Berisha ne SPAK,demokratet mblidhen para Prokurorise se Posacme

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Ndërkohë disa prej mbështetësve të tij dhe eksponentë të partisë janë mbledhur para ambienteve të SPAK, sikundër një ditë më parë u kërkuar nga strukturat e PD me një mesazh në grupin e Whatsapp.

“Te dashur miq. Nesër ditën  e hënë ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP. Ju lutem te mobilizojmë  strukturat e degëve për te qene te gjithë aty. Ne orën 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit”, thuhej në mesazhin e PD.

Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitës të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë. Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do ketë në Shqipëri.
Firmosur, Sali Berisha. Kjo është kopja!”, tha Berisha pasi doli nga SPAK duke treguar letrën që firmosi.

17 vjetori i pavarësisë së Kosovës, Albin Kurti: Kemi punuar për të përmbushur idealin e dëshmorëve dhe ëndrrat e rinisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje festive me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij para kabinetit qeverisës tha se teksa festojmë kujtojmë me krenari rrugëtimin tonë të gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë

“Kushtetua jonë vërtetë është e re , por kultura jonë është e një populli të lashtë e autokton e rrënjosur thellë në historinë tonë të lavdishme. Ne sot nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për lirinë tonë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se liria për të cilën është sakrifikuar kaq shumë kërkon demokraci e demokracia kërkon institucione të forta.

“Institucione të forta që mbrojnë sundimin e ligjit, garantojnë zgjedhje të lira te të ndershme dhe sigurojnë që pushteti u shërben qytetarëve”, tha Kurti.

Kryeminitri theksoi tutje se suksesi ynë është dëshmi që kemi punuar në përputhje me amanetin e idealin e dëshmorëve të kombit dhe në përputhje me të drejtat e popullit, dëshirat e rinisë dhe ëndrrat e fëmijëve.

“Urime e gëzuar dita e pavarësisë. Rroftë Republika jonë”, tha Kurti.

Kukësi zbardhet sërish nga dëbora, probleme në qarkullimin e mjeteve! 

Kukësi sot është zgjuar i zbardhur nga dëbora. Reshjet e dëborës kanë sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.Rruga që ka shfaqur probleme më shumë ka qenë ajo e Kombit në segmentin Thirr-Fan-Reps, ku për shkak të prezencës së borës e akullit janë shënuar dy aksidente zinxhirë, ndërsa në daljen e fshatit Fan një mjet tjetër ka dalë nga rruga, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

Reshjet e borës janë prezente në të gjitha akset nacionale e rurale, drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes të ulin shpejtësinë dhe të jenë të pajisura me mjete dimërore.

Humb jetën 28-vjeçari, plagosen tre pasagjerët ne nje aksident ne Tirane -Durres

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës ku një 28-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga një tjetër automjet.

Për pasojë ka humbur jetën 28-vjeçari dhe kanë përfunduar në spital 3 pasagjerët që udhëtonin me të.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.

Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.

Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Fakti për SPAK/ Mercedesin E Class Ajola Xoxës ia dha Blendi Gonxhe

Në një event të zhvilluar nga Ajola Xoxa për dhunën ndaj grave, makina tip Mercedes E Class është parkuar ngjitur me zhvillimin e eventit.Mjafton të shohësh faqen zyrtare në QKB, del kompania famoze e Blendi Gonxhes, Albarent, e cila jep mjetin me targa AA 944 PV.

Mjeti parkuar në një event të zhvilluar nga Ajola Xoxa për dhunën ndaj grave. Pra mjetin që përdorte Ajola për eventet e saj, e jepte Blendi Goxhe.

Edhe Gonxhe është pjesë e lidhjeve të tentakulave të Erion Veliajt me Ajola Xoxën dhe parave që merrnin nga Bashkia e Tiranës dhe nga institucionet e tjera shtetërore për OJF-të famoze, paratë e të cilave përfundonin te Ajola Xoxa.

Më pas, si dhe SPAK ka zbuluar tashmë, bëheshin blerje qindra mijëra euro online appo qindra mijëra euro të tjera gjendeshin nëpër llogari bankare.

Shumë para nga këto të firmosura direkt nga Erion Veliaj me urdhërpagesa për të afërm të Ajola Xoxës dhe OJF-të e saj./CNA

Nga neser priten ulje te temperaturave

Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu(me ndërprerje), me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Në Alpe dhe relievet malore mbi 700-900 metër në veriilindje dhe mbi 900metër në juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e martë reshjet e shiut do të jenë të dobëta, kryesisht në formë pikash në qendër të vendit.

Ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte do të mbizotërojë mot i kthjellët, por temperaturat do të pësojnë rënie, kryesisht në vlerat minimale, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë maleve.

Bëhuni gati! Temperatura deri në -7 gradë Celcius dhe

Humb jetën punëtori shqiptar në Greqi! 

Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë orarit të punës në Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bashkinë e Limnis Plastira në vendin fqinj.

Shqiptari ndërroi jetë në vend, pasi u godit nga rryma elektrike. Ai po kryente punime në rrjetin e shpërndarjes të energjisë elektrike.

Autoritetet helene po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

Plagosi me thikë në kokë të riun, arrestohet 32-vjeçari 

Dëmtoi me mjet të mprehtë një shtetas në kokë, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Shërbimet e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër dhe ata të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në qytetin e Peshkopisë, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit J.K., 32 vjeç, banues në Peshkopi.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 32-vjeçari, në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar dëmtime në kokë, shtetasit S.B., 25 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.