Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari, dyshohet se humbi jetën nga overdoza

Nje 36-vjeçar është gjendur pa shenja jete në lagjen 16 të qytetit bregdetar.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar  shenja dhune dhe paraprakisht  dyshohet se 36 vjeçari  ka humbur jetën si pasojë e overdozës.

“Më datë 17.01.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 16 Durrës, në një banesë të pa banuar është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 36 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.

Më datë 05.01.2025, shtetasi E.P, (kushëriri i shtetasit F.K) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Durrës, se  shtetasi F. K, ishte larguar nga banesa  dhe nuk ishte kthyer më.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar  shenja dhune dhe paraprakisht  dyshohet se 36 vjeçari  ka humbur jetën si pasojë e overdozës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia.

Kapet me pistoletë dhe droge në makinë, arrestohet 50-vjeçari

Policia ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë dhe lëndë narkotike si pasagjer në makinë.

50-vjeçari rezulton i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.

“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje nga Forca e Posaçme “Shigjeta” si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në planin e masave, për goditjen e paligjshmërisë në çdo fushë të saj.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shigjeta” dhe Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Again”  .

Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike si pasagjer në automjet, vihet në pranga 50-vjeçari.

50-vjeçari, i dënuar disa herë për armëmbajtje, për lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.

Në pranga bie dhe drejtuesi i automjetit për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet arma e zjarrit, lënda narkotike si dhe automjeti.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjeta”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në planin e masave si dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Ramazan Demneri”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin M. D. dhe pasagjer shtetasin E. G.  Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.G, sherbimet e Policisë “Shigjeta” gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.2 u arrestuan në flagrancë shtetasit: E.G, 50 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” si dhe M.D, 40 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Kishte dalë për peshkim në lumin Vjosë, zhduket 63-vjeçari.

Policia në Fier njofton se ka referuar materialet në Prokurori, pas një denoncimi të bërë nga një 64-vjeçar.

64-vjeçari ka thënë në polici se ka qenë për peshkim me mikun e tij, një 63-vjeçar, E.K dhe më pas ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat, se në datë 16.01.2025, ka qenë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Berat, dhe më pas ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit”, thuhet në njoftim.

Cfare ka ndodhur ne Fier ne 24 oret e fundit , njoftimi i policise

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 33 vjeç, banues në Fier dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. J., 30 vjeç, pasi kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e policisë, me qëllim për t’i penguar gjatë kryerjes së detyrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tyre servis celularësh, u gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 28 vjeç, banues në Darëzezë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-ndaluan shtetasin R. Sh., 44 vjeç, banues në Ballagat, Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të banesës së 44-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. H. dhe D. H., 67 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, në fshatin Rrapëz, kanë kanosur me mjet prerës, shtetasin A. T., 54 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat, se në datë 16.01.2025, ka qenë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Berat, dhe më pas ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Merr flakë kabina elektrike,ndërron jetë një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar në mesnatë në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Një kabinë elektrike ka marrë flakë. Si pasojë, ka ndërruar jetë një shtetas, i cili po flinte në këtë kabinë.

“Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur. Punohet për identifikimin e tij”, njofton policia.

Aksidenti me vdekje në kantierin e ndërtimit në Aeroportin e Vlorës, reagon policia

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në kantierin e ndërtimit në Aeroportin e Vlorës.

Efektivët e Vlorës shprehen se në pranga ka rënë drejtuesi i kamionit, Rr.S, 63 vjeç banues në Prishtinë.

Ndërsa, viktimë mbeti drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin Rr. S., 63 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 17.01.2025, rreth orës 21:20, në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler. Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër, ka humbur jetën”, njoftoi policia

Makina përplas për vdekje këmbësoren 30-vjeçare në Berat

Informacion paraprak

Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe  vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë!

Deputeti Erion Braçe përmes një postimi në Facebook lajmëroi se kryeministri Edi Rama do të jetë në Divjakë nesër.Ai rikujtoi se si sot në vitin 2019 ai u betua si zv. Kryeministër, duke theksuar se është shumë i kënaqur që doli nga ajo zyrë siç hyri “me kokën lart, i pa tjetërsuar, i pa ndryshuar”.

Postimi i plotë i Braçes:

17 JANAR, SI SOT NE VITIN 2019;

PASI U BETOVA DHE NËNSHKROVA,

HYRA NË NJË ZYRË TË THJESHTË SI KJO;

NË MURIN E SAJ GJETA KËTË SIMBOLIN BARDH E ZI;

NË MURIN E PROFILIT NË INSTAGRAM, GJETA KËTË SHPREHJEN QË TINGELLON MIRË VEÇ NË ITALISHT:

FINO ALLA FINE!

Jam shumë i kënaqur që dola nga ajo zyre siç hyra,

ME KOKËN LART, I PA TJETËRSUAR, I PA NDRYSHUAR,

PA U BËRË PALË KUND E PA BËRË KLAN ME ATË, ATË DHE ATË, PA FLUTURUAR PREJ PUSHTETIT TË MADH-NUMRI DY I QEVERISË, PA NËNVLERËSUAR E SHPËRFILLUR KËND,

PA I RËNË NË QAFË KUJT E PA I DHËNË FAVORE NJË TJETRI!

Hyra aty pas një nominimi nga EDI RAMA, një duartrokitje nga salla e SOCIALISTËVE që më la pa frymë dhe nisa punë në një vit që u shënjua nga TËRMETI VRASËS, kalova në një tjetër vit të dominuar nga NDËRTIMI PAS TËRMETIT, në të tretin përballe pata e patëm PANDEMINË VRASËSE;

Në verë të tij, duke i shkuar në fund, thashë do dal si shenjë përgjegjësie dhe lidhur me rezultatin fitues-por jo aq, në zgjedhje.

Edhe punës në #DIVJAKË do i shkoj deri në fund, i përulur dhe thellësisht mirënjohës!

NESËR, 18 JANAR, EDI RAMA DO VIJË NË DIVJAKË!

DUAM TË FLASIM ME JU!