoj bëra atë që do të bënte çdo burrë, i rashë telefonit të numrit anonim për të kuptuar se cili nëpunës shteti komunikon me Whatsap të shtunën në sabah me një grua, nënë, në prag të Vitit të Ri? Numri nuk u përgjigj.
Teksa avioni bëhej gati për nisje, duke qenë se u bë e përsëritur, që sapo largohesha nga jashtë vendit, Olsi i sulej familjes sime, i shkruaj me sms këtij Sametit “është ditë e shtunë – sabat, shabat – edhe Perëndia pushoi të shtunën” dhe i kujtoj se është “turp kjo përndjekje e përsëritur e sime shoqeje sapo unë largohem nga vendi, e i them thuaji Ols Dados boll e molestove gruan time”.
Tekstin e plotë e ka Ols Kafka, autori i këtij Procesi absurd, rrëmbyesi i telefonave tanë, që helbete kur s’ka asnjë provë rrëmon si ata perversët në telefona e vrima çelsi.
Pas këtij teksti “të rëndë” rezulton se Samet Gurguri është “intimiduar” dhe i ka kërkuar Olsit të shtojë akuzat e të përligjë burgimin tim (ose Olsi është intimiduar dhe i ka kërkuar adashit tim kasap të më mbyllë brenda se largqoftë hakmerrem me të – kushedi si e ka imagjinuar Olsi hakmarrjen time fatale!).
Po nëse na qenka “intimiduar” kaq shumë, si qenka e mundur që Gurgurit i hapëm derën edhe në 31 Dhjetor, ku erdhi në Bashkinë e Tiranës dhe këqyri dokumente, pa pyetur për rregullat e hyrje-daljeve në një institucion shtetëror, u ul edhe në kompjuterat e stafit dhe kërkoi lloj-lloj informacioni, të cilin e mori një më një? Madje, nga “intimidimi i madh” që i bëra unë, Erioni, me një sms normale, Sameti në 31 Dhjetor qëndroi në Bashki deri në orën 18.00 të pasdites, edhe pse dihet se në ditën e fundit të vitit zonjat e çdo institucioni lihen të lira pak më herët se orari zyrtar për t’u marrë me përgatitjen e darkës së Vitit të Ri. Por, jo! Sameti na ishte kail të qëndronte në Bashkinë e Tiranës edhe për ndërrimin e viteve dhe ne ishim të gatshëm që ta mbanim aty sa të kishte qejf. E nuk besoj se Sameti ta ketë parë këtë lloj respekti as nga koleget e tij në godinën e SPAK.
Ah, i bëra edhe një kërkim në Google këtij Sametit e më doli një specialist në Spital të Fierit, aktivist i Partisë Demokratike, dega Libofshë, dhe komentues i rregullt kundër partizanëve, antifashistëve dhe komunistëve gjakatarë. Unë jam shumë i lumtur që PD-ja ka degë në Libofshë, pluralizmi në çdo cep të Shqipërisë është shenjë e një demokracie aktive. Jam gjithashtu i ngazëllyer që aktivistë si Sameti i japin Partisë së Kënetës kohën, energjinë dhe statuset e tyre – gjaku i ri për kërma si Saliu është jetik për mbijetesën e kufomës së tij politike.
Por, si zyrtar shtetëror, Sameti duhet të çojë një fletë-thirrje, me letër e me vulë, siç ia çon çdo vrasësi – e siç do duhet t’ia çonte edhe plasësit Shkëlzen apo vrasësit Sali. Nuk besoj se Sameti atyre u shkruan “o Sali” ose “o Zeno”, siç më thotë mua “o Erion”. Dhe nuk besoj jo e jo, se e zgjon Arminën apo Lirinë të shtunave në mëngjes, pasi i ka mbajtur nga 9h më parë (s’di t’i ketë thirrur ndonjëherë megjithëse për fondacione jotransparente dhe mbathje transparente janë nona), për t’u thënë “ejani edhe i her knej nga SPAKu”.
Saliu me siguri do e kish djegur të gjallë Sametin në turrën e druve poshtë ballkonit, para se t’i çonte selam me ndonjë dru mbas koke teksa i intimiduari im ishte rrugës për Libofshë. Kurse unë bëra atë që do të bënte çdo burrë e prind normal, për t’i kërkuar të mos i ngacmonte familjen në mungesë, e të mos i dhunonte gruan ditën e pushimit zyrtar para Vitit të Ri!
Por, Sameti ishte një Sali i vogël në atë rrethin e dadove të Saliut të madh, që edhe pse paguhen më shumë se Presidenti i Republikës e kanë katandisur “shtetin me Uacap”.
Përqafime me mall!

Kryesia e PD nis vendosjen e kandidatëve që kaluan pragun e votave në primare

Teksa zgjedhjet e 11 majit afrojnë, partitë politikë në vend do të nisin shumë shpejt edhe punën për përpilimin e listave të deputetëve që do të kërkojnë votëbesimin e qytetarëve shqiptarë.

