Rënia e gurëve ka shkaktuar dëme në disa banesa në Vlore

Rënia e gurëve ka shkaktuar dëme në disa banesa në zonën e ujit të Ftohtë, te Kalaja në Vlorë.Dy nga banesat janë shkatërruar tërësisht dhe tashmë janë jashtë funksionit. Banorët e prekur tregojnë se gurët dhe balta kanë hyrë brenda, duke krijuar kushte të papërshtatshme për të qëndruar në banesë.

Banorët tregojnë se në momentin e rënies, ata dolën jashtë për siguri dhe kanë kërkuan ndihmë nga institucionet, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim. Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet.

Hyrja është mbushur plot me baltë, jam me qiell të hapur, nuk di ku të shkoj. Lutem shtetit të më ndihmojë, as rroba nuk kam, na janë tharë në trup”, tha një nga banoret, shtëpia e së cilës është shkatërruar

Izraeli mund të godasë objektet bërthamore në Iran për hakmarrje, Trump i mbështet: Veproni!

Izraeli nuk i ka dhënë garanci administratës së Joe Biden se shënjestrimi i objekteve bërthamore të Iranit është jashtë çdo diskutimi, teksa pritet shpagimi i shtetit hebre për sulmin me raketa balistike në fillim të kësaj jave nga regjimi i ajatollahëve.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit i tha CNN se është “me të vërtetë e vështirë të thuhet” nëse Izraeli do të përdorë përvjetorin e sulmeve të Hamasit të 7 tetorit për t’u hakmarrë.

“Ne shpresojmë dhe presim të shohim pak mençuri përveç forcës, por për këtë nuk ka garanci”, ishte përgjigja që i dha zyrtari pyetjes se nëse Izraeli e ka siguruar SHBA-në se objektet bërthamore të Iranit nuk do të preken. Zyrtarët amerikanë kanë shprehur mbështetje për reagimin e Izraelit ndaj sulmit raketor të Iranit me shumë zyrtarë që e kanë deklaruar publikisht se duhet të ketë pasoja.

Në të njëjtën kohë, janë shprehur megjithatë shqetësime për një zgjerim të konfliktit teksa përballen me një Lindje të Mesme gjithnjë e më të paqëndrueshme. Presidenti Joe Biden tha në fillim të kësaj jave se SHBA nuk e mbështet goditjen e programit bërthamor të Iranit nga Izraeli.

“Nëse do të isha në vendin e tyre, do të mendoja për alternativa të tjera veç goditjes së fushave të naftës”, u shpreh Biden në një konferencë shtypi të premten.

Kandidati republikan për presidencialet e nëntorit, Donald Trump i hodhi ndërkohë benzinë zjarrit me këshillën e tij. Izraeli, tha ish presidenti nga një tubim elektoral në Karolinën e Veriut, duhet t’i godasë objektivat nukleare të Republikës Islamike. “Armët bërthamore janë rreziku më i madh”, u shpreh Trump, dhe nëse ata kanë në plan ta bëjnë, do ta bëjnë me siguri. Ndërkohë, Izraeli ka vazhduar bombardimet gjatë natës në Bejrut, ku banorëve të lagjes periferike Dahieh, fortesë e Hezbollahut, u është kërkuar të largohen me të paktën 500 metra prej andej.

Paralajmërimeve u janë dhënë edhe banorëve të më shumë se 20 qyteteve dhe fshatrave të Libanit jugor që të evakuohen menjëherë nga shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në veri, ndërsa ushtria izraelite vazhdon fushatën tokësore kundër Hezbollahut.

Reshqitje dheu në bypass-in e Vlorës, bllokohet rruga

Reshjet intensive dhe të dendura në Vlorë kanë shkaktuar dëme në qytet me përmbytje, ndërsa në disa rrugë ka patur rrëshqitje të dherave.Një nga akset e bllokuara është bypass-i në afërsi të fshatit Kaninë, ku në një pjesë të saj dherat e kanë mbuluar tërësisht.

Ndërkohë disa rrugë të qytetit, si në lagjen Rilindja apo 28 nëntori, janë ende nën ujë, edhe pse reshjet kanë ndaluar.Sipas burimeve, 33 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në konviktin e qytezës studenti dhe atë të shkollës Industriale Pavarësia.

Në disa lagje energjia elektrike vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme pasi në disa gabina ka prezencë uji. Ndërkohë shumë familje dhe biznese janë ende nën ujë.

