Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte në Fier

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier

Flakët që janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era, janë pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. 

Dy mjete kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Zjarri dje ne Darzeze, evidentohen 4 ha e djegur me bimesi

Rreth 4 hektarë me bimësi e shkurre në nénkurorën e pyllit me pisha të Darëzezës janë djegur nga zjarri masiv që u aktivizua mesditën e djeshme. Sipas informacioneve pranë prefekturës Fier, vetëm një sipërfaqe e vogël me pisha është prekur nga zjarri .

Fatmirësisht flakët që u përhapën me shpejtësi u vunë nën kontroll falë një operacioni të përbashkët të shërbimeve zjarrfikëse të Fierit, Roskovecit, Lushnjes, Patosit, Albpetrolit , punonjësve të pyjores dhe banorëve të zonës, ndërsa dy buldozerë të bashkisë Fier i erdhën në ndihmë situatës kritike për hapjen e korridoreve brenda masivit për të mundësuar hyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Gjatë natës dy mjete zjarrfikese dhe tre grupe qëndruan në gatishmëri në rast të riaktivizimit të vatrave të zjarrit ndërsa ditën e sotme zjarri është shuar plotësisht. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve identifikimin e autorëve .

Fieri e Lushnja ,dikur “Hambari i Myzeqese”, sot me pak siperfaqe e mbjelle me grure

Reduktohet nga vit ne vite siperfaqja e mbjelle me kulturen e grurit ne Qarkun e Fierit. Sipas te dhenave te shprehura nga Agjencia  e Ekstensionit te Bujqesise ne Fier cdo vite fermeret po i largohen gjithmone dhe me shume kultures se grurit. Vetem ne kete vite ne ketw Qark fermeret kane mbjelle me grure 8954 ha  apo rreth 2000 ha me pak nga viti  2024 kur u mbollen 11 058 ha 

Sipas specialisteve te bujqesise ,reduktimi i siperfaqes se mbjelle me grure ne Qarkun Fier  eshte pasoje e nje renie te interesimit si dhe te cmimit te grurit ne treg dhe vershimit te kesaj kulture nga importi nga vendet e tjera si Serbi, Greqi ,Rusi Kanada etj te cilet jane edhe prodhuesit me te medhenj te grurit ne bote.

Reduktimi i siperfaqes se mbjelle me grure eshte pasoje e nje situate jo te favorshme per fermerin.Nisur nga shpenzimet e shumta qe ka fermeri qe nga mbjellja deri ne korrje te grurit llogaritjet e nxjerrin ate me humbje duke e bere qe te largohet gjithmone dhe me shume nga mbjellja e kesaj kulture . 

Sipas drejtorise se bujqesise ne Fier tendence ne rritje kete vite dhe inetresim i fermerit ka qene mbjellja e perimeve ne sera

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Dy mjete janë djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq.Sipas informacioneve paraprake, mësohet se njëri prej mjeteve është djegur plotësisht, ndërsa mjeti tjetër pjesërisht, ku mund të ketë marrë flakë nga përcjellja e telave të energjisë elektrike që kishte në afërsi.

Nga ana e policisë nuk përjashtohet pista e një zjarrvënie të qëllimshme sa i përket mjetit të djegur plotësisht. Që prej mëngjesit të sotëm, po merren në pyetje banorët, si edhe po bëhet krehja e zonës për të parë nëse ka kamera sigurie që do të zbardhin ngjarjen.Burime bëjnë me dije se pronari i mjetit të djegur plotësisht mohon të ketë konflikte, megjithatë dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme janë ende si pistë hetimi.

Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kryedemokrati Sali Berisha zbaton masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, e dhënë nga Apeli i GJKKO-së.Masa për Berishën, detyrim paraqitje, u caktua nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm Engert Pëllumbi në 5 janar të këtij viti.

Ai rrëzoi pjesërisht vendimin e shkallës së parë të 27 nëntorit 2024 kur Berisha doli nga arresti i shtëpisë pas më shumë se 330 ditësh, vendim që u mor po nga Flojera Davidhi.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka njoftuar strukturat dhe mbështetësit për të qenë para ambienteve të SPAK.Pasi la ambientet e SPAK i, i rrethuar nga mbështetësit e tij, Berisha deklaroi për mediat: “Kjo zyrë e shtetit do të shpallet seksion i kartelit Troplini”.

PO ashtu, Berisha lexoi mesazhin që la në SPAK, ku theksoi se Altin Dumani do quhet Altin Troplini, duke shtuar se kjo zyrë shteti është seksion i kartelit më të rrezikshëm në Europë.Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit, paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e veçantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelët, do të shpallet seksion i kartelit Troplini.

Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit. Ndaj dhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini.

Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm, më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojës, sepse Poja quhet në fakt ky kartel droge.

Dhe jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot, duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre përsëri në çdo metër katror portin e Durrësit dhe trarikun e kokainës.

Ndaj dhe unë i lashë këtë shënim: Me mbajtjen për 22 ditë të fletëarrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh në Europë të drogës, kartelit Troplini, Altin Dumani do regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do ndryshojë mbiemrin e tij nga Dumani në Altin Troplini”, u shpreh Berisha.

Shuhet zjarri pas disa oresh ne pyllin e Darzezes

Zjarri i cili përfshiu mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës është drejt shuarjes.

Flakët pas disa orë përpjekjesh të shërbimeve zjarrfikëse , punonjësve të pyjores dhe banorëve të zonës, janë neutralizuar.

Ndërkohë  dy mjete zjarrfikëse dhe tre grupe do të qëndrojnë në gatishmëri në rast të riaktivizimit të vatrave të zjarrit.

Aksidenti ne Vlorë! Humb jeten edhe adoleshenti që ishte pasagjer në mjet

Njoftimi i policisë: 

Vlorë/Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjenden 2 turistë me motor uji të fikur në det, humb jeten 34-vjeçari, e reja në gjendje të r*ndë

Nje skaf i policisë kufitare e Durrësit ka konstatuar dhe ka transportuar në port dy shtetas nga Gana me banim në Angli, një vajzë dhe një djalë, të cilët kanë rënë në det nga motori i uji pas një manovre të gabuar. 

34-vjeçari deklarohet se ka humbur jetën, ndërsa vajza, 31 vjeç u transportua me ambulancë në spital, në gjendje shoku.
Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:15, të datës 01.06.2025, shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës janë njoftuar se, në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, dy shtetas që lundronin me një mjet lundrues Jet Ski, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar me mjet lundrues menjëherë në ndihmë të dy shtetasve që kishin rënë në ujë, duke bërë transportimin e tyre për në port, me qëllim transportimin drejt spitalit. Nga verifikimet paraprake të ekipit të urgjencës së spitalit, që ishte në pritje në port, rezultoi se njëri prej shtetasve që lundronin me Jet Ski, konkretisht shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.