Pas përfundimit të procesit të primareve, do të jetë Kryesia e Partisë Demokratike që do të diskutojë për listën përfundimtare që do të dorëzohet në KQZ.

Sipas informacionit të raportuar nga gazetari Osman Stafa, demokratët që kanë kaluar pragun e votave në procesin e primareve do t’i kalojnë kryesisë për t’u diskutuar nëse do të jenë në listën e hapur apo të mbyllur të PD-së.

Megjithatë, kandidatët që kanë kaluar pragun, sipas raportimit mund të mos jenë pjesë e asnjërës listë për shkak të marrëveshjes së PD me partitë e tjera aleate që kanë kërkuar përfaqësimin e kandidatëve të tyre në lista, të hapura ose jo.

Tashmë pritet që Kryesia e PD të mblidhet në ditët në vijim për të marrë vendimet përfundimtare, ndërsa vetëm pak ditë na ndajnë nga afati përfundimtar për dorëzimin e listave në KQZ, 12 marsi.

Cfare ka ndodhur ne FIER ne 24 oret e fundit?! Njoftim i Policise!

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 35 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. P., 20 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 18-vjeçar.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në fashtin Spolatë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme

Gjendet e vetë*arur e moshuara ne ROSKOVEC

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 04.03.2025, në kasollen e bagëtive në pronësi të vajzës së saj, në fshatin Jagodinë, është gjetur e vetëvarur shtetasja V. H., 75 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme

Prangoset 45 vjecari , policia e kap me kokaine

DVP Vlorë

Finalizohet pas një hetimi 3-mujor operacioni policor i koduar “White Snow”, vihet në pranga një 45-vjeçar me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për shpërndarjen e drogave të forta në Vlorë.

Sekuestrohen sasi kokaine dhe prova të tjera që lidhen me këtë veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, pas një hetimi 3-mujor të kryer me metoda speciale për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “White Snow”.

Si rezultat, u bë e mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit A. B., 45 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 04.03.2025, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë hetimeve, shërbimet e Policisë siguruan prova të mjaftueshme për përfshirjen e këtij shtetasi në shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës. Nga kjo veprimtari kriminale, 45-vjeçari ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka gjeneruar nga shitja e dozave të kokainës.

Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kryen kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 222 doza kokainë, 1 peshore elektronike, e përdorur për ndarjen e dozave, 2 aparate celularë, dhe 1 automjet.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vajzat përleshen me grushte e shqelma në mes të rrugës,ndërhyjnë qytetarët për t’i ndarë

Një zënkë mes disa vajzave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës.Disa vajza fillimisht janë përplasur me njëra tjetrën me fjalë, dhe më pas sherri ka përfunduar në dhunë fizike midis tyre.

Është dashur ndërhyrja e një personi i cili ka kaluar rastësisht në rrugë që ka arritur ti ndajë dhe vajzat të largohen.




Rama në “Sy m’sy”-“Opozita më nxori dhe fotot nudo”

Teksa u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama komentoi foton nudo që iu publikua vite më parë para fushatës për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Opozita ma ka nxjerr mua foton nudo dhe nuk është ashtu fare. Ku ma gjen të më nxjerrin foto nudo se në fund të fundit është trupi yt. Ma nxorën duke menduar se do më bënin keq. Ma morën nga sendet personale, dhe ma nxorën. Më dëgjon se dhe ti bëjë tifozllëk. Unë në qefin tim në një plazh nudist në Francë. Ma nxorën dhe javën e fundit të zgjedhjeve në bashki dhe atë javë ‘boom’ u rrit besimi dhe mbështetja. 

Ti je brenda në kënetë, të kam parë ti merresh, akoma ke nostalgji për sheshin e Flamurit me ato katër kokrrat në mes të sheshit. Erdhi 11 maji, Vlora e di vetë. Gëzim Zilja, po të jetë ndonjë Gëzim tjetër, një zile ka Vlora që bie bie. Kam dëshirë të të takojmë të pimë një kafe, ti do kesh vajt nja.. se u bëra unë 60”-u shpreh Rama.

Fieri ,Tirana dhe Durrësi do te ndikohen me teper nga vota e emigranteve

Në Shqipëri, u mbyllën të martën regjistrimet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për emigrantët, që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Nga fillimi i janarit deri sot u regjistruan 234 mijë zgjedhës nga jashtë vendit, (një proces ky që kryhet për herë të parë), ndërsa 43 mijë të tjerë iu refuzua kërkesa për pasaktësi në dokumenta. Ekspertë të pavarur pohuan për Zërin e Amerikës se votat nga jashtë Shqipërisë do të ndikojnë mbi së paku 19 deri 20 mandate të Kuvendit të ri.

Ekspertë të pavarur dhe me përvojë në vëzhgimin e proceseve zgjedhore pohuan për Zërin e Amerikës se votimi i shqiptarëve nga jashtë shënon arritjen më në fund, e një standarti dhe një të drejte qytetare, për mosplotësimin e të cilës Shqipëria dallohej deri dje nga vendet e tjera.