Zjarri në një azil në Tiranë gjatë natës,4 te moshuar në spital

Rreth orës 00:15, policia ka marrë njoftim se në azilin në rrugën “Ali Visha”, kishte rënë zjarr dhe të moshuarit që akomodohen në ambientet e azilit, kishin mbetur të bllokuar.

Në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, të moshuarit janë evakuuar nga azili, ndërsa katër nga të moshuarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri është fikur, por nuk dihen ende dëmet, ndërsa dyshohet se ka rënë aksidentalisht. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Pasoja e përmbytjeve nga moti i keq në Vlorë, 30 familje te evakuar

Moti i keq goditi vendin tonë, ndërsa situata më problematike ishte në qarkun e Vlorës ku reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha. 33 familje të evakuuara kanë kaluar natën jashtë banesave të tyre, ndërsa Bashkia e Vlorës i strehoi në konvikt.

Shiu i dendur i së premtes përmbyti shtëpi, biznese dhe rrugë ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, tha për mediat se situata mbetet shqetësuese dhe se edhe shumë familje të tjera kërkojnë të evakuohen.

Ditën e sotme (5 tetor) situata në Vlorë, i është rikthyer normalitetit në pjesën më të madhe të qytetit. Me përjashtim të rrugës së Universitetit, rrugës Albano dhe Romina dhe zonës së kishës.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Fier, Lushnje, dhe Pogradec.

40-vjeçari u përplas per vdekje nga një makinë, drejtuesi u largua nga vendngjarja

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij.

Permbytjet ne Vlore -Ministria e Mbrojtjes mobilizon Forcat e Armatosura

Moti i keq i shoqëruar me reshje të intensitetit të pazakontë ka shkaktuar probleme të shumta në disa zona të vendit, duke rritur shqetësimet për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes, situata në Vlorë është rënduar ndjeshëm për shkak të prurjeve të mëdha dhe problemeve në stacionet e pompimit.

Në përgjigje të kërkesës për ndihmë nga pushteti vendor, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar për të ofruar mbështetje të menjëhershme. Në këtë kuadër, janë dërguar në Vlorë dy moto varka, dy ekipe të pajisura me motopompa, tetë mjete të kalueshmërisë së lartë dhe tridhjetë forca ushtarake për të ndihmuar në menaxhimin e situatës emergjente.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon gjithashtu strukturat operacionale në nivel vendor dhe qendror, duke angazhuar edhe gjashtë forca dhe dy mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut për të përballuar situatën e krijuar.

Ne mbetemi në monitorim të situatës gjatë orëve në vazhdim,” theksoi Ministria e Mbrojtjes në njoftimin e saj, duke bërë thirrje për kujdes nga qytetarët dhe gatishmëri nga autoritetet lokale.

Petro Koçi me deklarate te forte: Berisha tenton lufte civile vëllavrasëse

Deputeti socialist Petro Koçi, e ka krahasuar Partinë Demokratike me organizatën e Hamasit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka hedhur akuza ndaj Sali Berishës, duke thënë se ka është i përfshirë në ngjarje të rënda antishtetërore.

“PD përherë e më shumë po ravijëzohet si Hamasi shqiptar. Një organizatë që projekton aksione të dhunshme me natyrë konspirative dhe paramilitare. Berisha i kompromentuar në ngjarje të rënda antikushtetuese dhe antishtetërore si grushti i shtetit të 26 Majit 96, shkelja e embargos ndaj Milloshevicit, destabilizimi i planifikuar i pasuar nga qindra viktima i 97- ës, grushti i shtetit i 98- ës, Gërdeci, vrasjet e 21 Janarit 2011, sulmet zjarrvënëse ndaj shtetit në 2016, etj vijon të tentojë lufte civile vëllavrasëse”, shkruan ai. 
Deputeti socialist shkruan se qëllimi i kaosit të PD nuk është për lirimin e Salianjit, por ka si qëllim rrëzimin e reformës në drejtësi.

“Synimi i aksioneve paramilitare të PD nuk është lirimi i Salianjit, i përdorur nga PD për qëllime të ditës, por rrëzimi i reformës në drejtësi, goditja e drejtësisë e sidomos e SPAK, të cilin Berisha e ka shpallur organizate kriminale. Ne duhet ta bëjmë të qartë se do ta forcojmë pavarësinë e drejtësisë e posaçërisht qëndrueshmërinë e sigurinë e mandateve të prokurorëve të SPAK”, shkruan ai.