Nis mbledhja e grupit parlamentar të PS, Balla

Partia Socialiste ka mbledhur sot Grupin Parlamentar, nga ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Grupi Parlamentar socialist u mblodh në orën 11:00. Vendi i zgjedhur për këtë mbledhje është Pallati Brigadave. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se ministrat do të raportojnë jo më shumë se 7 minuta. “Në këtë mbledhje kemi ndryshuar mënyrën e raportimit, do të jetë një raportim nga ministrat asnjë nuk do të flasë më shumë se 7 minuta. Do të kalojmë tek pyetjet jo më shume se dy minuta për të gjithë anëtarët e grupit.”, tha ai. 

Një ditë më parë pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku. Mbledhja, sipas agjendës, do të ketë fjalën dhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, ndërsa do të shihet se cili do të jetë qëndrimi i socialistëve për çështjen Balluku.

Thyen arrestin shtëpiak, 38-vjeçari p*rplaset me policinë ,q*llohet me a*me

Një ngjarje e tensionuar është regjistruar mbrëmjen e sotme në Golem, ku një 38-vjeçar, i vendosur më herët me masë sigurie arrest në shtëpi, është konstatuar nga policia duke lëvizur lirshëm në rrugë. Gjatë ndërhyrjes së efektivëve për verifikim dhe shoqërim, situata ka agravuar në përplasje fizike.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 19:10, gjatë një patrullimi rutinë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 38-vjeçarin të shoqëruar nga persona të tjerë. Gjatë komunikimit me efektivët, ai ka kundërshtuar urdhrat e policisë dhe, së bashku me një familjar dhe persona të tjerë të pranishëm, ka ushtruar rezistencë.

Për shkak të tensionit dhe grumbullimit të njerëzve në vendngjarje, një punonjës policie ka qëlluar një herë në ajër me armën e shërbimit për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll. Më pas, me mbërritjen e forcave të tjera policore, u bë e mundur shoqërimi në komisariat i personave të përfshirë, si dhe i 38-vjeçarit që kishte thyer masën e sigurisë.

Veprimet procedurale po kryhen nga organet hetimore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila pritet të verifikojë mënyrën e ndërhyrjes së policisë.

INSTAT: Çmimet e konsumit gjatë muajit janar 2026 u rritën me 2,3%

Shtrenjtimi i çmimit të ushqimeve ka vijuar edhe përgjatë muajit janar 2026. Këtë e konfirmon matja zyrtare e INSTAT, sipas të cilës Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) (matur me metodologjinë e Eurostat) në fund të janarit arriti në 2,3%.

Sipas të dhënave zyrtare, rritja më e madhe vjetore e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë”, me 9,8%, duke qenë kontribuuesi kryesor në inflacionin e muajit. Në nivele më të larta se mesatarja qëndrojnë edhe “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3,7%, si dhe “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare”, me nga 3,1% secili.

Rritje prej 2,3% shënuan “Ushqime dhe pije joalkoolike”, ndërsa shërbimi arsimor u rrit me 2,2%. Çmime më të larta u evidentuan gjithashtu në mobilje dhe mirëmbajtje shtëpie, si dhe në restorante dhe akomodim me nga 2,0%, në shëndet me 1,1%, në veshje dhe këpucë me 0,9%, në qira dhe energji me 0,7% dhe në informacion e komunikim me 0,6%. Ndërkohë, i vetmi grup që shënoi ulje ishte transporti, me -0,7% në terma vjetorë.

INSTAT ka njoftuar se duke filluar nga shkurti 2026, indeksi do të përllogaritet sipas një klasifikimi të ri, në përputhje me rregulloren e BE. Në ndryshime përfshihen përditësimi i peshave dhe rishikimi i shportës së konsumit me 410 produkte.

Rama ironizon opozitën dhe mediat pas situatës me rrugët, ndan pamjet nga Portugalia

Kryeministri ka reaguar në rrjetin social X pas situatës së krijuar nga dëmtimet e rrugëve, duke përdorur tone ironike ndaj opozitës dhe mediave në Shqipëri.

Në reagimin e tij, ai bën krahasim me Portugalinë, ku sipas tij kanë ndodhur të njëjtat fenomene natyrore, por pa reagimet politike dhe mediatike që shihen në Shqipëri. Sipas tij, atje opozita dhe mediat nuk kanë ngritur akuza, ndërsa në vendin tonë çdo situatë shoqërohet me pretendime për korrupsion.

Ai ironizon edhe faktin që opozita shqiptare ende nuk e ka denoncuar çështjen në SPAK, ndërsa mediat, të cilat i cilëson si “tenxhere mediatike”, nuk kanë nxjerrë analistë për të akuzuar qeverinë dhe për të folur për korrupsion apo narkoshtet.