Shifrat i kanë edhe ato të dy anët e medaljes: nga një anë 234 mijë votuesit nga jashtë të regjistruar janë më shumë se dyfishi i parashikimeve fillestare, por nga ana tjetër ata përbëjnë vetëm 15 -20 për qind të zgjedhësve shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit.

Drejtuesi i Institutit për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore, Kristaq Kume, thotë për Zërin e Amerikës se që zgjedhësi nga jashtë ka një sjellje tjetër ndaj votës dhe një mënyrë tjetër se si e përdor atë.

“Votat e shtetasve nga jashtë territorit të vendit do të kenë efekt më të ndjeshëm në shpërndarjen e mandateve midis subjekteve veçanërisht në ato njësi zgjedhore ku numri i mandateve është tek. Në të tilla njësi zgjedhore, sipas formulës që bëhet ndarja e mandateve lëvizet ngandonjëherë edhe me shumë pak vota, edhe me 100 vota, edhe me 50 vota ka kaluar mandati nga një subjekt në tjetrin”, thotë zoti Kume.

Në Koalicionin për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara ekspertët besojnë se votat e shqiptarëve që jetojnë jashtë do të ndikojnë në afro 19- 20 mandate të Kuvendit të ri në të 12 Qarqet e vendit.

Sipas studimit të kësaj organizate, që e bën me dije për Zërin e Amerikës Dritan Taulla, qarku që do të ndikohet më shumë nga votat e jashtme është Tirana me 4 mandate, Fieri me 3 mandate, Durrësi, Elbasani, Vlora, Shkodra me nga 2 mandate, Berati, Korça, Gjirokastra, Lezha me nga 1 mandat, ndërsa ndikimi pritet të jetë i papërfillshëm në Dibër e Kukës.

“Besoj se me këto ritme shifra përfundimtare do të shkojë rreth 250 mijë. Duke vlerësuar se ky proces u bë për herë të parë, gjykoj që është arritje që një numër kaq i lartë shqiptarësh që jetojnë jashtë vendit u regjistruan për të votuar, për të thënë fjalën e tyre dhe për të përcaktuar se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend”, tha zoti Taulla.

Llogaritjet mbi votat e shqiptarëve nga jashtë vendit mbështeten në besimin që fletët e tyre të votimit do të kthehen të gjitha, por ekspertët besojnë se pjesëmarrja e tyre në zgjedhje do të rritet ndjeshëm nëse partitë politike do të futin në listat emërore të kandidatëve për deputetë figura të njohura nga diaspora, në mënyrë që ata të sjellin drejtpërdrejt në sallën e Kuvendit zërin dhe problemet e emigrantëve shqiptarë.

Mbetet për t’u parë se çfarë emrash do të dorëzojnë partitë politike, sidomos në pjesën e sipërme të listave të sigurta, thotë zoti Kume, por nëse do të bëheshin të ditur emrat e kandidatëve nga diaspora më herët se sa regjistrimi i votuesve nga jashtë, atëherë edhe numri i tyre do të ishte shumë më i lartë.

Të gjitha partitë e kanë bërë këtë premtim, edhe dy partitë e mëdha edhe partitë e reja, theksoi ai.

“Faktori i dytë për mua do të jetë edhe fakti se sa partitë politike do të përfshijnë në listat e tyre të kandidatëve, veçanërisht në një të tretën e sipërme të listës, kandidatë nga diaspora. Unë do të votoja shumë më tepër një kandidat bashkëqytetari im në emigrim, se sa dikë që jeton në Shqipëri. Varet se si do ta përdorin partitë politike këtë faktor”, tha zoti Kume.

Edhe zoti Taulla thotë për Zërin e Amerikës se edhe tek veprimtarët e Koalicionit KRIIK gjithëmonë ka mbizotëruar ideja që ashtu si shtresat shoqërore ashtu votat e emigrantëve tani të mos shpërndahen në rezultatet e përgjithshme të partive të mëdha, por ato të përqëndrohen tek përfaqësues të tyre, në mënyrë që edhe pikëpamjet e tyre në Kuvend të shfaqen qartë dhe fort.

“Mbetet për t’u parë emrat e kandidatëve, që do të sjellin partitë politike deri në 12 mars, që është afati i fundit. Idealja do të kishte qenë sipas KRIIK-ut, që shqiptarët jashtë vendit të kishin një përfaqësim të dedikuar; pra që të kenë deputetë të vetët, që të sjellin zërin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë”, tha zoti Taulla.

Ekspertët besojnë se më të favorizuarat për të marrë më shumë vota nga jashtë do të jenë në zgjedhje ato parti, që do të kenë më shumë emra kandidatësh nga diaspora. Madje më pas deputetët nga jashtë vendit mund të krijojnë edhe një grup parlamentar të diasporës, pohuan ata, por këto vëzhgime dhe zhvillime pritet edhe së paku një javë afat tjetër kur të publikohen listat e kandidatëve për deputetë./VOA