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis hetimin për gjyqtaren e Posaçme Irena Gjoka, e cila rezultoi se fshehu një dënim penal në Greqi për përdorim vize të falsifikuar.

Në një shkresë të firmosur nga kryeinspektori Artur Metani në përgjigje të një kërkese të Ardiana Kalasë thuhet se “pas shqyrtimit fillestar të ankesës tuaj ka konkluduar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme që magjistratja Irena Gjoka ka kryer veprime ose mosveprime, të cilat referuar ligjit “për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” përbëjnë shkelje disiplinore.

Për këtë arsye është vendosur fillimi i hetimit disiplinor me iniciativë dhe me nistë të ankuesit ndaj magjistrates Irena Gjoka”.

ILD ka kërkuar informacion nga Këshilli i Lartë GJyqësor, Prokuroria e Përgjithshme, por edhe Prokuroria e Posaçme lidhur me rastin në fjalë.

Pas verifikimit të thelluar prokuroria e Përgjithshme i përcolli Këshillit të Lartë Gjyqësor rezultatet nga të cilat konfirmohej se Irena Gjoka ishte dënuar në Greqi me burgim dhe gjobë për përdorim vize të falsifikuar.

Qeveria e gjyqësorit nuk mori vendim për ndërprerjen e statusit të magjistrates, por vendosi që më kërkesën e njërit prej anëtarëve t’ja përcjellë rastin ILD-së.

SPAK nga ana tjetër ka regjistruar procedim penal për veprën penale të falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, por ende nuk ka vendimmarrje.

Gjenden celularë dhe th*ka në qelitë e Alket Rizait ne burgun grek

Një operacion i befasishëm është zhvilluar në burgun e Burgun e Domokos nga oficerët e Drejtorisë greke për Luftimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Sipas burimeve, mes qelive të kontrolluara me imtësi ishin edhe ato të të dënuarit shqiptar Alket Rizaj, si dhe të një tjetër të dënuari shqiptar të njohur me nofkën “Sandri”, i konsideruar organizatori kryesor i transportit të 1.2 ton kokainë në Astakos, në rajonin e Aitoloakarnanisë, nga Karaibet në janar 2020. Gjatë kontrollit, oficerët sekuestruan telefona celularë, karikues dhe thika, pavarësisht se vetëm 24 orë më parë ishte kryer një tjetër operacion në të njëjtin burg, ku u kontrolluan 17 qeli.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se operacionet do të vijojnë në të gjitha burgjet e vendit, me synim ndalimin e futjes së armëve, lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të ndaluara.

Ndërkohë, hetimet vijojnë edhe për vrasjen e një të dënuari të rrezikshëm, i cili u ekzekutua me armë zjarri brenda ish-Burgut Qendror. Deri tani është arrestuar i dënuari që dyshohet se ka kryer të shtënat, si edhe drejtori i burgut. Megjithatë, sipas burimeve, nuk përjashtohet lëshimi i urdhër-arresteve të tjera teksa hetimet janë në zhvillim. Sipas raportimeve, Rizaj dyshohet se ka qenë i pranishëm në vendngjarje, por ai e ka mohuar këtë. Gjithsesi, burime pranë hetimit flasin për kontradikta mes deklarimeve të tij dhe dëshmive të dhëna nga rojet e burgut dhe persona të tjerë.

Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s në Spitalin Rajonal Memorial Fier

Spitali Rajonal Memorial Fier ka kryer mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale vetëm në fillim të vitit 2026, duke treguar nivel të lartë përkushtimi dhe profesionalizmi nga ana e ekipit mjekësor.

Me standarde bashkëkohore dhe përdorim të teknologjisë moderne, spitali vazhdon të ofrojë shërbime cilësore shëndetësore për qytetarët, duke garantuar kujdes dhe trajtim të specializuar çdo ditë.

Lekundje T*rmeti, ndjehet dhe ne Fier

Lëkundje sizmike janë regjistruar vetëm pak momente më parë në qytetin e Elbasanit.

Raportohet se lëkundjet kanë qenë në masën 4.3 ballë të shkallës Rihter, ndërsa kanë pasur thellësi prej 13 kilometrash.

Lëkundjet janë regjistruar 6 kilometra në veri-perëndim të Lushnjes dhe 37 kilometra në jug-perëndim të Elbasanit.

Lëkundjet e tërmetit të regjistruar me epiqendër në zonën e Belshit janë ndjerë më të forta në katet e larta të pallateve edhe në qytetin e FIERIT . Banorë nga zona të ndryshme raportojnë se lëvizjet janë perceptuar qartë, veçanërisht në ndërtesat shumëkatëshe.